Ministri i denjë Lleshaj përballë intifadës së padenjë të disa gazetarëve

11 Prill 2019, 15:52Blog TEMA

Nga Albert P. Nikolla

Ndër thuajse tre dhjetëvjeçarë të paskomunizmit nuk besoj të ketë pasur një orkestrim gazetaresk kaq të detajuar kundër një ministri siç po ndodh kohët e fundit me Ministrin e denjë Lleshaj! Me plot gojën duhet thënë se Ministri Lleshaj ka sjellë një kthesë kulturore në drejtimin e Ministrisë së Brendshme.

Pa mohuar asnjë punë të suksesshme të pararendësve të tij, Lleshaj duket qartë se e ka orientuar punën e Ministrisë në një shpërfaqje të re dinjiteti dhe qasje njerëzore që e afron policinë dhe ruajtjen e rendit me qytetarët.

Mirëpo ky kapërcim cilësor politik e administrativ ka krijuar probleme te grupi i kundërshtisë, i cili duhet të aktivizojë patjetër makinerinë e përbaltjes, sepse çdo sukses i qeverisë i shkakton shqetësim. Dhe këtu fillon orkestrimi mediatik me sulmet kaq të shpeshta e të ashpra, sikur të kishim të bënim me një shpalosje të intifadës së gurëve.

Emërimi i Lleshajt në këtë Ministri më është dukur si një gjetje kulturore e politike mjaft e goditur nga Kryeministri Rama, sepse shpeshherë rendi konceptohet si përdorim i fortë i dhunës. Rendi duhet të ruhet, por pa rënë kurrë në tundimin “që të bëjë zap njerëzit”. Pra, nuk duhet të ringjallet koncepti i frikës, por i përgjegjësisë së çdo qytetari për të respektuar ligjin. Për këtë arsye, në drejtimin e kësaj Ministrie ai e pa të udhës të vinte një figurë lartësisht profesionale dhe jo një nga “të fortët”.

“Të fortët” janë rrezik për policinë dhe demokracinë, dhe jo forcim i saj.

Është krejt e dukshme se në ushtrimin e detyrës së tij Lleshaj po dëshmon një dinjitet prej shtetari të vërtetë, pa rënë në kurthin e gjuajtjes me baltë të disa “profesionistëve” të gazetarisë që përdorin gjysmë të vërtetat e lajmeve. Gjysmë të vërtetat janë djallëzore, sepse kanë brenda elemente të së vërtetës dhe mashtrimin e bëjnë më të stërholluar, duke krijuar për rrjedhojë imazhe të rreme në publik.

Këtë gazetarë tendenciozë, të cilët janë një pakicë kundrejt shumicës dinjitoze të gazetarëve të Shqipërisë që punojnë mes shumë sakrificash, janë të habitur me punën e Ministrit Lleshaj dhe e shohin produktin e tij politik si një thagmë, si të papritur dhe nuk dinë ç’të bëjnë! Ai kriminel nuk është, i lidhur me banditët jo, i përfolur për korrupsion jo e jo! Atëherë duhet të shpikin “servilizmin” ndaj Kryeministrit, a thua se një ministër duhet të jetë në luftë me kryeministrin e qeverisë ku bën pjesë. Duhet të shpikin

“çudinë” e madhe se policia po përdor dhunë!!! Policia e shtetit ekziston antropologjikisht dhe institucionalisht për të përdorur dhunën në rast nevoje. Polici duhet të ruajë sigurinë dhe shtetin kundër keqbërësve dhe shkelësve të ligjit nëpërmjet forcës dhe dhunës. Natyrisht i referohem dhunës përpjesëtimore dhe besoj se përdorimi i forcës së policisë në këta muaj ka qenë i denjë, jo fyes dhe përpjesëtimor, me qëllim ruajtjen e dinjitetit të çdo qytetari, qoftë ky edhe shkelës i ligjit.

Duhet të shpikin faktin se po ndodhin shumë ngjarje kriminale të papara asnjëherë më parë për nga intensiteti dhe tronditja. Edhe kjo është një gjysmë e vërtetë, sepse vjedhje bankash kanë ndodhur vazhdimisht në Shqipëri dhe ndodhin mjaft shpesh edhe në Europë e më gjerë. , parë në dy aspekte. I pari ka të bëjë me faktin se Ministria që ai drejton po përballet kohët e fundit me një situatë artificiale intensive rrëmujash të krijuar nga opozita e dalë jashtë Kuvendit dhe është e natyrshme që ai të jetë në syrin e ciklonit mediatik! Por menaxhimi dinjitoz i situatave të krijuara nga protestat e ka egërsuar më shumë opozitën, sepse rrëmuja e shumëdëshiruar prej tyre nuk po krijon kaos të përgjithshëm dhe populli nuk e do rënien e shtetit.

Togfjalëshi “rënia e shtetit” është përditë në gojën e drejtuesve të opozitës. Ky fakt dëshmon papërgjegjshmëri totale përballë thirrjes së përbrendshme njerëzore të të bërit politikë. Politikë (nga greqishtja politicos) do të thotë përkujdesje ndaj komunitetit, qytetit, shtetit dhe jo përdhosje e tyre. Kjo është antipolitika e opozitës e cila tashmë nuk mund të ketë sukses, sepse qytetarët shqiptarë po dëshmojnë një pjekje demokratike përherë e më të thellë dhe kuptojnëmjaft mirë se kush e do shtetin e kush është kundër tij.

Aspekti i dytë ka të bëjë me sensin e përgjegjësisë së disa gazetarëve që sulmojnë pa pikë përgjegjësie duke u bazuar në gjysmë të vërtetat që përmenda më lart. Sensi i shtetit dhe i së mirës së përbashkët kalon nëpërmjet secilit prej nesh me një përgjegjësi të shkallëzuar, sipas detyrës që ushtrojmë. Sigurisht, kush është në krye të shtetit ka përgjegjësi më të madhe, por pa përgjegjësi nuk është askush, as punëtori i thjeshtë dhe as ai që kërkon lëmoshë gjithë ditën.

Por përgjegjësisë personale, sado të vogël në dukje, nuk mund t’i shmangemi dhe, për më tepër, as gjykimit të historisë për secilin prej nesh. Në këtë frymë do të theksoja se përgjegjësia e gazetarit është e dyfishtë, sepse ka të bëjë me veprimin e tij konkret dhe me ndikimin që ka tek lexuesit e tij, duke ndikuar në formësimin e një mendimi të gabuar, pasojë e maskimit të së vërtetës për qëllime të mbrapshta.  që krijojnë mendim të gabuar kur maskohet e vërteta

Sidoqoftë mendoj se lipset një analizë më e thellë e sulmeve ndaj Ministrit Lleshaj

10 komente në “Ministri i denjë Lleshaj përballë intifadës së padenjë të disa gazetarëve”

  1. Illyria-Shqiperia says:

    Ministri Lleshaj eshte ministri me I mire I PB qe ka patur Shqiperia ne keto 29 vite. Ky eshte fakt do ishte fatkeqesi per ne, nese do te largohej tani.

  2. Sit back and relaks■●▪ says:

    solidaritet fetar dhe krahinor.

  3. Sit back and relaks■●▪ says:

    solidaritet fetar dhe krahinor..

  4. Sit back and relaks■●▪ says:

    solidaritet fetar dhe krahinor…

    1. Alban Dega says:

      ATDHEU I MADH FILLON TEK VENDLINDJA E VOGEL!

      Atdheu im eshte toka
      Ku me ra koka !

  5. Flutura says:

    Fatkeqesisht nje pjese e mediave nuk ben punen e saj, por sillet si aktor politik.

  6. KUJTIM PUSHKA says:

    Opozit PE LESHI

  7. Petriti says:

    Zoti Nikolla ben vleresim te drejte per Z.Lleshaj dhe e arsyeton po drejte sulmin qe ” gazetaret gjobvenes”, i jane turrur ketij dinjitari qe sot eshte ne krye te Ministrise se Brendshme, sepse jane mesuar te perfitojne shuma marramendese duke u thurur lavde disa ish ministrave te brendshem te paafte, vagabonde, hajdute, te lidhur me trafiqet e deri vrases si Lulzim Basha, Bujar Nishani, Luan Rama, Igli Toska, e disa te tjere te cilet pa frike mund ti konsiderosh pergjegjesit kryesor te atij niveli te larte te kriminalitetit qe prej 30 vjetesh vec sa vjen e fuqizohet.
    Rralle vijne ne krye te Ministrise se Brendshme dinjitare si Zoterinjte e nderuar Spartak Poci, Neritan Ceka, Perikli Teta, Petro Koci, Sokol Olldashi dhe Sander Lleshaj.

  8. Niko Shpiragu says:

    Jam plotesisht dakort qe ministri LLeshaj eshte njeri i edukuar dhe i rregullt. Figura e tij eshte shume dinjitoze dhe ai po mundohet te kryej detyren shume te veshtire qe i eshte ngarkuar sipas ideve te tija. Ata gazetaret qe e sulmojne jane pjese e bandes hajdute te PD e LSI dhe une kurre nuk i mbeshtes ata per sulmet e tyre dashakeqese kundes ministrit sepse jane dora e ndyre e Berishes. Por nga ana tjeter une mendoj se ai me idene e tij se policia duhet te jete shume e edukuar dhe paqesore me njerezit, po e jep pushtetin tek banditet. Eshte e patolerushme qe bandite te blere nga Berisha e CO. te godasin me mjete te forta policine dhe policia te qendroje e tulatur. Keshtu sic po ulet figura e policeve eshte e sigurte se ata kur te jete nevoja te mbrojne shtetin nuk kane se si ta mbrojne se i i fajeson dhe pushon ministri dhe kryeministri. Pa frike kriminelet e PD dhe LSI do te kerkojne permbysjen me force te rendit kushtetues dhe sic duket do ta arrijne ne daten 13 Prill. Pas kesaj po ju z. gazetar do te shkruani se ai ishte i dobet si minister dhe nuk do te keni te drejte te cfajesoheni. Taksapaguesi i ka dhene policit shkop e mjete te tjera deri dhe armen qe te mbroje vehten dhe rendin. Ai nuk duhet t’i perdorin ato kot por kur eshte e nevojeshme duhet. Nuk po shkojne policet per te goditur protestuesit qe edhe une do ti fajesoja, por po shkojne banditet tek policet dhe po i gadasin ata. Kjo s’ndodh ne asnje vend te botes. Si ka mundesi qe une ose dikush tjeter te shkoje tek policet ketu ne USA e t’i godas ata? Ku e gjeta une kete te drejte? Ne raste te tilla eshte 100% e sigurete qe policet do te pergjigjen me arme zjarri qe mos te perseriten me raste te tilla. Policia nuk duhet te jete e dhuneshme, por ne te njejten kohe ajo duhet te mbroje vehten dhe shtetin nga banditet. Ministri Lleshaj mund te kryej shume mire nje detyre tjeter, por detyren e ministrit nuk e kryen dot se ajo do kellqe. Ne se ai mendon se duhet ta kete mire me te gjithe, ky post nuk eshte i pershtatshem per te. Ai po ia jep shtetin Saliut prap qe ta beje rrumpallo. E perseris qe ai mund te jete nje nga njerezit me te mire te vendit, por ne se nuk ndryshon opinionet pacifiste per policine e shtetit, le t’ia lere vendin ndonje tjetri. Keshtu do te ngelet i nderuar dhe i respektuar si qytetar. Me mire t’i themi fjalet e hidhura ne fillin se sa atehere kur te kete ndodhur gjema. Vet ju z. gazetar atehere do te flisni shume here me vrazhde se une sot. Ne se e doni dhe e respektoni ministrin qe per hir te realitetit eshte shume i mire si qytetar, vihini ne dukje edhe mangesite se keshtu e ndihmoni ate dhe shoqerine qe gjendja te mos shkoje drejt gremines.

  9. astrit says:

    Puna ne Ministrine e Brendshme dhe ne Policine e Shtetit kerkon mbeshtetje dhe inkurajimin nga te gjithe dhe jo sulme, sic ndodh ne Shqiperi. Kjo behet nga ata qe nuk duan rregull, qetesi dhe nje Shqiperi evropiane. Duke pare se S.Lleshaj po punon me ndershmeri dhe ka rezultate te dukshme sulmohet per ta hequr, se keshtu krimi ka mundesi te veproje pa u shqetesuar! Lereni Ministrin dhe Ministrine qe drejton te bejne punen pa shqetesime! Nuk duhet tu mungoje mbeshtetja nga te gjithe, se ata punojne per te gjithe ne! Respekte Minister dhe vazhdo punen!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje