Certifikohet ‘Air Albania’: 5 aeroportet ku do të operojë

26 Mars 2019, 11:20Sociale TEMA

Air Albania ka marrë certifikimet e nevojshme pranë Autoritetit të Aviacionit Civil sipas kërkesave të kuadrit ligjor vendas dhe direktivave të Bashkimit Europian.

Gjatë një konference për shtyp Krislen Keri, drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit të Aviacionit Civil bëri me dije edhe detajet duke theksuar se tashmë avioni i parë i linjës ajrore “Air Albania” është regjistruar nën emërtimin A319 Za Bel në regjistrin  e avionëve civilë.

Ai bëri me dije po kështu është miratuar pjesa e stafit prej 38 punonjësish dhe tetë pilotësh të kompanisë. Kodi që do të mbajë avioni është ABN. Mirëmbajtja e avionëve do të bëhet nga pjesa teknike e kompanisë Turkish që është edhe aksionere ndërkohë që kompania shqiptare do të atashohet pranë organizatës së trajnimit të Turkish Airlines.

“Fluturimet do të nisin me destinacion aeroportin e ri të Stambollit ndërkohë që kompania Air Albania ka njoftuar se është në pritje të avionit të dytë që do të ketë si synim destinacionet në aeroportet europiane.  Në duam të bëjmë përgatitjet për avionin e ri i cili do të ketë destinacionet e reja në aeroportet europiane.

Tre aeroporte në Itali ku bëjnë pjesë Roma Milano dhe Bolonja si dhe Aeroporti i Londrës.  Futja e Air Albania ka sy aspekte pozitive ku e para suynohet që të ketë ulje të çmimit të biletave pasi ofrohet një alternativë më shumë dhe më e lirë si dhe prezencë e Shqipërisë në një treg dhe destinacione ku ka shqiptarë” tha Keri. Tashmë kompania duhet të vijojë me licencimin pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit.

Krijimi i Air Albania dhe aksionerët

Në 16 qershor të vitit të shkuar , Qeveria përcaktoi për herë të parë procedurat për krijimin e shoqërisë “Air Albania” e cila do të operojë në fushën e transportit ajror. Tre ortakët e saj, sipas të njëjtit vendim, janë “Albcontrol”, sh.a., që përfaqëson palën shtetërore shqiptare, dhe dy subjekte të tjera, “Turkish Airlines” dhe “MDN Investment”, sh.p.k.

Kompania u regjistrua në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit në 13 shtator ku qartësohej edhe pjesa e aksioneve që zotëronte secila palë. Kështu “Albcontrol” zotëron 10 për qind të aksioneve, 41 për qind “MDN Investment” dhe  “Turk Hava Yollari A.O” 49 për qind.

“Air Albania” është cilësuar në deklaratat e Kryeministrit si një linjë që do të ofrojë çmime loë cost për disa destinacione ku i pari do të jetë Stambolli. Në një dokument të Autoritetit të Konkurrencës të pak kohëve më parë ku bëhej edhe vlerësimi i përqendrimit bëhej e ditur se destinacionet e tjera pas Stambollit do të jenë Roma, Bolonja dhe Londra.

Në mes të shkurtit të këtij viti u njoftua nënshkrimi marrëveshjes tripalëshe financiare mes aksionerëve të kompanisë ndërkohë që u bë me dije se kompania ishte në procesin e përmbushjes së disa kërkesave teknike dhe hartimi dokumentesh si një hap që do të sillte certifikimin.

10 komente në “Certifikohet ‘Air Albania’: 5 aeroportet ku do të operojë”

  1. Bazarhesap says:

    Jemi mire me keto balonat tabake,cfar na duhen keto avionat e Turqise!!!

    1. Spartak Avukat Anglosakson Ngjela says:

      Grekqiret Shqipfloles Nuk Lejohen te udhetojn ne Kete Avion.

    2. Qytetar shqiptar says:

      Rrofsh o Turqi se Europa done te na leje lemsh e li.

  2. geni says:

    po Brukselin e keni harruar?

  3. Piro says:

    Ka ardh koha qe Shqiperia te kete floten e saj ajrore dhe detare.

    1. Peço says:

      Pa tjetër shoku Piro. Për kështjellën gjigande të socializmit, duke pas parasysh dhe dëshirën e madhe që marksistë-leninistë nga e gjithë bota do të dëshirojnë ta vizitojnë këtë fanar ndriçues të socializmit, jo vetëm ka ardhur, por dhe ka kaluar koha për të patur një flotë dhe çfarë flote thuaj, e cila të ketë dhjetra avion mundësisht A-360. A të pjerdhsha mu në mëndje or hajvan, që të ka mbetur ora tek veprat gjigande të Partisë se Lavdishme dhe të pa harruar.

  4. Londinezi says:

    Cili aeroport ne Londer, se “Aeroporti i Londres” jane 4 kryesor; Gatwick, Stansted, Luton dhe City.

    1. Pa emer says:

      Pse Heathrow nuk funksionon me????? Urime tehere dhe me kembe te mbare, sepse avjonet qe do perdoren jan 737 Max , dhe ne te gjithe boten per momentin keta avjone nuk lejohen te fluturojne , mbas 2 aksidenteve brenda 6 muajve.

  5. Torino says:

    Paste kemben e mbare ishallah.

  6. tit vlora says:

    Intervista e krisqen kerit na kujton monologun e Kadri Roshit ( Jo kadriut) vv Sali Protopapen, tek i 8 ne bronx…dmth na puth njehere ne prapanice. Ky flet sikur eshte CEO i air albania-s. Kane 2 vjet qe mezi e çertifikuan 1 avion me kryeM nga mbrapa dhe gjysmen e qeverise, ky ka kurajo qe thote shume shpejt do vi dhe avioni i 2t. Ky thote qe do fillojne nga mesi prillit, ne fakt ja themi ne qe fillon ne 26 prill dhe vetem ne Stamboll. Kur ti hypi ktij dhe te shikoj stambollin do fluturoje ” shume” shpejt ne Rome e Pesecara

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje