Sërish tensione në Laçi-Tirana, grushta mes presidentëve: Pashk Laskaj godet Refik Halilin, përfundon në polici

3 Prill 2019, 21:51Sport TEMA
Sërish tensione në Laçi-Tirana, grushta mes presidentëve:

Pas asaj që ndodhi javën e shkuar në ndeshjen e kampionatit Laçi-Tirana pritej paksa me frikë ndeshja e kthimit për kupë, në Laç, aty ku sot Tirana u kualifikua, edhe pse humbi 2-0, duke qenë se kishte fituar 3-0 në Tiranë.

Gjithçka normale, edhe pse arbitrimi ishte i dobët dhe kishte 2 penallti në favor të Laçit, apo një karton i kuq që mund të jepej kundër Laçit.

Një stadium i blinduar nga forcat e policisë bëri që të evitohej çdo përplasje e mundshme, por më vonë ndodhi një ngjarje e shëmtuar.

Telesport mëson se në Tiranë, pranë një restoranti te Dogana, presidenti i Laçit Pashk Laska ka debatuar ashpër me presidentin e Tiranës Refik Halili.

Nga fjalët është kaluar te veprat dhe ka pasur një sherr masiv, ku janë përfshirë shumë njerëz të afërt të presidentit Halili.

Një përleshje e egër, me pasoja serioze, pasi ka pasur boks “sade”, por të paktën nuk është përdorur ndonjë armë.

Në afërsi të vendngjarjes ishte një automjet i forcave Shqiponja të policisë, që mori me vete Laskën, duke e shoqëruar në polici, për të kryer verifikime.

2 komente në “Sërish tensione në Laçi-Tirana, grushta mes presidentëve: Pashk Laskaj godet Refik Halilin, përfundon në polici”

  1. rrema says:

    Keshtu do te ndodhi gjithmone deri sa te kete ekipe rrembythje me plera si Laci….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje