Rreth 840 milionë njerëz flasin anglisht në mbarë botën. E njohur si gjuha globale e biznesit, ka 335 milionë njerëz në planet që e flasin atë si gjuhë të parë dhe 505 milionë që e flasin atë si gjuhë të dytë.
Ndërsa sasia ka rëndësi, cilësia gjithashtu luan një rol thelbësor, veçanërisht kur bëhet fjalë për gjuhët. Aftësia e nevojshme për të komunikuar dhe kuptuar çështjet gjuhësore dhe vendet që mburren me numrin më të lartë të folësve, nuk mund ta pasqyrojnë atë domosdoshmërisht.
Jo çuditërisht, Europa ka zotësinë më të fortë të të folurit të gjuhës angleze ndaj çdo rajoni në botë. Ndonëse dalja e Britanisë së Madhe si pjesë e BE-së nuk mendohet se do të ketë një ndryshim masiv.
Duke përdorur indeksin e aftësisë angleze (EPI), aftësia e folësve anglisht në vende të ndryshme mund të përcaktohet lehtësisht, ashtu sikurse përllogaritet edhe përqindja e personave që nuk e flasin dot gjuhën angleze, ose siç emërtohet “injorantë’ në gjuhën angleze.
Sipas një harte të përpiluar nga MapChart, me të dhënat e Indeksit EPI, Shqipëria rezulton me përqindjen më të lartë të ‘injorantëve’, me vetëm 17% të popullsisë që e njohin dhe e flasin mirë gjuhën angleze. E njëjta panoramë duket edhe për të gjithë rajonin e Ballkanit, raporton Monitor.
Duke përjashtuar vendet që flasin anglisht, si SHBA dhe Britania e Madhe (ku aftësia është natyrisht e lartë), vendet më të mira me aftësi më të lartë në gjuhën angleze janë: Holanda (71.45); Suedia (70.40); Danimarkë (69,93); Norvegjia (67.77); Singapori (66,03); Finlanda (65,83); Luksemburgu (64.57); Afrika e Jugut (63.37).
Duke lënë mënjanë hegjemoninë gjuhësore, anglishtja zakonisht është një shenjë e mirë për zhvillimin e një vendi dhe ka një lidhje me kualitetin e lartë të jetës dhe të ardhurat mesatare. Është gjithashtu një aftësi bazë për të gjithë fuqinë punëtore globale.
na hapet barkun me keto idjotizma ….
–
shkruani per analfabetizmin shqiptar dhe jo pergjuhen angleze…
Tani ose do jesh anglosakson ose me recepin duke pare ertugrulin dhe sulejmanin.
Ia keni keputur kot. Shqiptaret njihen per pasionin per gjuhet e huaja. 20% e popullit shqiptar kane emigruar ne vendet English folese. 30% e atyre qe jane ne Shqiperi flasin English. Vetem ketu bjen poshte 17%.
Po ne qe jetojme jasht dhe flasim “fluent” gjuhen angleze a na kane futur ke ky studimi? Harruat qe pjesa me e madhe e inteligjences shqiptare ka avulluar nga vendi? Kane mbetur vec politikanet qe i cojne turmat nga nje proteste ne tjetren me shpresen se do marrin pushtetin.
Kam pare Saliun qe ka folur anglisht dhe italisht, gjuhe qe i njoh shume mire qe ne femijeri. Me ka ardhur per te qeshur me anglishten dhe sidomos italishten e tij. Ndersa Rama i flet keto gjuhe shume me mire. Luli e “qau” fare italishten ne nje nga intervistat e tija te fundit. Duket se kete gjuhe e ka mesuar nga filmat italiane qe shfaqeshin dikur me shumice. Me siguri sot duhet te jete duke mesuar turqishten, pasi filmat sot ne TV-te shqiptare jane vetem turqisht.
Besoj Jemi Populli qe ka Perqindjen me te Larte te Anglishtfolèsve pas Popujve me Gjermanoike. Kjo edhe per Shkak te emigranteve ne Britani.
O injorante gazetare. Po Canadaja dhe Australia si vende anglisht folese,. Po bejeni nje artikull persembari. Mos i shkruani nderkohe qe flini gjume.
Ky qe ka shkruar ,mund te jete gjithcka,por jo shqiptar,sepse ka thene nje genjeshter me bisht,dhe nuk ka pare me shume se sa Tiranen,Duke filluar nga America anglia,Franca Italia e te tjere ,pjesa me e madhe e popullsise flet vetem gjuhen e tij,,i vetmi vend qe flet 2-3 gjuhe me kushtetute eshte svizzera.Shqiptaret mbahen per popull qe flet me lehtesi gjuhe te tjera,edhe per faktin se alfabeti shqiptar ka 36 germa,che shqiptari nuk ka veshtiresi te pronunciojj ne te gjitha gjuhet,che te Cilento shtetet e tjera nuk e kane.
?Të paktën 1.5 miliardë veta e flasin anglishten në gjithë botën.
Qeveria shqiptare duhet të ofrojë për të rinjtë kurse falas për gjuhën angleze, sepse shumica e turistëve apo investitorëve që vijnë në Shqipëri pak a shumë e flasin gjuhën angleze.