Bashkim Kombëtar? Mehmet Kraja: Kosova nuk bëhet provincë e Shqipërisë

30 Mars 2019, 09:35Rajoni TEMA

Shkrimtari Mehmet Kraja i ftuar në studion e RTV ORA shprehu qëndrimin e tij kundër bashkimit të Shqipërisë me Kosovën.

Ai tha se Kosova nuk mund të jetë një provincë e Shqipërisë.

Mehmet Kraja: Kosova asnjëherë nuk ka qenë provincë, nuk arriti të bëhej. Tani më pak se çdo herë tjetër mund të jetë dhe mund të bëhet provincë e Shqipërisë.

Që nga dita kur u shpall pavarësia Kosova nuk bëhet provincë e Shqipërisë dhe nuk duhet të shihet si e tillë.

Se çfarë ndodh pas 20 viteve në politikë, nuk dihet, por dimë një gjë: Të fusësh në opsion çështjen e bashkimit kombëtar me një lloj aneksimin të Kosovës është no sens, nuk bëhet kjo, nuk do të ndodhë.

Është të harxhosh energji dhe të flasësh marrëzira. 

Kraja kritikoi Ramën, i cili ka shpallur Serbinë si partner strategjik.

Mehmet Kraja: Aty u shpall Serbia si partner strategjik i shqiptarëve. Kjo është ajo fjalia e famshme dhe fatkeqe e atyre mbledhjeve, sepse ndonjëherë thuhen gjerat në mënyrë të pamenduar dhe banale.

Serbia nuk mund të jetë partnere. Një shtet që ka luftuar shqiptarët në të gjitha format deri në formën e gjenocidit dhe menjëherë të shpallet si partner strategjik, kjo ishte një gjë absurde.

Ti thuash kosovarëve këtë gjë në shtëpinë e tyre, është ti fyesh.

32 komente në “Bashkim Kombëtar? Mehmet Kraja: Kosova nuk bëhet provincë e Shqipërisë”

  1. petriti says:

    Fyerje mund te jete per soin tend more antishqiptar, se bashkimi i kombit eshte nje veprim i shenjte. Ky bashkim nuk i duhet vetem serbeve dhe sherbetoreve te tyre te cilet dalin hapur kunder kunder. Sipas ketij soji kosova duhet te jete province e serbise. Ah more si nuk ju shplan zoti nga kjo bote, plehra.

    1. Ilir says:

      Po kush i tha ketij qe do behet province. Ajo do kete vendin e saj ne krye te tavolines. Ky nuk eshte ne vete.

      1. Kapit Tupalla says:

        Mehmet Kraja, ish gazetar i gazetës “Narodna Armija” (organ zyrtar i Ushtrisë Jugosllave) dhe domosdoshmërisht edhe bashkëpunëtor i sigurimit të fshehtë ushtarak jugosllav KOS, tani si duket taxhijën e marr edhe nga Rusia

    2. Mbeturine jugosllave qe nxit jo-bashkimin! Esadist! says:

      Ky eshte helm qe nxitet nga Serbia. Keta njerez jane mbeturina Jugosllave. Kosova ka qene eshte dhe do te jete pjese e Shqiperise dhe Shqiperia luajti nje rol te jashtezakonshem ne clirimin e Kosoves. Deri edhe bijte e saj morren pjese ne lufte dhe u vrane aty. Pervec shume te tjerave. Pa Shqiperine Kosova do te ishte nen prangat e Serbise ashtu sic e duan Mehmetet esadiste. Pftuuu mbeturine e qelbur titisto-jugosllave. Kysh po thote qe Kosova do te behet province? Je ti qe perhap lajme te tilla per te nxitur rezistencen kunder bashkimit. Me gjoja do te humbisni po te bashkoheni me Shqiperine. Edhe keqinterpretimi i fjaleve te Rames eshte i qellimshem. Ne kohen kur Ballkani po perpiqet te hyje ne Europe dhe vendet e Europes si Gjermani dhe Franca i kane zgjidhur armiqesite edhe Shqiperia me Serbine duhet te zgjidhin konfliktet shekullore ne menyre qe te hyjne ne BE. Mireqenia dhe bashkejetesa paqesore nuk arrihet me me shume lufte por me dipllomaci dhe Rama beri pikerisht kete. Por mbeturina si puna e ketij derdimeni turkoshak dhe jugosllav nuk mund ti kuptojne keto gjera!

  2. lesh e li says:

    Ky bulldogu bene mire te mos flas..Kosova, qysh para 1999, eshte projektuar qe nje dite te bashkohet me Shqiperine. Eshte nje minishtet, I rrethuar nga armiq dhe pa rrugen e kombit do ishte ne varesi totale nga serbia..Bota nuk projekton e as mbeshtet shtete qe nuk ecin me kembet e veta. Pa mbeshtetjen shqiptare nuk do mbijetonte dot.

  3. DRENICA E KUQE says:

    Po Titua qesi krajash e krajucash ka mbajtur ne pushtet, a po e shihni o shqiptare se ky soj “shqiptari” edhe mutin e felliqe, me nder shqiptarve!…

    DRENICA E KUQE

  4. mik says:

    Artikull me vend, dhe absolutist i drejte por, pse nuk mbahet i njejti qendrim edhe ndaj Turqise ? Turqia per 500 vjet pushtim, nuk ka ba ma pak se Serbia.
    Jam pro mendimit qe ka ky analist por, duhet te perfshihet edhe Turqia, edhe pse jena ” vllazen “.
    Asht e kuptueshme qe historia i perket se kaluares por, gjithcka ka cakun e vet.
    Politika ban dicka te kundert nga ajo qe ndjen populli, edhe pse asht ” zgjedh ” prej tij.

    1. Biori says:

      Nje nder problemet me te medha te Shqiptareve eshte injoranca e theksuar dhe berja e historise si viktime e perjetshme dhe mohimi i historise se lavdishme te shqiptareve ne Perandorine Osmane prej Enverit dhe sot e 30 viteve per shkak te kompleksit te te qenit ” europian”.

      Po te dinin historine e tyre shqiptaret as agjenturat e huaja nuk do ndikonin ne identietin dhe aleancat e shqiptareve.
      Ti thuash Perandorise Osmane “turqi” eshte injoranca me e madhe.

      Le qe nuk ka pas ndonje identitet turk ne ate kohe apo ndonje identiet te ” turqise” por mbi te gjitha duhet kuptuar qe Perandoria Osmane ishte nje perandori multietnike dhe teokratike myslimane ku ne krye te strukturave te saj vinin myslimanet me te zote deri ne postin e kryeministrit qe benin politikat.

      Nje nga 2 popujt me te fuqishem brenda Perandorise Osmane ishin shqiptaret.

      54 kryeministra Shqiptare e kane udheheq kete perandori per 190-200 vite me me te famshmit Qyprylinjte qe e drejtuan per 70 vite.

      Fuqia e madhe e shqiptareve ne kete perandori coi qe shqiptaret myslimane te dominonin Garden Perandorake te Jenicereve dhe te ishin mercenaret me te frikshem.

      Kjo fuqi krijoi edhe Pashalleqet e Pavarura Shqiptare ne Ballkan qe sunduan gjysmen e Ballkanit dhe bene qe Shqiptaret te merrnin Egjiptin ne 1805 dhe te krijonin gjithe ate perandori te Muhamed Aliut te Egjiptit.

      Edhe sulltani i fundit i madh, AbdylHamiti garden perandorake e kishte vetem me shqiptare.

      Shqiptaret e rrezuan nga pushteti.

      Studio pak se ngelesh injorant.

      P. Osmane ne Shqiperi ka pas juridoksion te drejperdrejt diku tek 350 vite ndersa ne Kosove diku tek 400 vite.

      ( E marr si te mevetshme periudhen e Bushatllinjeve).

      Jo 500 vite.

      1. ti je muslimon,ti je zhuls shkretetire,si i tille eshte normale te jesh rrot [email protected] uakbar! says:

        turk i piset,bie ere arabi……………..ptuuuuuuuuu plehre!

        1. Spartak Avukat Anglosakson Ngjela says:

          Rrofte Osmanlia

      2. Progresi says:

        Zotni Biori, edhe pse pretendon se ke lexuar shume histori, mbetesh akoma shume larg per ta konsideruar veten te mire informuar ne fushen e historise kur hedh balte mbi Enverin. Enver Hoxha e mbrojti dhe e coj perpara shkencen e historise ne sherbim te se vertetes dhe te kombit shqiptar.

      3. Gjyshi says:

        Per faktin se paskeshim qene pjese e Perandorise e jo te pushtuar, se paskeshim pasur shume kryeministra shqiptare… shqiptaret ,kur vdiq kjo perandori, ishin “ te lulezuar” ekonomikisht, kulturalisht, te arsimuar 100%… Po leje fare, or Biori. Te “ mirat” e perandorise po i “gezojme” edhe sot .

      4. mik says:

        Biori – E para punes un flas si Shqiptar e jo si Turk, apo si pjese e Perandorise Osmane, merre si te duash.
        Perdor termin Turqi, per te njejten arsye qe perdor termin Shqiperi e jo Arberi. Turqia e sotme asht ish Perandoria Osamne. Pse i kan ndryshu emrin, nuk do thote se asht dikush tjeter.
        Pajtohem me ty kur thu: Nje nder problemet me te medha te Shqipetareve eshte injoranca e theksuar. Asht e vertete qe jemi injorante, perderisa me Greqine, Rrumanine, Bullgarine apo Serbine, qe ishin pjese e Perandorise Osmane, ju nuk ndiqni te njejtin kriter, ashtu si e ndiqni me ne ! Atyre nuk i thoni qe ishim administrator, dhe jo pushtues ne vendin tuaj !! Atyre nuk i thoni te ndryshojne tekstet historike ne shkollat e tyre. Nuk jua mban ju te ballafaqoheni me to, jo se ata jane ma trima se ne, por se ata kane aleanca te tjera, gja qe neve na mungojne, e kjo asht fale jush.
        54 Kryeministra Shqiptar qe kane udheheqe Perandorine Osmane, i kan sherbyer asaj Perandorie, e jo vendit te origjines se tyre. E njejta gja ka ndodh edhe ne Perandorine Rromake, me rreth 20 Perandor Rromak me origjine Shqiptare. A duhet me thane qe ne nuk ishim te pushtuar prej Rromakeve, por ishim pjese e Perandorise se tyre, edhe pse ne nje kohe-zgjatje prej 150 vjeteve, ne kohen e Perandoreve Ilire ne krye te Rromes, garda Pretoriane perbahej prej ushtareve Ilire, apo me origjine Ilire, ashtu si jeniceret qe ti po i perdor si shembull ?! A duhet me thane na se, me qe Viktor Emanueli ishte mbreti i Italise, Abisinise dhe Shqiperise , ne ishim pjese e asaj mbreterie, e jo te pushtuar prej tyre ? O Zot, kur ban edhe ti si diplomat !!
        Egjyptin, Muhamet Aliu e mori me forcat e veta, ashtu si do kishte marre edhe Perandorine Osmane, sikur mos te ndalohej nga Anglezet dhe Francezet.
        Epilogu asht : E gjith fatkeqesia e Shqiperise asht pushtimi i saj nga Perandoria Osmane. Asnji nga shtetet Evropiane te pushtuara nga Perandoria Osmane, nuk ka dale ma i lodhur se Shqiperia. 500 vjet pushtim, asnje nuk thote : Kjo asht rruge Turke, Ure Turke, ndertese Turke apo shkolle Turke. Pertandoria Osmane nuk la asgja mbrapa pervec injorances, varferise dhe ngaterresat sociale qe po i vuajme edhe sot. Cdo vend ku shkeli Turku, asht pjese vendeve ma te mbrapambetura, jo vetem te rrajonit, por edhe te kontinentit.
        Mua nuk ke nevoje te me thuash : Studio pak se ngelesh injorant ! Injorancen ti e ke te shkruar ne balle. Ti, si te studiosh e si mos te studiosh, e ke marre ate rruge. Je injorant i lindur ne ish perandorine Osmane.

  5. Epiriiiiii says:

    Shkoni Bèni Bashkim-Vllazerim me Sèrbin, se ai ju do fort, tjeter sna mbetet gjè per te thene. Ju Stervitem ju Strehuam Ju Armatosèm edhe ju Çliruam, tani sna mbetet gje tjeter vetem te degjojme dallaveret dhe ofendimet tuaja. Tung

    1. albert says:

      Bashkim-vellazerimin me serbe shqiptaret e Kosoves e paten qe prej vitit 1945. Po te kishin dashur ata edhe sot do te ishin me vellazerim-bashkim, por nuk e deshen prandaj e luftuan ate. Po ta perkujtoj se gjate vellazerim-bashkimit shqiptaret e Kosoves kishin nje mireqenje qe ne Shqiperi do ta kishin per lakmi.

      1. katarakti says:

        Po ta perkujtoj se “2000 vete po luftojne dhe 2 milione rrine e shikojne”. Eshte thenia e njerit prej liderve te Kosoves kjo. Persa i perket luftes çlirimtare ju hyte atje me zor. Se ju mori perpara Amerika dhe UCK-ja. Per shumicen e popullsise kosovare kishte me shume rendesi “pasoshi” dhe azili ne Zvicer dhe Gjermani si te “maltretuem” nga serbi sesa lirija. Prandaj ne vend qe te bashkoheshit me UCK-ne shumica prej jush moren plaçkat kraheve dhe u dynden ne Shqiperi dhe Maqedoni. Po ta perseris: Po te ishte per ju, do te kishit mbetur perjete nen Serbine sesa do te kishit ngritur koke. Po ishte Perendimi qe per interesat edhe te vetat ju çliroi nga Serbia. Me ndihmen edhe te disa trimave te UCK-se. Qe perbenin nje pakice nder shqiptaret e Kosoves. Shumica prej jush ishit mbeshtetes te bindur te politikes gandiste te Ibrahim Rugoves:” Te mos e provokojme Serbine!!!!”. Prandaj edhe menjehere pas çlirimit votuat perseri per Rugoven. Aq urrejtje kishit per UCK-ne qe ju hoqi nga dora pasoshin dhe ju prishi rehatin!

  6. am says:

    Po ky eshte strucizem. Rama tha qe me shifra serbia eshte partneri kryesor i kosoves ne ekonomi. Ajo nuk u be partner se e tha rama. Ajo eshte partnere kryesore prandaj e tha, po kujt ja tha, kujt tha?? Ja tha mehmet karjes!!

  7. epo kjo pune says:

    mos fol ne emer te Dardanise, Dardania eshte pjese natyrale e Shqiperise qe si trung ame mbetet e cunguar pa Dardanine e pjese te tjera shqiptare ne Epiro-Ilirine historike. Fol qe nese bashkohen te kete parlament me ligj zgjedhor qe lejon perfaqesueshmeri nga te gjitha krahinat e Shqiperise. Dardania nuk eshte as me nderuar dhe as me shperfillur se cdo krahine tjeter e Shqiperise nga Laberia, Myzeqeja, Malesia e Madhe etj etj. Lojen e kujt po beni more zoteri se Dardania nuk ka nevoje per konfuzione.

  8. Besi UK says:

    O Mehmet merru me letersi se politika eshte sport i rende per ty pavaresisht se perceptimi juaj eshte i njejte me shumicen e shqiptareve te Kosoves qe nuk duan bashkim me shqiperine dhe kjo vjen si rezultat i punes se mire qe ka bere akademia serbe per te futur urrejtjen ndermjet shqiptareve te njejten gje ka bere Rusia dhe Greqia ku arvanitasit i quan greke the tosket deshirojne ti bejne disi te ndryshem me geget kete te fundit nuk jane arritur kurre dhe nuk do te ja arrijne kurre,te kthehemi te Kosova ne e respektojme deshiren e tyre se kete e kam thene dhe une me disa shoke te mi ne Londer qe Kosova nuk mund te bashkohet kurre me shqiperine dhe ata me quanin serb por une e njoh mentalitetin provincial te shqiptareve te Kosoves me analiste si Matoshi, Buzhala,Kraja etj por dhe shqiperia nuk do te mbetet kurre peng i Kosoves qe do te krijoje identitet tjeter si ata te malit te zi nga ku ke origjinen dhe e kam fjalen per malazezet qe nuk jan sllave por shqiptare te sllavizuar prandaj ne do ti rregullojme marredheniet me Serbine dhe do bejme shkembime tregtare siç beni ju prandaj Edi Rama eshte shum largpames shume patriot dhe e di mire çfare eshte e mire per shqiperine rrofte shqiperia dhe ata qe e ndjejne veten shqiptare se shqiperia edhe me aq pak toke qe i ka mbetur i ka te gjitha mal,fushe dhe kryesorja dalje ne det qe nena serbi nuk e ka tung

  9. dardan says:

    Bash mir e ka ky baloshi. Kosova nga vet emni qe ka i takon me ken e Serbise se prej tyne e ka histirin. Beteja Fush Kosoves eshte fillimi historise se Serbise e ky thjesht po perforcon faktin se Kosova nuk ka kene province e Shqipnise, po e Serbise. Bravo, Kraja, Buzhala, Kelmendi, Matoshi etj po kerkojn te kthehen ne origjinen e tyne serbe.

  10. Vladimir says:

    Partner eshte term shumedimensional qe lidhet jo vetem me dashurine, miqesine, afrine apo respektin, por, mes shtetesh, edhe me pozicionin gjeografik, interesat ekonomike (vende partnere: -paesi che intrattengono relazioni economiche… Fjalori Trecani).
    Dhe partner Strategjik ne sensin afatgjate, perseri nuk mund te mos konsiderohet strategjik raporti me nje vend fqinj me te cilin je prane perjetesisht.

  11. mik says:

    Pse interpretohet per keq artikulli i tij ? Ai e thot troc : ” Serbia nuk mund te jete partnere. Nje shtet qe ka luftu Shqipetaret ne te gjitha format, deri ne format e genocidit, dhe menjehere te shpallet si nje partner strategjik, kjo asht nje absurditet. Ti thuash Kosovareve kete gja ne shtepine e tyre, do te thote ti fyesh “.
    Te dashur komentues militante e servila, ku asht bashkpunimi me Serbet ketu ?! A mund te ma spjegoje dikush ?

  12. Adi says:

    Prap shkruan ky udebash pjese te skenareve te Sherbimit Sekret Serb qe te perçaj kombin?
    Ky antishqiptar dhe fytyren e ka si Sali Berishiçi dhe Karachiçi.

  13. Iliria e bashkuar says:

    Te shpelafte mortja o serb i keq

  14. Veterani says:

    Bashkimi i kombeve nuk vjen nga dashurija. Eshte budallallek edhe ta mendosh. Bashkimi apo ndarja diktohet nga kushtet materiale. Nuk u bashkua Gjermanija perendimore me ate lindore mbasi lindorja ishte shume me dobet ekonomikisht se ajo perendimorja. Nuk u nda Çekija me Sllovakine nga mungesa e dashurise por nga diferenca ne ekonomi
    Po keshtu per aresye ekonomike Basket duan pavaresi nga Spanja etj etj. Ne qofte se Shqiperija do te zhvillohet me shpejt se Kosova bashkimi vjen vetvetiu dhe e kunderta. Bashkimet artificjale shkaketojne katastrofa dhe ata mund te jene veper aventurieresh. Keto gjera i lihen kohes.

  15. Artan Sejko says:

    Per te qetesuar shqetesimin e Mehmetit propozoj qe Shqiperia t’i bashkohet Kosoves, apo Kosova te aneksoje Shqiperine, apo Shqiperia te jete province e Kosoves.
    Artan Sejko

  16. undefined says:

    E mor Mefmet paske met krejt.

  17. Dardan says:

    O tradhtar ne gjak: bashkimi do te behet ne forme Federale, Kosova do te kete qeverine dhe parlamentin e vet (sigurisht edhe qente e vet si puna jote).

  18. I.Hoti says:

    KY ESHTE TUROSLLAV I TERBUAR ! Pa moral, i degjeneruar ne trashigimi e i shperlare nga bithet….! Nje plak matuf hale e shoqerise shqiptare!

  19. Miri says:

    Kosova nuk eshte dhe nuk ka per te qene kur province e Shqiperis, Kosova eshte Shqiperia mor derr perçares , doni s’doni ju Shqiperia do behet

  20. Jashari says:

    Kraj – a . sikur nuk tingellon shqip, si eshte puna o Memut?

  21. Ska says:

    Ne se kosovaret e quajne vehten shqipetare atehere padyshim Kosova duhet ti bashkohet Shqiperise: si province? Po po: “si province”. Shqiperia atehere do te kete kufi edhe me Serbine (plus 3 vendeve te tjera), me te cilen duhet te bashkepunoje, ne baze te parimeve te fqinjesise mire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje