SHBA tërheq misionin ushtarak nga Libia

7 Prill 2019, 15:15Bota TEMA

Forcat amerikane do të largohen përkohësisht nga Libia tri ditë pas një përplasjeje të re midis grupeve rivale të armatosura.

Gjenerali Tomas Valdhauser, kreu i Komandës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, tha në një deklaratë të dielën se “realiteti i sigurisë në terren në Libi po bëhet gjithnjë e më kompleks dhe i paparashikueshëm”. Megjithatë, Valdhauser nuk specifikoi se ku do të zhvendosen forcat amerikane.

Khalifa Haftar, kreu i ushtrisë kombëtare të Libisë, njoftoi të enjten sulmin e tij mbi kryeqytetin e Tripolit, selinë e qeverisë libiane që ka mbështetjen e OKB-së, duke çuar në përleshje të reja me milicinë rivale. Ofensiva e tij nisi 4 ditë më parë në periferitë e kryeqytetit, çka i ka bërë shumë grupe ndërkombëtare të reagojnë në lidhje me përkeqësimin e situatës së sigurisë.

Përplasja mes ushtrisë së Haftar dhe milicisë mund të fusë Libinë akoma më tej në spiralen e dhunës, ndoshta më të keqen që nga lufta civile e vitit 2011, e cila kulmoi me vrasjen e diktatorit Muammar Gedafi.

Dhjetëra milici veprojnë në vend. Kohët e fundit ato kanë qenë aleancë ose me qeverinë e mbështetur nga OKB, me seli në Tripoli, ose me Ushtrinë Kombëtare të Libisë të gjeneralit Haftar, një antiislamik i fortë që gëzon mbështetjen e Egjiptit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, që ka fituar terren në Libinë lindore.

Haftar e ka ndihmuar diktatorin Gedafi të merrte pushtetin në vitin 1969, por marrëdhëniet e tyre u prishën dhe gjenerali emigroi në SHBA. Ai u kthye në 2011 pas nisjes së kryengritjes kundër Gadafit dhe udhëhoqi forcat rebele.

Qeveria e bashkimit, e cila doli nga negociatat e vitit  2015, e ka pasur të vështirë të shtrijë kontrollin në të gjithë vendin. (TemA TV)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje