Ndryshohet masa e sigurisë ndaj ndaj Olsi Albajramit, i cili u arrestua pas protestës së të mërkurës para parlamentit, pasi u rrah mire prej protestuesve si infiltruar.
Gjykata penale e Tiranës vendosi detyrim paraqitje për 29-vjeçarin nga Elbasani, i cili akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj punonjësve të policisë.
Në seancën gjyqësore i pranishëm së bashku me familjarët ishte dhe ish-deputeti i Partisë demokratike, Luçiano Boçi, i cili në një prononcim për mediat tha se veprimet e policisë kanë qenë tendencioze.
29 vjeçari u përfshi në një sherr me protestuesit pasi në kokë mbante një kapuç të zi dhe ata e kanë pandehur si efektiv të infiltruar mes tyre.
Sali Berisha pershendeti protestuesit qe e rrahen me nje postim ne facebook duke shkruar se mori denimin qe meritonte
Nderkohe Albajrami akuzohet për veprat penale të “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Të enjten gjykata e apelit la në burg 7 protestues të tjerë, mes tyre dhe Florenc Hoxhën dhe Dorian Protoduarin.