LSI: Ministra e deputetët janë kthyer në pupacë përballë një “gazetari” të punësuar në Kryeministri

26 Mars 2019, 10:51Politika TEMA

Menjëherë pasi kryeministri Rama prezantoi risin ëmë të re, potalin Transpanrenca.al, ka ardhur reagimi i LSI.

Ish-deputeti Përparim Spahiu, ka komentuar rubrikat e ERTV, televizionin online i kryeministrit Edi Rama.

Sipas Spahiut, propaganda e kësaj qeverie vazhdon pa pushim dhe me të gjitha mjetet, ndërsa ndalet edhe te intervistat e ministrave e deputetëve të PS përballë gazetarit të ERTV.

“Tek ERTV, ministra e deputetë janë kthyer në pupacë, ku japin intervistë përballë një “gazetari” të punësuar në Kryeministri (mos harrojmë që paguhen me taksat tona)

Asnjë debat politik nuk shihet në emisionet politike, sepse e gjithë qeveria jep llogari tek ERTV, aty ku ndjehen komod dhe askush nuk i bën pyetje të vërteta”, shkruan ish-deputeti.

Statusi i plotë:

Shteti virtual i Kryeministrit!

Propaganda e kësaj qeverie vazhdon pa pushim dhe me të gjitha mjetet.

Shfaqja e fundit ishte ajo e pseudo mitingut, ku KM u kërkonte të nxirrnin celularët dhe të postonin foto të pjesëmarrjes në facebook.

Çdo hall, KM-ja kërkon ta “zgjidhë” nëpërmjet portaleve dhe rrjeteve sociale.

Kemi parë portale “Shqipëria që duam”, “Bashkëqeverisja me qytetarët”, “Infermiere për Shqipërinë”, “ERTV”, “Transparenca.al”, të gjitha për trushpëlarjen e popullit

KM zotëron të gjitha rrjetet sociale, Facebook, Instagram, Tëitter etj

Në asnjë vend të botës, (përveç Chavezit të ndjer), nuk ka Kryeministër me një televizion online, ERTV…

Tek ERTV, ministra e deputetë janë kthyer në pupacë, ku japin intervistë përballë një “gazetari” të punësuar në Kryeministri (mos harrojmë që paguhen me taksat tona)

Asnjë debat politik nuk shihet në emisionet politike, sepse e gjithë qeveria jep llogari tek ERTV, aty ku ndjehen komod dhe askush nuk i bën pyetje të vërteta.

Në ERTV sheh edicione informative ku pasqyrohen sukseset imagjinare të qeverisë.

Një tjetër rubrikë e ERTV është video-konferencat. Minatorët, naftëtarët, studentët, artistët e shumë të tjerë, qeveria nuk i pret në takim, por organizon me ta një bashkëbisedim në distancë

Por kjo, nuk do të ndodhë me opozitën, pasi ajo ka vetëm një kusht, zgjedhje pa ty Kryeministër.

4 komente në “LSI: Ministra e deputetët janë kthyer në pupacë përballë një “gazetari” të punësuar në Kryeministri”

  1. Ben says:

    Hahaha,çfare idioti Pap bastaxhiu,do debat politik ne emisione politike.Keta jane jo kazan po ball kazoni,duan emisione te diskutojne ,prandaj paskan dale kafshet nga parlamenti,se duan mejhonet me diskutu.E degjova dhe nje idiot tjeter,Aldo Bumçi,qe tha maxhoranca nuk dergon njeri neper studio te diskutoje,hahaha.Keto duan rruge,ulurima,kallasha,kjo eshte demokracia per keto.

  2. sss says:

    Keta nxenesit e Monikes , kane per detyre thjeshte te percjellin ate qe Monika me vipat e tjere te lsi, Vasili, L.Rama, Gjosha etj..derdellisin dhe na merzitin disa here ne dite ne TV kryesore : perballe gazetarve , po fare ordinere, qe qendrojne perballe ne studiot TV dhe mbajne vesh cfare derdellitin Monika, Gjata e kompania tjeter e llafollogeve te opozites; nderkohe ky politikani ordiner i lsi, qe i frymezuar nga Mona, vetem per te folur kot me kot….i duket vetja politikan i madh ; dhe analizon ERTV apo median…

  3. NjeQytetarOptimist says:

    Po, u tha, u be.. Zgjedhje pa liderin e mazhorances.. Se ishte dhe eshte lider I mazhorances ai pastaj kryeminister.. Si do vendosesh kushte pa lider partie ti or mik?!?! Sjeni ne rregull ju..!!

  4. M says:

    Eshte e vertete se: parazitet, tradhetaret nuk perfaqesojne elektoriatin, ata qe len( djegin mandatin.marin 2 rroga dhe 18 muaj deri ne 3 vjete nga taksepaguesit Shqiptare? Atehere per ke takse flisni ? Mos valle per ate qe zhvatni ?!
    Kujdese kurr nuk keni shanse se kryetarin qe ploteson listat nuk e paguat mire ose nuk ju ka renditur ne nje vend qe ta keni te sigurte se do tejeni fitus liste lereni mandatin dhe e keni te sigurte rrogen 4 vjecare nga taksepaguesi dhe beni protesta pse i genjeni me 500leke apo ndonje kile miell per te mbijetuar dhe nje dite kurre juve gllaberoni miliona dhe qenka e ligjshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje