Java e librit e cila organizohet me rastin e 10 vjetorit të Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, startoi
dje. Një diskutim shkencor për librin e dy profesorëve të nderuar, Prof.Dr Aristotel Pano dhe Akademik
Prof.Dr Anastas Angjeli, “Paraja, Bankat dhe Shoqëria”, bashkoi pedagogë të fushës së ekonomisë,
studentë e të ftuar të tjerë. Përmes këtij diksutimi, u analizuan vlerat e punimit jo vetëm për
profesionistët e fushës, por edhe për studentët e qytetarët. Diksutimi përcolli një frymë sa profesionale aq
edhe miqësore i konceptuar ndryshe, në një mjedis të dashur për librin si “Unur art lounge”, ku
eskpertët e fushës u ndjenë të lirë të diskutojnë qetësisht dhe me argumenta të zgjeruar. Gjuha e thjeshtë
dhe e kuptueshme e përdorur në libër, mundëson një informacion të munguar më parë për këdo.
“Debatet për paranë, politikën monentare, sistemin bankar dhe monedhën janë debate të vazhdueshme
që i kanë shpërbyer zhvilimit të mëtejshëm të shoqërisë dhe vetë institucioneve”, u shpreh një nga
autorët e libritn Akademik, Prof- Doktor Anastas Angjeli. I ftuar në këtë diskutim shkencor, libri u
vlerësua nga një prej ekspertëve me të njohur të ekonomisë, Ardian Civici i cili u shpreh se “udhëtimi”
në faqet e këtij libri është realist i pasur dhe i argumentuar, historik dhe shkencor, informues dhe i dobishëm,
me bazë të fortë për fushën, temën dhe çështjet që trajton. “Ky libër vjen për lexuesit si një domosdoshmëri e
kërkuar nga zhvillimet dhe ngjarjet ekonomike që e kanë dominuar ekonominë botërore këto 10 vitet e fundit,
mbas krizës financiare globale”, u shpreh Civici. Në diskutimin e tij, pedagogu i Fakultetit të Ekonomisë, Tonin
Kola nënvizoi vlerën që ka shpjegimi kronologjik për historinë e sistemeve monetare. “Ky libër përvecse një
analizë e rrallë, një literaturë e munguar në Shqipëri, është një libër nga i cili gjithkush mëson qartë se
zhvillimi i një shoqërie kërkon zhvillimin e sistemeve monetare dhe anasjelltas. Është një libër të cilin
pasi e lexon me kuriozitet dëshiron t’i rikthehesh. Jam i bindur që do të jetë një ndihmë e rrallë për
studiuesit, studentët dhe të gjithë ata që do ta kenë në duar”, u shpreh për librin Tonin Kola. Dekani i
Fakultetit të Ekonomisë në UMSH, Alqi Naqellari bëri një analizë edhe më të detajuar të librit duke
theksuar se libri është ndërtuar mbi një strukturë të saktë e të ligjikshme duke shtjelluar edhe më në brendi
vlerat e tij.