Ish ministri i LSI: “Hallatet” i mungojnë qeverisë, asaj nuk i interesojnë mungesa e SPAK dhe BKH

25 Mars 2019, 11:00Politika TEMA

Ish-ministri i Drejtësisë i LSI, Ylli Manjani përmes një statusi të shpërndarë në rrjetet sociale thotë se opozita me daljen e saj nga parlamenti nuk mund të pengojë as ngritjen e SPAK, BKH por as edhe riformatimin e Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë.

Sipas tij është qeveria ajo që po i vonon ngritjen e këtyre institucioneve pasi kësaj të fundit i intereson një gjë e tillë.

Postimi i plotë i Manjanit:

Sqarim:

Disa miq e gazetarë pyesin se si e bllokon mungesa e opozitës krijimin e SPAK?

Përgjigja është fare e thjeshtë: Fare! nuk e bllokon dot asnjë parti, deputet apo grup deputetësh (një apo disa përdorimësh).

SPAK e zgjedh KLP e cila është krijuar dhe funksionon. Parlamenti nuk ka më asnjë rol për të luajtur.

Edhe për Insitucionet e tjera që janë në pritje për t’u ngritur, Parlamenti (ehe ky që është) nuk e bllokon dot.

Ndryshimet Kushtetuese që u miratuan me konsensus, përcaktojnë mekanzimin zhbllokues kur Parlamenti nuk merr dot vendime.

Pra debati që ikja e Opozitës bllokon reformën është propagandë e pa bazuar në asnjë fakt.

Pyetja shtrohet përse vonohet krijimi i SPAK dhe i Institucioneve të tjera?

Kujtojmë se vendi është jo vetëm oa SPAK e Byro Hetimi, por edhe pa Gjykatë Kushtetuese, pa gjykatë të Lartë funksionale, pa Inspektorin e Përgjithshëm madje edhe pa Kontrollin e Lartë të Shtetit.

Kujt i interesojnë këto vakume të tmerrshme ne funksionin e shtetit?! Opozitës apo Qeverisë?!

Qartësisht “Hallatet” i mungojnë qeverisë. Asaj nuk i interesojnë fare as SPAK, as BKH, as gjykata e as prokuroria e pavarur. Ndaj dhe i shtyjnë e i shtyjnë e i shtyjnëëëë….

Ndërkohë shtohet paranoja, pasiguria e ankthi…..

Por ama fajin e ka …… Opozitaaaaa, e cila veçse pa imunitet është edhe pa “Hallate”! Këto të fundit janë më interesante për lajme…

2 komente në “Ish ministri i LSI: “Hallatet” i mungojnë qeverisë, asaj nuk i interesojnë mungesa e SPAK dhe BKH”

  1. Tonini says:

    Per ke,paranoja,ankthi,frika leket,pronat,vrasje,shitje teritoresh,per ke,kush ka frike,ju qe ju kane tredhur qysh ne mengjes,nuk ka cju ben kush,e keni kaitullin e mbyllur.Do tju shohin sa trima jeni,ditet ikin shpejt.Kujdes me perdorimin e dhunes,se dojeni dhe per kete objekt i organe te drejtesise,se keni boll ato qe keni bere

  2. Korkodili says:

    fjala hallate perdoret qe ” nuk mban fjalen e dhene ” pera e dreth. or tej.
    dhe jo keshtu si e p[erdorni ju dhe ndon je analiste tjeter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje