Rama prezanton portalin e transparencës universitare: Instrument për kontrollin në institucionet e arsimit të lartë

25 Mars 2019, 11:53Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot portalin e transparencës universitare.

Gjatë fjalës së mbajtur një një takim me studentët Rama tha se u-transparenca.al një instrument për garantimin e kontrollit dhe transparencës në institucionet e arsimit të lartë

“Nga sot, një tjetër pikë e rëndësishme protestës studentore zbatohet në afat sipas angazhimit të shkruar në Paktin për Universitetin; Portali i Transparencës Universitare u-transparenca.al një instrument për garantimin e kontrollit dhe transparencës në institucionet e arsimit të lartë. 

Urojmë që universitetet ta vënë në funksionim dhe studentët ta monitorojnë në vijim, së bashku me qeverinë”- shkruan Rama teksa poston video nga takimi me studentët.

Sipas Rams u-transparenca.al është nje instrument garancie, që duhet të përdoret nga Universitetet dhe do të monitorohet nga qeveria për aq sa i takon qeverisë, sepse kjo nuk është detyrë e qeverisë, por e universiteteve.

“Pika më delikate e çdo organizate që shpenzon, që është buxheti të publikohet në të gjithë elementët e vet, jo vetëm si buxhet vjetor, por edhe si buxhet afatmesëm”– tha  Rama. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje