Fundi tragjik i aktorit të madh Sandër Prosi dhe pse mbetet ende e mbuluar me mister kjo vdekje

25 Mars 2019, 11:09Kulturë TEMA
Fundi tragjik i aktorit të madh Sandër Prosi dhe pse mbetet ende e

Nga Albert Vataj

Më 25 mars të vitit 1984 në rrethana të mbetura mister u nda nga jeta, Sandër Prosi, zëëmbli i skenës, stomatologu që magjepsi me personalitetin dhe personazhet e tij, me mishërimin që ai u dha roleve, tipeve, karaktereve, për t’i jetësuar ato në kujtesën e përgjithmonshme.

Kinematografia shqiptare pa shumësinë e personazheve të Prosit, pa lojën e tij, do të kishte mangët një nga gurët e themelt të mozaikut të saj të përvojës dhe traditës, historisë dhe memuarit. Çdo mungim është një sprovë e bashkëjetimit në amshim, përmes veprës dhe kujtimeve. Çdo ikje është një shndrrim, edhe ajo e Sandër Prosit kësisoj ndodhi, ai tashmë është një mbamëndje e përgjithmonshme e teatrit dhe filmit. Ai është aty i patjetërsuar në vlerën dhe shpirtjen aktoriale që ai frymoi në ato caqe jetësimi, të cilat arti kinematografik i solli për të ndërtuar atë panteon ku u lartësuan kontribute dhe vlera.

Fundi i tij sa misterioz aq dhe tragjik

Duke ju referuar fakteve të bëra publike në media, dëshmitarëve të orëve që përcaktuan cakun e mbramë të një jete të mbushur plot me përkushtim dhe vepër kontribuese, rrekemi të ravijëzojmë ndarjen nga jeta të aktorit, Sandër Prosi.

Më 25 mars 1985 Sandër Prosi ndërsa ishte me xhirimet e filmit “Pranverë e hidhur” në qytetin e Durrësit, gjeti vdekjen papritur. Një vdekje enigmë për të cilën është folur me rezervë të madhe, sikur të prekej një e vërtetë që duhej shtyrë në kohë, e për të cilën duhej folur kur të vinte momenti i duhur.

Kur do të ishte ky momenti i duhur? Nën zë, gjithnjë është thënë se Sandër Prosi vrau veten, u hodh, se një nga tentativat e tij e çoi në fund. E kanë thënë kolegë, të afërt që nuk kanë pranuar kurrsesi këtë gjë ta pohojnë publikisht.

Në të kaluarën vetëvrasjet nuk duheshin zënë goje, sikur të ishin shprehje e një individualiteti të pavarur, e një lirie personale, e vetvetiu të rrezikshme. Në përgjithësi nuk ka pasur koment dhe shpjegime për to, thjesht nuk përmendeshin. Sot vetëvrasjet përbëjnë lajm, hollësirat si dhe pse janë të zakonshme për shtypin që ia fut kot, ngaqë i trajtojnë të vetëvrarët si krijesa që s’kanë më të drejta, që janë askush.

Rasti Sandër Prosi do të rrëfehet një ditë kur kultura jonë të ketë jetëshkrues profesionistë, biografë që të tregojnë pa stimuluar, cili ishte artisti dhe njeriu Sandër Prosi, që Presidenti i Republikës, Bamir Topi e ka vlerësuar me  Urdhrin “Nderi i Kombit” (pas vdekjes).

Motivacioni ishte ky: “Si personalitet i shquar i skenës dhe i ekranit me kontribute të çmuara në krijimin dhe konsolidimin e mëtejshëm të artit teatral dhe kinematografik shqiptar.”

Të parët, themeluesit, kanë një karakteristikë që i bën ata pjesë të asaj historie që shndërrohet në pikë referimit për brezat, ata kishin talentin e madh, talent si ai i Sandër Prosit. ” Kontributin e Sandër Prosit, Presidenti Topi e lidhte dje me një nxitje të madhe “për mendimin tonë, për raportin tonë me të bukurën, me artin, me vetë lirinë.

Portreti i harruar

Në një nga vilat e vjetra në zonën e Bllokut, në galerinë e një piktori ruhet që nga 1985 një portret i çuditshëm. Me shallin e hedhur shkujdesur në qafë, flokët e shpupurisur e vështrimin e thellë, fshehur pas syzeve, aktori Sandër Prosi ende thotë diçka. Ndoshta fjalë të pathëna në ato ditë marsi, që u thyen në mes dhe e ndanë shpirtin nga trupi në hotel “Vollga”. Koha e rënduar duket ende përtej kokës së menduar të aktorit, atje ku peneli ka hedhur ndoshta veç reve të errëta edhe trishtimin e asaj humbjeje edhe dritën e atij kumtimi t’përmallshëm që puhiz nën zë përmes këtij raporti ngjyrash dhe drithijes që shquan linjat dhe përcakton profilin.

Tashmë kanë kaluar vite dhe ai portret sikur është harruar, por kujtesa e heshtjes është më e zëshme se çdo ligjërim. Ata që e ndërmendin ende janë njerëzit e paktë të grupit të xhirimit, që punuan me Sandrin. Ata e dinë se si Vangjel Gjikondi kishte mundur të shkëpuste nga ai portret edhe copëza dhimbjesh e shqetësimesh që i kishin trazuar mendjen. E në ato pak ditë xhirimesh kanë ndodhur plot ngjarje të zakonta e të pazakonta, mbyllur me një ngjarje tragjike. Të gjitha këto tani pakkush i di. Ngjarja tragjike e mori me vete të vërtetën e asaj dite të ngrysur prilli…

Filmi ende nuk kishte marrë rrugë. Personazhi i tij ende nuk ishte afruar tek porta për të trokitur në vëmendjen e shikuesve. Ndoshta ishte gati për ta nxjerrë nga vetja edhe këtë rol. Por ndoshta edhe jo. Kur pa që të gjithë ishin larguar…

Se çfarë ka ndodhur në ato pak minuta askush nuk e di. Panë trupin e tij të shtrirë përtokë, me një pamje të shqetësuar që i kishte ngrirë në fytyrë. Dëshmitarët e parë thonë se ai ka rrëshqitur në një moment marramendjeje. Ekuilibri ka humbur shtratin e përhershëm dhe ai ka shkelur kufirin ku jeta dhe vdekja bëjnë duel. Në ato momente kamerat ishin vendosur në një shtëpi të vjetër në një lagje të qytetit. Grupi i xhirimit aty e mori vesh lajmin e kobshëm. Të gjithë ngrinë në vend. Vrapin nga ajo lagje e vjetër deri te hotel “Vollga” asnjëri nuk e ndjeu. Qe një vrap i çmendur, që nuk mundi të arrijë dot vdekjen që ishte larguar duke lënë pas gjurmë të kuqe gjaku.

Ç’farë u fiksua në kamera ato ditë?

Dy operatorët e filmit, Gavrosh Haxhihyseni dhe Mihal Rama ende i sjellin ndërmend ato ditë xhirimesh. Ai kishte kohë që nuk luante në një film dhe dëshirohej për një rol. Kur i ofruan rolin e një fotografi ai nuk nguroi. Vetëm se shqetësimin nuk e largonte dot nga vetja. Do mund të arrinte të krijonte një personazh që do të mbetej në mendjen e njerëzve? “Konsultohej çdo ditë për rolin e tij, megjithëse personazhi ende nuk kishte nisur të fokusohej si duhet në kamera. Ishin xhiruar vetëm planet e para të filmit. Madje në atë pjesëz filmi që ruhet ende në arkivin e Kinostudios, janë ato pamjet e pakta ku ai ecën buzë detit e monologon. Më tej kamera nuk fiksoi asgjë tjetër nga Sandër Prosi”- kujton operatori Gavrosh Haxhihyseni.

Ky ishte Sandër Prosi, ai burrë i hijshëm, ai zë dhe takent që i dha zë dhe zemër, puls dhe përjetësi, emocion dhe lotë, mallë dhe kujtesë dhjetra e dhjetra personazheve, me të cilët ai jeton, siç jeton me madhështi në suazën e emrit të tij si aktor dhe si njeri, si koleg dhe si mik, por mbi të gjitha si bashkëshort dhe si prind.

Tek ai fjala shqipe ishte më e bukur, më e ëmbël, tek ai personazhet emblematike të historisë së kombit shqiptar, rivijnë me atë shkëlqim shpërthimtar për të ngritur peshë vetëdijen tonë, për të rrokur më fuqishëm të drejtën tonë të krenarisë nacionale!

I përgjithmonshëm mbettë ndër ne ky imazh fisnik, ky zë i ëmbël, ky kumt i anshëm skenik.

15 komente në “Fundi tragjik i aktorit të madh Sandër Prosi dhe pse mbetet ende e mbuluar me mister kjo vdekje”

  1. qytetar says:

    Vete Enver Hoxha ka urdheruar vrasjen e tij,me sigurimin e shtetit dhe pjesmarrjen direkt te kadri hazbiut.Ore karzetare,a nuk e kishte provuar dhe nje here tjeter vetvrasjen Sandri.lereni te qete kete aktor e njeri te madh,mos krijoni skena e skenare konspirative

    1. Ana says:

      Sa budalla qe je. Pak njerez ka qe bejne vetevrasje? Sic semuret zemra, apo veshka, apo stomaku etj., ashtu semuret edhe truri dhe ne kete rast quhet depresion . Dhe nese nuk kurohet si duhet dhe sistematikisht mund te perfundosh ne vetevrasje ashtu si psh Ardian Klosi. Apo mos valle kete e vrau Sali Berisha? Lol

  2. Beksi says:

    Sipas artikullshkruesit, e paska xhiruar filmin një vit pas vdekjes!!!!!????

  3. BRSS says:

    ROBTE NE PIDH KU TI KESH O GAZETARE LESHI ME GJITH HAMENDJET E TUA O BYTHQIR

  4. Ana says:

    Sander Prosi ka lene gjurme te pashlyeshme ne historine e kinematografise shqiptare.Ishte nga at a aktore,qe puna dhe talenti I ngriti ne piedestal dhe jo llafet,ambiciet dhe te shiturit mend,si disa pseudoartiste.Njeri rol me ibukur se tjetri ngaSandri.Me filmi “Yjet e neteve te gjata” (vellai I nenePashakos)apo me filmi”Ne fillim te veres”,e tjer….

  5. Jimi says:

    Vdekja eshte nje proces natyral per te gjithe njerezit , por kur kjo do te ndodhe tek personat publik dhe sidomos ne sistemin qe lam pas, ne sot pa tjeter do ta veshim me mister!? E pse do ti interesonte atij sistemi eleminimi fizik i nje aktori ? A mos ky aktor ishte nje disident aktiv, qe me veprimtarine e tij publike po minonte ekuilibret politike te kohes dhe do te rrezikonte themelet e atij pushteti? Apo nese do te kishte vertet arsye te tilla, ai pushtet nuk e denonte dote Sandrin? Thirrini mendjes o njerez ! Po ai pushtet po te vinte ne rreth, nuk pyeste per askend. Ai nuk pyeti per M.Shehun k/minister, me nje aktivitet te madh patriotik e revolucionar e jo me per te tjere, sic nuk pyeti per B.Bllukun, K. Hazbiun e tj. Ai pushtet edhe pse me budallalek dhe kokfortesi nuk pyeti per SHBA e per BRSS dhe ju aludoni se ai pushtet kishte frike nga Sandri !? Lereni more te mjere Sandrin e shkrete ne ameshimin e tij!

  6. R. B. Gramshi says:

    Mero,
    ben mire qe kujton figurat e artit, sportit dhe gjithe atyre qe kane kontribuar per qyteterimin e kombit tone te vuajtur qe si per ironi te fatit te tij sot mbeten te harruar.
    Sot me shume njihet nje grabites apo kriminel ordiner apo nje politikan idiot sesa nje artist me vlere.
    Sot Monika, Grida dhe Salianji etj. jetojne ne nje lluks te c’frenuar deri sa deklarojne se kane hale edhe per macet, ndersa Robert Ndrenika ngrys jeten ne nje apartament teper modest qe e ka perfituar nga regjimi i kaluar dhe me nje pension talles.
    Pa nostalgji ose urrejtje per te shkuaren do te ishte mire per ty si dhe per edukimin e mire te mbare popullit te mos deformohet dhe banalizohet as e shkuara dhe as e sotmja.
    Ne regjimin socialist S. Prosi dhe familja e tij nuk eshte pare me sy te keq dhe aq me teper e perndjekur. Ai eshte pare njesoj si gjithe artistet e kohes qe ka jetuar.
    S. Prosi ka vuajtur nga nje semundje e brendeshme e organizmit e cila stimulon c’rregullimin e gjithe gjendrave sekretive te organizmit dhe ne raport me gjendjen e saj e con te prekurin deri ne vetvrasje. Per ilustrim i prekur nga kjo semundje ka qene edhe Van Gog.

  7. birce says:

    Shkrim leshi, autor trap, Sander Prosi ky aktor gjigand dihet qe ka pasur nje semundje nervore…. Perse diziformoni, te gjithe ne te ai brezi e njohim mire, perse hidhni hi syve brezit te ri…..
    Per cfar i beni keto pislliqe???
    Qe ai regjim ish i ndyre dihet…..
    Por semundja e te ndiherit ish semundje, ai ishte njeri i ndishem mjafton te shikoni filmin UDHA E SHKRONJA e kuptoni sa i perjetonte rolet ky gjgand dhe shkencerisht dihet qe ky perjetim ka risqe…..
    I pa harruar do mbetet Sander Prosi dhe ne hale shkofshin ata si ky idjot qe do te beje sencasjon me genjeshtra.

  8. popull says:

    Sa shume fjale o derezi, na e shpife. mjergull e rremuje duhet me e vra mendjen sikur po lexon ndonje traktat filozofie. Bjeri o vella shkurt e qarte. Ose bej nje promemorje me te gjate e me te bukur.

  9. Atdhetari says:

    qytetar mos harrojm qe Kadri Hazbiu kishte nja 2 -3 vjet qe kishte vdek,apo hajde jemi qe jemi e coku shkruaj.
    Sa per Sander Prosi ishte Artist .Njeri .Shume i madhe u prefte ne paqe.

  10. ... E vertet a says:

    E vertet a… me keqeardhje por une e njoh dhe Ai ishte I semure ne Psikiatri dhe ne Kariologji… ne shume radte keshtu perfundojne artistet e teatri…

  11. Rrumpalla says:

    Po a e di ti morr gazetar që ai ka rënë nga shkallët e Hotel Vollgës, dhe që shkallët w hotel Vollgës janë në formë rrethore. Të merren këmbët dhe bie në mesin e shkallës. Shoku im ka rënë ke pallati i kulturës dhe vdiq, kishte dhe shokë më vete. Mos e shtyu Enveri me Kadriun dhe atë? Tregoni realitetin brezit të ri. Nuk ka rëndësi ishte diktaturë apo jo. Rëndësi ka e vërteta.

  12. marjani says:

    I pa harruar qofte kujtimi I te madhit SANDER PROSI ,me vjen mire qe gazeta kujton njerez kaq te medhenj,me vjen mire qe mua nje qytetar I thjeshte te kem shansin te pershendes gjithete dashurit e ketij njeriu te madh ,pergjithmone I perjetshem.

  13. ¿ says:

    Udha e shkronjave është pëlqyer dhe nga Hollywood.

  14. d.didani says:

    Djali tezes time e gjeti i pari te vdekur! Dhoma e tij ishte ne katin e trete apo te katert ,nuk jam i sigurt! koridoret jo shume te gjera dhe shkallet rrethore,me parmakun prej druri ne lartesine e mezit te trupit te njeriut! Askush nuk e di cfare ka ndodhur,por e sigurt eshte qe Sandrin nuk e ka shtyre askush,sepse ai njeri nuk kishte armiq !!Ndofta po pinte nje cigare dhe eshte mbeshtetur ne parmakun e drunjte,i ulet per ta mbrojtur njeriun nga rrezimi,ndofta ka humbur ekuilibrin,,ndofta eshte mbeshtetur dhe i jane marre ment.Nga katet e siperme shkallet rrotullame kishin te gjitha nje pike drejtimi,koridorin e katit te pare ku ai u gjet i vdekur!….Te verteten e sakte e mori me vete,hamendjet me armiq jane gomarlleqe!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje