Nga Ardit Rada
Grabitja e djeshme në aeroportin e vetëm ndërkombëtar të Shqipërisë ka bërë që të reagojë i gjithë zinxhiri shtetëror. Kjo ‘shkundje’ e ministrave, Kryeministrit e deri te Presidenti me gjasë nuk lidhet vetëm me faktin se kemi të bëjmë me një akt të përsëritur. Por sepse ndodhi pikërisht kur një zyrtar i lartë amerikan ndodhej në Tiranë dhe avioni i tij ishte në pistën e “Nënë Terezës”. Ai mund të ishte pre e një sulmi terrorist, sikundër çdo avion tjetër që ndodhej në Rinas ato momente.
Pyetja që shtrohet në këtë moment është sesi një derë me rrjetë teli mund të garantojë sigurinë e një objekti të rëndësisë së veçantë. Sikurndër mund të pyesim; Përse nuk ndodhin ngjarje të tilla në Sarajevë, Podgoricë, Shkup dhe Prishtinë?
Së pari duhet kuptuar se kur një fugon me persona të armatosur dhe të maskuar me silikon arrin deri në avionin me pasagjerë, imagjinoni sa e lehtë është për një terrorist pa maskë, por vetëm me një jelek si punonjës piste dhe 100 gram eksploziv, t’u afrohet avionëve.
24 orë pas ngjarjes ka vetëm një reagim të organit të akuzës që thotë se çështja i ka kaluar ‘Krimeve të Rënda’ dhe se janë marrë në pyetje familjarët dhe 40 të tjerë.
Ka edhe një sulm frontal nga institucionet ndaj ‘kinezëve’ të Rinasit, sikur kompania në fjalë e ka pushtuar aeroportin, dhe jo sikur ka firmosur një kontratë.
Me apo pa kosto, qeveria së pari duhet ta mendojë edhe një herë kontratën me kinezë apo kushdo qoftë që sipas saj i ka prishur terezinë. E sigurt është që nëse lind nevoja, prishja e njëanshme e kontratës vlen më pak sesa milionat që gjobit Strasburgu çdo vit, apo shpronsimet e përmuajshme.
Por më i dhimbshëm sesa hesapet është fakti se të gjithë i kanë sytë te gjetja e autorëve, por jo tek përgjegjësit e zyrave. Ata mund të jenë brenda ‘TIA’-s, në Policinë Kufitare, në bankën që transportonte para apo kudo. Janë ata që u kemi besuar qetësinë e aeroportit dhe emrin e mirë të “Nënë Terezës”.
Cfare ka per te mos kuptuar ketu. Shikoni kontraten e koncesionit dhe kontraten e TIA-s me ICTS dhe aty gjenden lehte fajtoret qe ne te dyja ratet eshte koncesioni sepse edhe sikur pergjejgesia te jete e ICTS , kontrollin dhe detyrimin per miremanaxhimin e kontrates e ka koncesioni kinez dhe ai drejtori idiot gjerman qe vazhdon dhe drejton aeroportin sikur e ka te babes, qe e njeh policia, rinasi, ministrja e transportit, drejtori i aviacionit civil dhe ANTA. Kerkojini kinezeve ta pushojne me ceremoni dhe te shpetoni njehere e pergjithmone nga arroganca dhe papergjegjshmeria e nje individi te vetem qe mbaka peng sigurine e te vetmit aeroport te shqiperise. Ministrja Balluku duket si e forte por nese e le ne dore te Krisleneve kete pune aha
Ska thene kote “Nasradini” ,Mut bari ,mut vendi.
Kam pershtypjen se ky fare analisti me emrin Ardit Rada eshte shume me teper medioker sesa nje pjese e komentueve te kesaj gazete. Ardit meru me gje tjeter ne jete se ketu ia ke fut kot!