Erion Veliaj: Jam fanatik ndaj kohës, kemi realizuar 95 % të punëve të planifikuara

9 Prill 2019, 22:26Sociale TEMA

Kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte i ftuar në Top Show, ku bëri edhe një bilanc për punën e tij thuajse 4-vjeçare në këtë pozitë.

Veliaj u rikthye pas te shënimi i ditëve në krye të bashkisë dhe tregoi se vijon të mbajë “Count down”-in, ndërsa i kanë mbetur edhe 82 ditë nga mandati i tij i parë.

“Kur e nisa “Count down”-in me 1500 ditë, në stafin tim të gjithë qeshnin dhe thoshin se kemi kohë plot, por tani që shënon vetëm 82 ditë, askush nuk qesh më, pasi kuptojnë se koha ka ikur shumë shpejt”, tha Veliaj.

Gjatë këtyre ditëve të kaluara, Veliaj u pyet edhe për faktin nëse ishte i kënaqur me atë çfarë ishte bërë gjatë kësaj kohe në bashkinë e Tiranës.

“Nëse kishim planifikuar të bënim 100 gjëra, ia kemi dalë të realizojmë 95, çka më bën të kënaqur. Mua më pëlqen të jemi fanatikë të kohës dhe të mos e lëmë të na ikë sepse është vërtetë e çmuar”, tha Veliaj.

5 komente në “Erion Veliaj: Jam fanatik ndaj kohës, kemi realizuar 95 % të punëve të planifikuara”

  1. lani says:

    te duam kryeminister ti je i vetmi shpres tani

    1. Komentuesi pa pagese says:

      O Lani , tani e dime qe duhet t´i beni furca Lalit. ama te pakten mos shkaterro gjuhen shqipe. fJala “shprese” eshte e gjinise femerore. “Shpresa”, prandaj bej pak kujdes. E di qe e keni te veshtire, se shkollat dhe universitetet i keni mbaruar ne anglisht , gjoja. Prandaj shkruaje edhe nje here:
      Te duam Kryeminister. Ti je e vetmja shprese tani.

  2. Ahmedinejadi says:

    Marshallah sa ka perparu cuni!!! Kandidat per Krieminister ene i Shqypnis ene i Iranit. Hallall te padye bab Ahmedinejadi

  3. Didi says:

    Marshalla,marshalla lum kjo nena qe te ka.Je si loqe per hata!

  4. Tirana says:

    Te tille djem punetor dhe vizionar i duhen ketij vendi, Erjoni ne krye te bashkise dhe i mbeshtetur fuqimishte nga KM Edi Rama, mandatin tjeter mund te bejne mrekulli dhe tja ndryshojne rrenjesishte faqen Tiranes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje