Nga kjo e mërkurë, sigurinë në aeroport do ta marrrë përsëipër komisariati i policisë së Rinasit.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu në një konferencë për shtyp nga Rinasi u shpreh:
“Mbi bazën e kryeministrit por edhe ministrit të Brendshëm dhe me urdhrin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë sot shefi i komisariatit të policisë së Rinasit krahas detyrave funksionale që do të ketë për kontrollin e menaxhimit të kufirit, merr edhe përgjegjësinë e drejtimit, menaxhimit, kontrollit dhe bashkëpunimit me kompaninë e sigurisë në aeroport për të bërë të mundur kthimin e sigurisë në ato parametra që kërkojnë qytetarët por edhe standardi i Aviacionit Civil”.
Kreu i Policisë së Shtetit tha se grabitja e 10 milion eurove në aeroport është një ngjarje tepër e rëndë, sikundër dhe nënvizoi se policia nuk ka gjetur bashkëpunimin e koncesionarit për sigurinë:
“Është një ngjarje jashtëzakonisht e rëndë dhe ne si polici shteti jemi duke e analizuar. Grupi hetimor është duke punuar intensivisht.
Policia është duke punuar 24 orë dhe do të bëjë të mundur zbardhjen e kësaj ngjarje. Jemi duke punuar dhe për rritjen e parametrave të sigurisë, e cila pavarësisht kërkesave të vazhdueshme nga policia e shtetit për tu kthyer në nivelin e duhur brenda standardeve të BE dhe aeroporte të tjera, në momente të caktuara nuk kemi gjetur bashkëpunimin e duhur nga kompania që është përgjegjëse për sigurinë e aeroportit ” Nënë Tereza”.
Me nje djale policia po nem ate qe se kishte vere… Detyren sipas ligjit…
Po ta analizosh me kujdes dhe me vemendje kete ngjarje dhe te tjerat te kryera nga ky grup lindin dyshime (qe duke pare dhe situaten ne te cilen ndodhej grupi i implikuar ne ngjarje ne Greqi ku kishin mbetur te vrare mes te cileve dhe nje polic)si eshte e mundur qe keta shkojne ne aeroport ne Rinas per te grabitur qe eshte nje vend qe bene dhe jehone nderkombetare ne vend qe te grabisin ndonje supermarket ose banke ne ndonje qytet cfaredo.Po zgjedhin pikerisht Rinasin.Nuk perjashtohet dhe mundesia qe deputete te Pd Lsi apo te tjere qe duan nje permbysje te situates qe po kalon vendi per shkak te proceseve te pastrimit te politikes te kene inkurajuar kete grup apo te tjere per te diskretituar vendin,me premtimin qe do tu fshihet cdo gje nga dosjet dhe bemat e tyre qe u rendojne mbi shpine.Nje grabites apo bandit normal shkon e vjedh nje banke ne Berat apo Fier a Bilisht po jo parate qe ndodhen ne avion ne Rinas.