Ky është padyshim një nga rreth-rrotullimet më të çuditshme në botë.
Rreth rrotullimi i Shënavlashit në Durrës është konceptuar gabim, pasi nuk i lidh rrugët e këtij kryqëzimi. Duke qenë se nuk vendoset në qendër, në njërin sens automjetet ecin drejt, duke e shmangur plotësisht rrethrrotullimin nga krahu i djathtë.
Ekspertët e sigurisë rrugore shprehen se dhe pse i konceptuar në këtë formë, rrethrrotullimi është i paplotë dhe me probleme.
Kjo makinë duhet të futej në rrethrrotullim për të vazhduar lëvizjen dhe jo të kalonte drejt. Sipas ekspertit lëvizjen e gabuar e favorizon mungesa e ishullit të trafikut dhe korsia e plotë.
Fatmir Hasho, ekspert i sigurisë rrugore tha për Tv Klan se “ këtu ka ishull trafiku, ndërsa nga ana tjetër mungon. Është detyrim i Entit të ndërtojë një ishull trafiku në krahun tjetër të rrethrrotullimit. Për mua është i ndërtuar keq sepse ka lejuar një korsi të plotë dhe kjo lejon makinat të kalojnë drejt.”
Drejtuesit e automjeteve mbeten të paorientuar edhe nga mungesa e tabelave. Tabelat e rrethrrotullimit mungojnë në dy drejtime.
“Shikojmë këtë automjetin e rëndë që absolutisht nuk duhet të kalojë aty, por meqenëse nuk ka tabelë, ai ka të drejtën të kalojë dhe asnjë lloj organi nuk mund ta penalizojë pse bëri atë gabim.”
Disa tabela janë të vendosura gabim.
“Kjo tabele STOP për mua është e vendosur shumë gabim. Atje duhej vendosur një tabelë rrethrrotullimi dhe me një paralajmërim që po hyjmë në një nyje kryesore.”
Pikërisht këto mangësi për pak sa nuk shkaktuan aksidentin e radhës në këtë rreth rrotullim.
Kryqëzimi i Shënavlashit në Durrës konsiderohet nga ekspertet e sigurisë rrugore si një pikë e zezë për nga rreziku që paraqet për aksidente. Fakt ky që pohohet nga drejtuesit e automjeteve dhe banorët e zonës.
Shofer prej afro 50 vitesh, Gani Hyseni, banor i Shënavlashit, thotë se në këtë kryqëzim aksidentet kanë qenë të shumta.
“Ja këtu ku jemi ka ndodhur një aksident. Unë kam lëvizur në shumë akse të vendit, por kjo këtu është shumë e rrezikshme”.
Veç rrezikut të aksidenteve, drejtuesit e automjeteve penalizohen me gjobat për kalim të parregullt ndërkohë që sinjalistika mungon.
Për këtë shqetësim të tyre eksperti Hasho ndan 2 qëndrime.
“Ku nuk ka tabele skanë përse të gjobiten. Aty ku kemi tabelën e vendosur dhe nuk e zbatojmë, gjoba është 100% e drejtë”.
Në këtë rrethrrotullim kanë humbur jetën disa qytetarë. Po edhe pse një nga rrugët problematike, investimet në këtë kryqëzim mungojnë prej vitesh. Rashela Shehu-Klan
Teresisht eshte bere gabim dhe teper i rrezikshem. Imagjinoni cfare arkitektesh…
Eshte bere dhe nje rrethrrotullim super i madh ne hyrje te Vlores, por erresire totale, asnje ndricim, nuk e kupton ku eshte rrethrrotullimi. Kaq e veshtire per nje shtylle qendrore me ndricim dhe disa te tjera deri sa futesh ne autostrade , sic e ka gjithe bota.
ARRSH -ja , pervec militanteve , te punesoje dhe ndonje qe di te punoje
Kush ka qene ai idiot qe e ka projektuar kete karagjozllik…merreni prr zverku, hiqini titujt nese ja dhe denojeni me burg per aksidentet e shkaktuara. Dhe urgjentush riparoni kete idiotllek me brire.
Turp!
hahahahahahahahahahahahahaha
Ah fuck you mother fuckers.
BURG per te gjithe ata qe e kane aprovuar dhe bere nje idiotsi te tille. BURG PER DERRAT.
Eeee … pse … eee ja u bë …. eeee … pse me ate do merremi … eeee …
Tjetri: s’ka shtet ketu. Shteti qe “na ka rene nga qielli” të…. ne s’kemi faj, vetem qeveria dhe politikanet e korruptum.
Per ate pune keni rrethrrotullimin e Sandrit dhe Ylli ne kinostudio qe eshte skandaloz e veper korrupsioni politik. Rrethrrotullimi duhej 100 metra me lart, po Sandri me Ylli Meksikanin ja dolen ta spostojne me ndihmen e Lylzim Bashes me shef kantieri Florenc Hoxhen!
Po hajdeni o Koqe inxhinieri në SHBA dhe i beni njërit fotografi dhe zbatohen I pikë per.pike. Nuk është e nevojshme të jesh Inxhinier të kuptosh që sheshrrotullimi në një kryqëzim bëhet në mes të kryqëzimit. Eshte ” common sense”. Në doni ndihmë mund tua dërgoi ca foto apo video dhe e ben edhe një punëtor I thjeshtë .
Mbase do jetë ndonjë Inxhinier nga këta të rinjtë se ata që kanë mbaruar para 1990 nuk besoj so do ta bënin kete.
rrethrrotullimi eshte mire. gabim jane rruget :):):):)