Rusia sulmon fort kryeministrin Edi Rama dhe merr në mbrojtje Bashën (edhe Metën)

29 Mars 2019, 10:02Politika TEMA

Ambasadori i Federatës Ruse në Tiranë, Alexander Karpushin, ka dhënë një intervistë për A2 CNN, ku ka sulmuar fort kryeministrin Edi Rama.

Ndryshe nga Lulzim Basha, që e ka marrë në mbrojtje për financimet ruse, apo presidentin Meta.

Pjesë nga intervista

Kriza më e fundit politike në vend ka rinxjerrë në pah akuzat që palët i bëjnë njëra-tjetrës për ndikimin rus në jetën politike të vendit. Kryeministri Edi Rama e përmendi në konferencën për shtyp me kryeministrin Zaev, kurse prokuroria po heton burimin e parave që Partia Demokratike ka përdorur për lobim në Shtetet e Bashkuara në vitin 2017, për të cilat është akuzuar se janë fonde ruse. A keni gisht ju, Rusia, në krizën e fundit politike në vend?

Duke folur për gjoja ndërhyrjen e Rusisë në procesin aktual politik në Shqipëri, dëshiroj të kujtoj se parimi themelor i politikës së jashtme ruse është mosndërhyrja në punët e brendshme të shteteve të tjera. Ky parim është plotësisht i zbatueshëm edhe në marrëdhëniet tona me Shqipërinë.

Për sa u përket akuzave të pasqyruara nga mediat shqiptare për rritjen e njëfarë ndikimi negativ të Rusisë, për financimin prej saj të opozitës shqiptare, medias apo edhe politikanë të caktuar, dua të them se të gjitha këto, në thelb, janë absolutisht absurde dhe të pabaza. As nuk do të doja t’i komentoja, aq më tepër të argumentoja se përse ato nuk janë të vërteta. Megjithatë, do të them disa fjalë për këtë temë.

Është e qartë se teza e përhapur në media, e përsëritur në deklaratat e drejtuesve të niveleve të ndryshme për gjoja ndërhyrjen e Rusisë në punët e brendshme të Shqipërisë, jo rastësisht është hedhur në qarkullim. Kjo lidhet me tensionimin e situatës së brendshme politike në vend ku “faktori rus”, për fat të keq, përdoret në përplasjet midis mazhorancës dhe opozitës.
Ne e kuptojmë shumë mirë se atje lart e dinë që këto akuza janë të pathemelta dhe të rreme. Dhe ne e kuptojmë se është shumë më e lehtë të akuzosh rusët për të gjitha mëkatet e botës, sesa të merresh me zgjidhjen e problemeve me të vërtetë të ngutshme të vendit: të luftosh korrupsionin dhe krimin, të ndalosh emigrimin e popullsisë në moshë pune, dhe t’u bësh ballë shumë sfidave të tjera, me të cilat përballet jo vetëm Shqipëria, por edhe të gjitha vendet e rajonit. Për fat të mirë, populli shqiptar e kupton këtë gjë dhe nuk i merr seriozisht këto spekulime, ashtu si edhe shumica e ekspertëve dhe analistëve të këtij vendi.

Është shqetësuese që deklaratat e udhëheqësve shqiptarë nganjëherë bien në kundërshtim të plotë me faktet. Për shembull, kur thonë se Rusia është kundër integrimit të Shqipërisë në BE. Sidomos zbavitëse është kur deklarata të tilla bëhen në Itali, me të cilën Rusia ka tradicionalisht marrëdhënie të shkëlqyera ekonomike dhe kulturore, si edhe ndërveprim shumë intensiv politik. Midis vendeve tona ka një numër mekanizmash të rëndësishëm bashkëpunimi duke përfshirë takimet e rregullta të Komisionit Ndërqeveritar. Dhe tani bëni një krahasim me Shqipërinë, ku shkëmbimet tregtare dhe ekonomike me Rusinë janë tepër të politizuara dhe praktikisht nuk ecin përpara. Ndërkohë që sesioni i fundit i Komisionit Ndërqeveritar Rusi-Shqipëri është zhvilluar gati 10 vite më parë.

Endri Xhafo: A mund t’ju ndërpres një moment zoti Ambasador? Ju, kur thoni “deklaratat e bëra në Itali”, i referoheni intervistave të fundit të kryeministrit për mediat italiane?

Po, e kam fjalën edhe për deklaratat e Kryeministrit Rama i cili u shpreh se çdo ngadalësim i rrugëtimit evropian të Shqipërisë është gjoja në interes të Rusisë. Do të doja të thoja me përgjegjësi të plotë: Moska kurrë nuk ka kundërshtuar as zgjerimin e BE-së, as integrimin evropian të Shqipërisë. Ne nuk pajtohemi me disa qëndrime në bllok të Brukselit, si për shembull, përpjekjet e tij për t’i vënë vendet kandidate përpara një zgjedhjeje artificiale: ose me Moskën, ose me Brukselin. Megjithatë, drejtuesit më të lartë të Rusisë, përfshirë edhe Presidentin Putin, kanë theksuar në mënyrë të përsëritur se për vendin tonë BE-ja është një fqinj i rëndësishëm dhe partneri kyç ekonomik. Do të përmend vetëm një shifër: aktualisht 45% e shkëmbimeve tregtare të Rusisë realizohen me Bashkimin Evropian, dhe kjo ndodh pavarësisht sanksioneve.

Për fat të keq, elitat qeverisëse të Shqipërisë nuk e shfrytëzojnë mundësinë për të zhvilluar marrëdhënie pragmatike njëkohësisht edhe me Rusinë, edhe me BE-në. Por, ky nuk është faji ynë. Udhëheqja shqiptare me vetëdije sakrifikon perspektivën e partneritetit dypalësh, përfshirë këtu edhe rritjen e fluksit të turistëve rusë, e cila mund të kontribuonte në zhvillimin e ekonomisë dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve. Tendenca për të përmbushur objektivat e menjëhershëm politikë mbizotëron mbi mendimin strategjik për një perspektivë afatgjatë.

Endri Xhafo: Zoti ambasador ndjesë, t’i rikthehem edhe njëherë çështje së financimeve: Në mënyrë nominale dhe të prerë ju mohoni që Rusia të ketë financuar Partinë Demokratike, kryetarin e saj Lulzim Basha, apo figura të tjera të jetës politike apo mediatike në vend?

Unë tashmë ju fola për absurditetin dhe pathemelësinë e materialeve të tilla në mediat shqiptare. Nëse i analizojmë ato me kujdes, do të shohim se në to nuk ka as edhe një fakt të vetëm konkret, por vetëm hamendje. Dhe kryesorja është që nuk shpjegojnë motivet apo, të paktën, ndonjë arsye të financimit të Partisë Demokratike nga burimet ruse. Madje, unë dyshoj se biznesmenët rusë kanë dëgjuar ndonjëherë për ekzistencën e saj. Përse duhet t’i japin para Partisë Demokratike? Mos vallë është më proruse sesa Partia Socialiste? Jo, aspak. Sot ne shohim se njësoj si mazhoranca, ashtu edhe opozita nuk janë të prirura për të bashkëpunuar me Rusinë dhe janë futur në garë me njëra-tjetrën se kush bën më shumë deklarata antiruse. Në të njëjtën kohë, aleatët e demokratëve në parlament organizojnë aktivitete rusofobike në Uashington me mbështetjen e kongresmenëve amerikanë. Nga të gjitha këto, çfarë mund ta shtyjë Rusinë, të paktën teorikisht, për të mbështetur opozitën shqiptare?

E kuptoj, natyrisht, që Shqipëria po përpiqet, në çdo aspekt, të ndjekë shembullin e Shteteve të Bashkuara, ku tashmë prej disa vitesh trumbetojnë për ndërhyrjen ruse në zgjedhje. Megjithatë, shikoni ju lutem se si përfundoi hetimi i prokurorit të posaçëm Robert Mueller. Pas shumë hulumtimeve dhe një fushate të pafundme propagandistike në media, të gjitha akuzat për “dorën e Kremlinit” kanë plasur si një flluskë sapuni. A mendoni se ndonjë nga politikanët, ekspertët, gazetarët në Perëndim apo në Shqipëri do t’i kërkojë falje Rusisë për të gjitha fyerjet e bëra ndaj vendit tonë në kontekstin e kësaj historie? S’di pse, mua më duket se jo.
Ka edhe një moment tjetër interesant që dua ta përmend. Pak kohë më parë, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tashmë një politikan me përvojë, e paraqiti lajmin e rremë për financimin e Partisë Demokratike si një fakt të vërtetuar. Ai deklaroi haptazi se kandidatët për postin e Kryetarit të Bashkisë së kryeqytetit shqiptar caktohen dhe madje paguhen nga Moska. Kjo deklaratë më duket një gabim.

Dakord zoti ambasador, që ta mbyllim çështjen e financimeve: Rusia nuk jep, biznesmenë ruse nuk japin financime të fshehta, sipas jush. Po financime publike a jep Rusia apo ambasada ruse për shqiptarë? Kam parasysh këtu në vitet ’90 pati disa studentë shqiptarë që studiuan në Rusi, njësoj siç studiuan në një vend tjetër të lindjes siç ishte Rumania, që asokohe nuk ishte ende anëtar as i NATO-s, as i Bashkimit europian.

Ambasadori Karpushin: Nuk e kuptoj, përse përmendët Rumaninë? Pasi studentët shqiptarë studiojnë në të gjithë botën. Po, është e vërtetë që në Rusi ekziston një program i posaçëm shtetëror, sipas të cilit qeveria u ofron çdo vit maturantëve të huaj bursa falas për të studiuar në universitete ruse. Dhe ky program realizohet edhe sot.

Universitetet ruse janë prestigjioze dhe tërheqëse për studentë nga e gjithë bota. Të rinjtë shqiptarë nuk përbëjnë përjashtim dhe demonstrojnë një kërkesë të qëndrueshme për t’u arsimuar në Rusi. Jam i sigurt se qeveria shqiptare është e interesuar për trajnim të specialistëve të kualifikuar, të cilët kur të kthehen në atdhe do të japin një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e vendit të tyre. Kjo është veçanërisht e rëndësishme duke pasur parasysh procesin e largimit të popullsisë nga Shqipëria, si edhe deficitin e punonjësve të rinj të kualifikuar.

Në vitin 2018 në kuadër të këtij programi më shumë se 15 mijë aplikantë nga e gjithë bota morën bursa studimi, duke përfshirë edhe 53 studentë nga Shqipëria. Këtë vit do të fillojnë studimet e tyre në Rusi edhe 51 studentë të tjerë shqiptarë. Gjithsej, në Rusi janë diplomuar disa qindra shqiptarë, përfshirë këtu ambasadorë aktivë dhe drejtorë të drejtorive në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme. Të mos përmendim mijëra shqiptarë që studiuan në universitetet e Bashkimit Sovjetik, si për shembull shkrimtari Ismail Kadare i cili ka mbaruar në Moskë, apo babai i Kryeministrit aktual të Shqipërisë që është diplomuar në Akademinë e Arteve në Shën Petërburg.

 

15 komente në “Rusia sulmon fort kryeministrin Edi Rama dhe merr në mbrojtje Bashën (edhe Metën)”

  1. adi says:

    i jati i timonierit ka studiuar ne rusi???????
    paska qene agjet rus?????
    ska mundesi ?????
    kjo eshte shpifje !!!!!!!!!!
    keshtu eshte kur kurva del te dera e shtepise publike dhe ju bertet te tjerave kurva!!!!!!!!

    1. Edkari says:

      Rusia sulmon Ramen?!
      Rama e PS-ja eshte bythe e breke me Rusin Serbin e Grekun.
      Kristaq Rama qe eshte babai i Edvinit ka jetuar nga viti 1951-1960
      ne RUSI .
      Permenden parate ruse qe jane paguar per PD-ne vetem qe te mbulojne
      proruset e vertete.
      Socialistet shqiptare dhe bijte e tyre jane antiamerikan por politika tyre djallezore
      na tregon gjoja jane anti ruse e pro amerikane.
      Besoj se ne se nje dite do kete perplasje te forte midis Rusise e Amerikes ne krah te
      Rusise do rreshtohen shumica e socialisteve shqiptare.

      1. Fazllic Berishovic says:

        O KariEdit Fazllici thote pasi te mbaroje mbledhjen ne keshillin e sigurise kombetare do vije te shohe pak plaken tende . Bullatovici thote pasi te marri ca autobota me nafte do vije te shohi motren tende.

  2. moni says:

    Alamet mbiemri paske tovarish ambasador. Sido qe ta ndash ne rrokje prape qesharak tingellon ne shqip ? A thua te jete thjesht rastesi?! Cfare te presesh me teper nga aparatciket funderrina te KGB-se. Shyqyr i ra rasti te behet i famshem per 24 ore tek televizionet e kazanxhinjeve

  3. ¿ says:

    Ka 50 vite me Rusin vetëm një takim disa minutash ka patur Kryeministri Rama me ministrin Lavrov.

  4. Kalec Dega says:

    Nen pushtetin totalitar dhe diktatorial te Kryeministrit Edvin Rama :
    “Shqipëria e zhytur në korrupsion, burim i pastrimit të parave, trafikut të kokainës dhe heroinës”

    Per cudi, Tema shkruan vetem per Rusine, agjenten “Ruse” dhe Bashen.

  5. Agimi Diber says:

    Tavarish Lulzim Bashovski me daten 13 Prill para Kryeministrise tek Piramida ne pishine do te shfaqe filmin “balle per balle” rusi shqiperi duke marre nendetsen 105 ne lundrimin brenda pishines.

  6. Mihal says:

    Per te fshehur zullumet e pafundme te politikes shqiptare keto 30 vite dhe per te mos shprehur deshtimin total te marrdhenieve vasale me Ameriqine qe na ka fut ne periudhen me te erret te historise tone , plehrat e politikes shqiptare hapin here mbas here temen e gogolit ” rus”

  7. tropojaa1 says:

    hahaha gallate krejt hajgare i thom na malokt,po ku ka dore rusia???? me trafiku droge saje qorri,vllai i fatmir xhafs,deputetet kriminela doshi frtoku prenga,ku ka faj rusia pse kan ik me qindra shqiptar refugjat ne kohen e edvinit?ku ka faj rusia pse shum drejtor te edvinit jan me probleme me drejtesine? ku ka faj rusia pse qihet ne bythe edvin rama?? e shum e shum probleme te tjera ekonomike politike juridike sociale kulturore qe i ja kriju edvini me te vetet,dhe thone ka faj rusia,ose me hy ne BE ose na mori rusia me revansh ,ky i pa afte shkollepak prandaj del e thot rusia me hup gjurmt prej problemeve re veta ky pis pederast vertet humor hahaga

  8. Sinqeritet says:

    kalec dega shpellar koske-lepires!Aj dru me pre !

  9. albaniafirst says:

    Kjo eshte nje aresye me shume qe te mbeshtesim Ramen.
    Rusia nuk paska nderhyre kurre ne punet tona te brendshme!!!
    Vertet beson ky ambasadori qe ne jemi aq budallenj per ta besuar ate qe thote ne kete interviste?
    Eshte nje histori me se 200 vjecare qe tregon se Rusia ka qene gjithmone kunder popullit tone. Mjafton ti kujtojme ketij zoterise se si nen ndikimin e saj, Europa kenaqi pretendimet e fqinjeve tane me territore qe ne mijera vjet kane qene te banuara prej shqiptareve. Le te shkoje ca ne Greqi, Maqedoni, Serbi dhe Mal te Zi qe te shikoje se si shumica e popullit shqiptar jeton ne tokat qe kane patur den baba den, por qe jane jasht territorit zyrtar te shtetit shqiptar. Kjo eshte veper kryesisht e Rusise, prandaj mjaft me keto perralla diten per diell se nuk ka budalla qe ti besoje.

  10. uskania says:

    Pse,çfar presin disa te thote ambasadori?Dihet, ai mbron politiken ruse, mohon akuzat.Kjo eshte detyra e tij.

  11. Timi says:

    Nje indikacion shume i fortw qe trwgon edhw nje herw qe Edi Rama eshts lideri i duhir per jete vwnd edhw ndonja 20 vjet te tjera. Kud ts sulm9n Rusua ue ne rregull. Ruset sulmojne vetem progresistet, demokratet e vertete dhe personat qe misherohnw vlerat e perendimit!

  12. Malo says:

    Mos e Rruani fare se jane bere kontratat per 100 vjete…?

  13. NjeQytetarOptimist says:

    Zoteri, investigimi del qe pronaret e parajsave fiskale dhe ndermjetesit jane rus nga investigimi I Mother Jones.. Ska asnje rrace tjeter pervec rus.. Madje nje nga keta qelibaret eshte miljarder me kontrata nga Federata Ruse dhe ish agjent i KGB-se.. Mos eshte koocidence?!?! Duhet te jesh shume naiv ta besosh cfare po thua… Madje fyerje inteligjence.. E rrespektoj popullin rus. E dua popullin rus, por jo kshu. Jo sic sillet Federata Ruse ku sllavofolesit I shtron karpet dhe shqipfolesit I vendos nen varesi te tyre.. Sdo ta pranojm kurre.. Zoteri, e di kur do te besoj se ja keni shqiptarve pa hile, kur ti dhe Kina te ngrini kartonin per Kosoven.. Der atehere, historite nostalgjike mos na I permend sa kane ndryshuar 2 gjenerata.. Aneksoni Krimene dhe thoni qe Krimeja votoje per pavaresine e saj.. Po mire mor le te ndjekim te njejtin standart edhe per Kosoven te votoj dhe te shohim.. Jeni te pabesueshem sepse keni 2 standarte..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje