Protestat nga disa studentë kundër ndërtimit të shkollës së re “Nënë Tereza” në Kodër Kamëz janë organizuar nga Partia Demokratike.
Sikurse mund të shihni edhe nga këto foto, në krye të disa studentëve është dhëndri i ish-kryeministrit Berisha, Jamarber Malltezi, i cili është edhe anëtar i Kryesisë së PD-së.
Ky i fundit, së bashku me drejtues të tjerë të PD që janë pedagogë në këtë universitet, kanë lënë studentët pa mësim duke i nxjerrë në protestë.
Pak më tutje, është një tjetër figurë e lartë e PD-së, Fatbardh Sallaku.
Duke shfrytëzuar pozitat e pedagogut në këtë universitet, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, së bashku me Malltezin, kanë organizuar disa studentë për të bllokuar investimin e Bashkisë së Tiranës për shkollën e re, që do i shërbejë një komuniteti prej 30 mijë banorësh.
Pjesë e këtyre protestave është edhe ish-deputeti i PD, Gjok Vuksani, i cili ka organizuar disa nga studentët e tij të protestojnë.
Madje, ai nuk ka hezituar t’i filmojë ata me celularin e tij për qëllime politike.
Përveçse deputetit të PD, Gjok Vuksani ka mbajtur disa detyra të rëndësishme në kohën e Berishës.
Ai ka qenë edhe drejtor i Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural (AZhBR), ndërkohë që sot është anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së dhe në strukturat drejtuese të PD, qarku Lezhë.
Te nderuar studente:
Se pari a eshte vertet territor autonom i juaj kjo hapsire publike? dmth a ka UBT nje certifikate pronesie per kete parcele toke?
Se dyti… Duke qene se thoni qe jeni ne gjyq me ke jeni ne gjyq? Ja u kane zaptuar token? Jeni ankuar ju si studente prane ndonje institucioni?
Se treti si e keni shfrytezuar deri tani kete hapsire? Duke mbjell ullinj qe sjane vaditur asnjehere dhe qe skane bere asnjehere asnje kokerr?
Se katerti juve propozoni qe te mos merret kjo por te merret prap nje toke tjeter kesaj here e juaja pse nuk riperdorni dhe investoni ju ne keto ambjente?
Se pesti ne masterplanin qe keni miratuar pa konsultim me ju godina e fakultetit nuk eshte ne kete siperfaqe por ne renojat e nje godine dy kateshe qe ju aktualisht perdorni
Se gjashti ku eshte zeri juaj kur u shpenzuan 500.000 eur per mure rethuese dhe nuk u investuan per rikonstruksione godinash sudentore gjate kohes qe ju ishit ne protesta?
Se shtati kaq urgjente ishte rikonstruksioni i Vila Toptanit dhe a e dini se sa ka kushtuar? A e dini se sa kondicioner mund te blenit ju me keto pajisje?
Se teti a e dini qe nje nga ata pedagoget qe ju fryn eshte ish drejtor i AZHBR qe nuk ka investuar asgje as dje as sot ne Universitetin tuaj? Dhe personi tjeter qe ju fryn eshte nje nga ata qe e ka firmosur kete projekt ne 2013?
SHIKONI CFAR BEN KAFSHERIA E MALOKERIA E SHPELLAREVE TE SALI KRIMINELIT….
Jamserb haleja qe vjen ere e keqe ne vend qe te fshihet gjekundi se eshte mbushur kupa dhe urrejtja ka shkuar atje ku nuk mban me por na del me bazuret me ate koke si tambure xhazi dhe na jep mend se cduhet te bejne. Per te gjitha ligesite qe i keni bere atij populli per te mbushur xhepat tuaj shpirti nga bytha ka per tju dale.