Gjenerali polako-amerikan i shek. XVIII, Casimir Pulaski, mund të ketë qenë femër ose një person interseks.
Pulaski, një fisnik që dikur iu bashkua ushtrisë së Xhorxh Uashingtonit dhe luftonte trupat britanike në 1777, konsiderohet hero lufte si në Poloni dhe në SHBA.
Shkencëtarët kanë zbuluar se skeleti i Pulaskit kishte karakteristika femërore rreth 20 vjet më parë, por nuk ishin në gjendje të provonin se ishte padyshim ai.
Por testimi i ADN-së tashmë ka konfirmuar se skelet femërori i përket me të vërtetë Pulaskit.
Gjetjet e tyre do të përmblidhen në një dokumentar të kanalit Smithsonian, i quajtur “Tregimet e fshehura të Amerikës: Gjenerali ishte femër?”, më 8 prill.
Kush ishte Pulaski?
Pulaski u lind në Varshavë, më 1745, dhe kishte ineteres për politikën që në moshë të re. në adoleshencë, ai u shpall i jashtëligjshëm nga Rusia pasi luftoi për pavarësinë e Polonisë. Kjo e detyroi të largohej për në Paris. Atje ai u takua me revolucionarin amerikan, Benjamin Franklin, i cili e bindi të mbështetur kolonitë që luftonin kundër Anglisë në Revolucionin Amerikan.
Ai besohet t’i ketë shpëtuar jetën Xhorxh Uashingtonit në betejën e Brandywines në vitin 1777, duke gjetur një rrugë shpëtimi përmes së cilës Uashingtoni dhe ushtarët e tij arritën të tërhiqeshin.
Ai vdiq në vitin 1779 në moshën 34 vjeç, vetëm pak kohë pasi ishte plagosur rëndë gjatë rrethimit të Savannah.
Kockat e Pulaskit janë ruajtur në një enë metalike nën një monument në Savannah, Xhorxhia. Kur monumenti u zhvendos përkohësisht rreth dy dekada më parë, studiuesit arritën të merrnin në studim skeletin e tij. (TemA TV)