Fitoi një medalje ari dhe dy argjendi, Çalja: Në dy vite arritëm të ngremë flamurin shqiptar në majat e Evropës!

9 Prill 2019, 22:13Sport TEMA

Briken Çalja arriti një sukses të jashtëzakonshëm në Kampionatin Europian të Peshngritjes.

Peshngritësi shqiptar përfaqësoi denjësisht ngjyrat kuqezi duke fituar medalje të artë në peshën deri në 71 kilogramë në shkëputje e të argjendtë në shtytje e dygarësh.

Pas përfundimit të garës përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Çalja ka shprehur gëzimin e  tij për këtë sukses mjaft të madh.

Postimi i Briken Çaljas

“Një medalje ari dhe dy argjendi!
Rezultat historik dhe një ndjenjë krenarie e papërshkrueshme teksa këto dy vite arritëm të ngremë flamurin shqiptar në majat e Evropës.
Ju falenderoj të gjithëve për mbështetjen nga i pari e deri tek i fundit.
Mbështetja juaj është krenaria ime më e madhe. I jam mirënjohës të gjithëve që më ndenjën pranë dhe më mbështetën.
Do të vazhdoj të luftoj që himni i vendit tim të ndëgjohet në pedanet e krejt botës mbarë.

Faleminderit , faleminderit, faleminderit!
Brikeni”

(TemA)

5 komente në “Fitoi një medalje ari dhe dy argjendi, Çalja: Në dy vite arritëm të ngremë flamurin shqiptar në majat e Evropës!”

  1. Artan Sejko says:

    Urime dhe suksese me te medha pac!

  2. Kelmendi says:

    Te lumte dhe urime!!!

  3. lato says:

    Perkushtimi dhe thjeshtesia e ngriten kete djale sulovar ne majat e sportit Evropian.E kam gjetur kete femije 12 vjec kur lante filxhanet ne nje kafene ne Shtermen,me tha Nard Toska:-E di cfare i ben hekrave ky? I respektueshem,i vullnetshem,me pune kembengulese e cau jeten,se hilet jane si bixhozi.Ku jane hileqaret,dopingaxhijte,pordhacet,sot?Deshtuan qe te gjithe.
    Emri i Sulovarit te thjeshte dhe atdhetar ngrihet vigan ne majat e Europes.Faleminderit Briken Calja!

  4. albi says:

    Krenar per ty Briken!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje