Zyrat me Një Ndalesë – projekti që u jep zgjidhje qytetarëve dhe shmang korrupsionin!

23 Mars 2019, 17:40Sociale TEMA
Zyrat me Një Ndalesë – projekti që u jep zgjidhje

Sistemi Informatik i Zyrës me Një Ndalesë, një nga projektet kryesore të UNDP-së “STAR 2”- “Konsolidimi i Reformës Territoriale dhe Administrative”, që ka nisur të zbatohet nga viti 2018, është një nga gjërat më të vlefshme që po kryhet në disa nga Bashkitë kryesore të vendit, duke iu ardhur në ndihmë qytetarëve që të përfitojnë shërbime në njësitë admistrative ku banojnë.

Ky projekt i UNDP-së deri më tani është shtrirë në tre Bashki kryesore të vendit, siç është Bashkia e Elbasanit, Pogradecit dhe ajo e Maliqit, ku sistemi Informatik i Zyrës me Një Ndalesë (SIZN), është tashmë plotësisht funksional.

Për të ndjekur nga afër se si procedohet me shërbimet që përfitojnë qytetarët, një grup gazetarësh nga mediat kryesore në vend ndoqën nga afër shërbimet që kryehen.

Në njësinë administrative të Bradasheshit, që është i qarkut të Elbasanit, qytetaret tashme shmangin sorollatjen dhe burokracitë që mund të hasnin nëse udhëtonin në drejtim të Bashkisë së Elbasanit, duke i kryer në njësinë e tyre administrative shërbimet që kërkojne.

Si shembull, nje qytetar dorëzoi dokumentacionin që kërkohej për rikonstruksion të banesës së tij dhe pas marrjes së dokumenteve dhe plotësimin të formularit, kërkesa e tij kaloi në sistemin, Drejtoria përkatëse në Bashkinë Elbasan do e marrë në shqyrtim dhe brenda 10 ditëve është e detyruar të japë përgjigje, me postë dhe kontaktit nga telefoni.

Pas Bradaseshit, ndalesa e dytë ishte në në Bashkinë e Maliqit, ku përveç bërjes funksional të sistemit informatik për shërbimet vendore, Bashkia ka vënë në dispozion një ambjent modern zyrash shërbimi me një ndalesë ku janë vendosur edhe sportelet e shërbimeve që ofrohen nga qeveria qëndrore (ADISA) duke bërë më të thjeshtë aksesin nga qytetarët.

Në bashkëbisedimin me gazetarët, kryetari i Bashkisë, Gëzim Topçiu, u shpreh se Bashkia që ai drejton është ndër të parët me sistem funksional, ku bëhet e mundur ndërthurja e sporteleve vendore dhe qendrore, në të njëjtin ambient.

Pas Maliqit, ndalesa e fundit ishte në Bashkinë e Pogradecit që ka filluar ofrimin e shërbimeve nëpërmjet sistemit informatik të zyrës me një ndalesë në Dhjetor 2018, dhe është duke rritur hap pas hapi numrin e shërbimeve të ofruara për qytetarët nëpërmjet ketij sistemi.

Ndërkohë, 14 bashki të tjera janë duke u përgatitur për vënien në funskionim të këtij sistemi. Brenda muajit Dhjetor 2019 është parashikuar që sistemi të jetë funksional në 49 bashkitë target.

Veçoritë specifike të SIZN mundësojnë përmirësimin e mënyrës së ofrimit të shërbimeve administrative nga qeveritë vendore, duke reduktuar ndjeshëm kohën, distancat dhe burokracitë me të cilat duhet të përballen qytetarët. Gjithashtu, ato do të pajisin vendimmarrësit me evidencë mbi performancën, duke kontribuar në rritjen e efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies.

Projekti STAR 2 po punon për të forcuar kapacitetet institucionale dhe administrative të 61 bashkive të Shqipërisë; rritjen e efikasitetit të tyre në ofrimin e shërbimeve vendore dhe rritjen e demokracisë vendore.

STAR 2 mbështetet nga shumë partnerë ndërkombëtarë të zhvillimit përmes një mekanizmi të përbashkët financimi, ku përfshihen: Bashkimin Evropian, Qeveritë e Suedisë, Italisë, Zvicrës dhe USAID, UNDP dhe Qeverisë së Shqipërisë. Projekti zbatohet nga UNDP në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje