Shkolla e re që do të ndërtohet në Kodër Kamëz do të ngrihet mbi një tokë private e cila është shpronësuar nga Bashkia e Tiranës për të plotësuar nevojat jetike të këtij komuniteti.
Përmes një postimi në tëitter, kreu i Bashkisë së Tiranës nënvizon se ata të cilët lejuan mbi 200 ndërtime pa leje në këtë zonë heshtën, ndërsa e cilëson të turpshme histerinë e përfaqësuesve të PD ndaj shkollës së re që është një kërkesë e kahershme e banorëve të Njësinë nr 11 në kryeqytet.
“Im atë ka kaluar një dekadë në U. Bujqësor. Unë kam kaluar fëmijërinë në vitet ’80! Si u nënshtruan/korruptuan nga 200 ndërtime pa leje e nuk reaguan, qe turp!
Por akoma më turp sot histeria ndaj shkollës JETIKE për NJ.11 në tokë PRIVATE shpronësuar nga Bashkia Tiranë. TURP”, nënvizon Veliaj.
Kreu i Bashkisë siguron qytetarët se shkolla e re në Kodër Kamëz do të plotësojë të gjitha standardet, teksa thekson se godina e re që është dizenjuar me pasion nga një prej arkitektëve më të mirë si Stefano Boeri, do të jetë më e mira në Shqipëri.
“A e patë Liceun, Baletin, Kosovën? Mbajeni mend! Akoma më e bukur do jetë shkolla e rë në Kodër Kamëz – në një anë parashkollor e 9-vjeçare e në anën tjetër gjimnaz!
Dizenjuar me pasion nga Stefano Boeri e investuar me dashuri nga Bashkia e Tiranës, do të jetë më e mira në Shqipëri”, shkruan Erion Veliaj.
Për shumë vite të lënë në harresë, falë vëmendjes së shtuar të Bashkisë Tiranë, banorët e Institutit Bujqësor dhe Kodër Kamëz gjatë këtyre katër viteve kanë përfituar nga një sërë projektesh sikurse është investimi madhor për Projektin e Rehabilitimit të Lumit të Tiranës, shtimi me 17 klasa mësimore në Shkollën “Isa Boletini”, me terrene sportive e sistem ngrohje si shkollat më model në kryeqytet. Nuk flitet më për mungesën e ujit të pijshëm dhe mbi të gjitha ujë më cilësor nga furnizimi në rrjet i Bovillës.
Keta shohin qimen e tjetrit, dhe trahu i tyre nuk u ben pershtypje. Erion varja lesht dhe bej punen.
koder kamza i perket nje territori me shumice kurde tashme e uzurpuar krejtesisht nga rebelet huthi
A di ky njeri me hap nje fabrike qe prodhon e ofron vende pune,apo eshte mesuar vetem me gjera demagogjike ?
A di ky se shteti e qyteti nuk mbahet me pemet e mbjellura,po me gjera produese si fabrika,vende inkubator per ide prodhuese,etj etj
Cka i ofron ky rinise tone qe kerkon pune : cerdhe,park loja vetem? O erion,mos mba mendjen vetem tek gjerat demagogjike se nuk ka me femije neper cerdhet qe bere se gjithe nenat e babait te ri po ikin se nuk kane ku te jetojne ne tirane me çmimet stratosferike sa parizi gati per cdo gje e pa rroge pune plus asaj.
Sjell doni fabrike e hap vende pune prodhuese ,vepro siç veprojne shoket e tu ne bote se mbete vetem tek cerdhet e pemet si pune e lehte e e shpejt…
Nuk ben shteti fabrika o njerez, nga vini ju, jemi ne Kapitalizem jo ne Socializem, Shteti ineresohet per infrastrukuren, Edukimin mase edhe per Mjekesine, mbrijtjen nga krimi, Mbrojtjen e Atdheut etj por jo per Fabrika or tej, dhe i krijon Njeriut mundesine te jetoje i lire, i qete qe te krijoje ambient per te zhvilluar biznesin privat. Ju keni ngelur akoma nje Socializem dhe prisni qe shteti tu jape edhe pune, prandaj keni ngelur akoma tek Kafja dhe rrugeve dhe ne ate novel varferie. Shkolla behet per tju edukuar qe te jeni te afte per konkuruar per punet e reja qe jep tregu.
po ne sistemin e pare pa uje ishin shkollat o “filozof” ..! Atehere nese pritej uji i pijshem apo shuheshin dritat ishte ngjarje e jashtezakoneshme ..! Mos i nxini gjerat me keq se shpirtin tuaj ..! Thuajini gjerat hapur , apo rruani diplomat qe po i merni nga Amerika ..? Amerika eshte tjeter kontinent , ne jemi Europe , bile ne zemer te saj ..!
MUND TE SHKOSH TE SHKOLLA SHYQYRI PEZA NE KOMBINAT .SHKO DHE HAP SYTE NE CFARE GJENDJE TE MJERUESHME ESHTE .