Rama me kryeministrin kinez: A do të flitet për Rinasin?

11 Prill 2019, 20:15Ekonomia TEMA

Kryeministri Rama do të jetë sonte në mbrëmje në Dubrovnik në kuadër të samitit të 8-të mes Kinës dhe vendeve të Europës jug-lindore.

Samiti i këtij viti do të trajtojnë investimet kineze në këtë rajon në kuadër të iniciativës 16+1 në datat 11 dhe 12 prill.

Sot në mbrëmje do të mbahet vetëm darka e mirëseardhjes mes kryeministrit kroat, atij kinez si dhe kryeministrave të vendeve pjesëmarrëse, mes të cilëve do të jetë edhe Edi Rama.

Ende nuk dihet nëse pjesë e bisedës mes kryeministrit kinez dhe atij shqiptar do të jetë edhe ajo e koncesionit të Aeroportit të Rinasit, që menaxhohet nga një kompani me aksione kineze.

Pas ngjarjes së 9 prillit, qeveria shqiptare është treguar shumë e ashpër me koncesionarin në fjalë, duke e akuzuar drejtpërdrejtë si përgjegjësen kryesore.

Ndërkohë, në Kroaci, të Premten në mëngjes do të nisë punimet forumi i biznesit mes Kinës dhe vendeve të Europës juglindore. Rreth orës 11 do të nisë seanca plenare mes vendeve pjesëmarrëse dhe parashikohet që rreth orës 12.30 të nënshkruhen marrëveshjet dypalëshe mes vendeve.

Kujtojmë se, Shqipëria është i vetmi vend në rajon ku Kina ka pak ose pothuajse aspak investime, ndërkohë që përplasja me kompaninë që menaxhon aeroportin “Nënë Tereza” mund t`i ftohë edhe më shumë këto marrëdhënie.

4 komente në “Rama me kryeministrin kinez: A do të flitet për Rinasin?”

  1. Berti says:

    ICTS-ja eshte pjese e grabitjes, qofte shqiptar apo i huaj. Informacionet me detaje per grabitesit ,jane dhene vetem nga ata.
    Sa per investimin kinez, do ishte budallallik, pasi kinezet kerkojne 95% te fitimeve dhe me punetore kinez.
    Keshtu e nisen ne fillim edhe ne portin e pireut, futen punetore kinez , por kur u ngriten sindikatat greke dhe hodhen kinezet ne det, vetem atehere ndryshuan qendrim…
    Edhe dicka : ne Pire qe kinezet kane ndryshuar komplet portin , pasi kane investuar miliona euro, ekziston vetem nje flamur kinez, edhe ky ne zyren e tyre, kurse ketu….ne hyrje te aeroportit

    1. Enki says:

      Ka shume mundesi te mos kete kineze fare ne pronesi te aeroportit, sepae komoania qe ka 60% te aksioneve eshte kompani off shore.

      Sa per investimet kineze, nuk eshte fare e vertete qe e kane me rregull qe sjellin punetor kinez.

      Varet si e ben kontraten.

  2. olimpia says:

    Rama duhet te beje perpjekje qe te binde kinezet te investojne ne Shqiperi.Politika jone servile dhe idiote nuk ka ditur te shfrytezoje historine per te terhequr investime kineze .Kina gjithmone ka shprehur gatishmeri per te rritur investimet ne te gjtha fushat.Duke qene nje vend me kulture mijravjecare ,Kina ka vleresuar marredheniet ne te kaluaren si nje histori qe nuk fshihet,pavaresisht gabimit hiustorik qe beme duke i cuar marrdheniet ne piken zero.Ne prishem marredheniet ne momentin qe Kina filloi kthesen historike ne politikat e saj ekonomike,gje qe sollen shnderrimin e saj ne superfuqi.Aktualisht do te mjaftonin disa shumekombeshe kineze ,sidomos ato ne huitech te ngrinin nje zinxhir objektesh industriale te cilat do te benin te mundur gjallerimin e ekonomise ,rritjen e punesimit te rinise dhe te vleres se shtuar te prodhimit kombetar.Me kete duyhet te merret Rama i cili as qe duhet ta shkoje nepermend te bisedoje me kinezet per koncesionaren kinbeze.

  3. Vari tenqen says:

    Rinasi eshte aeroport lagjeje ne Kine. Ndryshe nga shqiperia, ku i flitet kryeministrit per probleme personale, ne vendet normale dhe te medha, kjo nuk ndodh. Prandaj, “a do flitet per aeroportin” eshte si me thene, a do flitet per lopen e Qazos me kryeministrin e Kines. A e kuptoni sa te vegjel jemi ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje