Cakaj me dorë të fortë: 38 konsuj nderi me privilegje të pajustifikueshme, do t’u hiqen targat CD

1 Prill 2019, 10:24Politika TEMA

Në një deklaratë për mediat këtë të hënë, Ministri i Jashtëm, Gent Cakaj ka njoftuar se 38 konsuj nderi lëvizin me makina me targa diplomatike, duke përfituar kështu privilegje të pajustifikuar.

Ai ka njoftuar se do të merren masa të menjëhershme për heqjen e targave diplomatike dhe zëvendësimin me ato përkatëse.

38 konsuj nderi të Shqipërisë, përdorin një automjet me targa kombëtare dhe me një shenjë CD.

Në shkelje të habitshme të këtij ligji janë plot 38 konsuj nderi, të pajisur me targa CD, të cilët hyjnë e dalin në vend si përfaqësues më të lart diplomatikë.

Ky privilegj është i pajustifikueshëm dhe duhet të marrë fund.

Informoj të gjithë personat në fjalë do të fillojë menjëherë me kontaktimin e tyre, dhe do të dorëzojnë targat diplomatike.

Në bashkëpunim me ministrinë e brendshme dhe atë të transportit, do të merren të gjitha masat që argat në fjalë të dalin jashtë funksionit. Kjo masë nuk ndërlidhet me emra të veçantë, por vjen nga domosdoshmëria e respektimit të ligjit.

Ne jemi në përgatitje edhe të një mase tjetër, për fuqizimin e dinjitetit të pasaportës diplomatike shqiptare, dhe shumë shpejt do t’u komunikoj rezultatet e kësaj nisme”, u shprehet Cakaj.

11 komente në “Cakaj me dorë të fortë: 38 konsuj nderi me privilegje të pajustifikueshme, do t’u hiqen targat CD”

  1. Asllan says:

    Bravo Ministrit Cakaj per kete revolucion ne Ministrine e Jashtme, por…perseri keni bere selektime…… vartesit tuaj nuk ti kane dhene te gjithe emrat qe duhet te hiqen nga Ambasadat ..ka plot te tjere nga rruga qe vazhdojne punen,,,ose qe kane vite qe jane te preferuarit dhe zgjedhin ambasadat me te mira…..jo me dy standarte ca te nenes ca te njerkes… Pune te mbare…

    1. PlepSurreli says:

      te pajustifikuara dhe jo “ pajustifikuar “o anal fabetet e Temes me Kristal.

  2. office says:

    Gjysmat e shqiptareve i kane makinat me CD dhe me fenelina pilicie . Policia rrugore eshte si loder

  3. Mustafa says:

    Te lumte zoti Minister vazhdoni keshtu .Shpresojme qe qeveria te ju mbeshtese ne luften kunder te privilegjuarve e te pa afteve te mbeshtetur nga presidenta,kryeministra,ministra.Per kete Zoti Minister nuk donin te ju miratonin ne kete detyre te rendesishme per vendin se ndjenin rrezikun qe mund te vinte per ta.Pune te mbare Zoti Minister.

  4. olimpia says:

    Pavaresisht zhurmes idiote kunder Cakajt dhe Shahinit,kam pershtypjen qe te dy keta ministra te rinj jane nje shprese se brezi i ri i shqiptareve te kulturuar dhe te paindoktrinuar jane forca transformuese e se ardhmes.Pavaresisht mjedisit konservator dhe klisheve ,te dy ministrat e rinj,nuk them kosovar sepse pastaj me duhet te theksoj edhe krahinate ministrave te tjere ,jane te qarte ne ide ,pa komplekse,me logjike te forte por edhe te balancuar,perfshires ne debat por edhe te vendosur e pragmatike.Do ta keshilloja Ramen qe te gjithe ministrat dhe politikanet e PS ,te rinj dhe me pervoje te angazhohen me shume ne debatin publik duyke argumentuar me fakte ,shifra ,diagrama punen dhe rezultatet ,por edhe problemet reale qe preokupojne njerezit.Shpifjet e opozites nuk duhet te kalojne pa reagim ,pasi njeriu i thjeshte nuyk ka kohe te kerkoje te verteten.Dhe ka gazetare si Zheji qe jane mashtrues te rafinuar,neperka te sheqerosura,qe ne morine e jetes shoqerore gjejne vetem ato qe nxijne realitetn .

  5. ertv says:

    Ministri “excellent” qenka kthyer ne nje Drejtor Parku Auomobilistik !?

  6. Xhemali says:

    Bravo te forte per Ramen e Cakajn
    FBI dhe disa agjensi prestigjoze investigative kane shprehur shqetesim ne lidhje me mjetet me tarka diplomatikedhe pasaportat diplomatike te ketyre mender konsujve “te panderit” pasi jane transportuar droga te forta dhe thase e valixha me para te pista.
    Ironi e thelle se me dy perjashtime, asnje nga keta “konsuj” nuk dijne asnje gjuhe te huaj.
    Cfar eshte bere ne kete vend.

  7. Free says:

    bravo i qofte se ishte bere MJ prone e LSI tu bo ndere per i got raki.

  8. Xhemali says:

    E pate reagimin e menjehereshem te mender “ish ministrit te Puneve te Jashtme Tritan Shehu, nervozizmin, mallkimin, shpifjen dhe presionin…Kjo flet shume..Ja keta jane teveqelet qe kane drejtuar politiken e jashtme te ketij vendi.
    Imagjinoni te ishte minister i jashtem nje reanimator…..qe nuk ka haber per asnje element qe do te duhej te plotesonte nje minister i jashtem. Krim shtetror. Tani na nevrikoset ky edepsez se po u kufizokan te drejtat e njerezve qe ai vete ka caktuar. Por ka perfituar shuma te medha ky birbo, i paudhe qe nuk i vjen turp per korrupsionin e poshtersite qe ka bere.
    Edhe njehere BRAVO Rames e Cakajt.
    Prisni se keni pune akoma. Futuni tek linja e personelit, do gjeni njerez te marre jashte kriterit, do shihni tmerrin e madh te nepotizmit dhe numurin e madh te njerezve te lidhur me qeveritaret nder vite si shperblime te “puneve te pastra” qe kane bere.
    Goditeni kete kancer qe po na le jashte Europes. Kujtoni qe Jozefina Topalli con vajzen me studime jashte shtetit dhe menjehere cakton dhenderrin ne ate kohe nje cope kengetari si diplomat ( O Zot i Madh cfar poshtersie zinxhir…) apo Neritan Ceken qe bashke me te birin punonin diplomate ne te njeten kohe…..
    Frenoni fenomenin e levizjeve te shpeshta te selive diplomatike apo konsullore, gjoja per nje “perfaqesim me dinjitoz” ku shtetit i kane fluturuar me qindra milione Euro e Dollare, pasi ambasadore rrugace e matrapaze, ne bashkepunim me shefat e tyre kane bere kompromise te ndyre me qiradhenesit, duke u dhene atyre qera mujore shume te larta e duke marre prej tyre (qeradhenesve) shuma te medha monetare sipas mareveshjeve te fshehta mes tyre, para qe u vijne ketyre matrapazeve edhe sot pas lenies se detyres (mareveshje “xhentelmenesh”)

  9. Nik says:

    Njè problem mjaft interesant pèr ministrin e jashtme mbetet emèrimi i konsujve dhe çfar kritere janè pèrdorur .Nuk dèshiroj tè mendoj keq por nè itali dy vite mè parè simbas njè gazete mjaft tè njohur zbuloj se mjaft konsuj pèrfitonin nga emèrimet e disa shteteve dhe kryenin biznese pèr xhepin e tyre ndèrsa shteti italian i mbèshteti me fonde ,konkluzioni èshtè jo vetèm tè dorzohen targat por tè verifikohen priviligjet nè çdo kèndvèshtrim.

  10. Shqiponja says:

    E more vesh ore Lili hajduti , punon mileti , nuk vjedh si puna jote , o Lil 7% -shi , e godite pabesisht Gentin , e shikon si punohet me ndershneri dhe vullnet ??
    Eshte per tu cuditur, as Luli nuk e kuptonte Erjon Veliajn qe punonte , e ngaterobte me veten e tij qe glinte si gjarper bullar ne bashki , dhe komande benin njerezit e tij te afert , kuneter me ryshfetet dhe aferat skandaloze …….po tani cdo thote Lili ??? Kane lene Tritan preshin te beje kritike , pisa njerez ……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje