Ish-deputeti socialist Arben Ndoka ka bërë një deklaratë të fortë si reagim ndaj Prokurorisë për Krimet e Rënda, e cila ditën e djeshme ka urdhëruar sekuestrimin e 40 milionë eurove prona të tij.
Në një intervistë për Fax News, Ndoka ka mohuar të ketë pronat e përmendura nga Prokuroria, ndërsa është shprehur se organi i akuzës është vënë në lëvizje pasi ai personalisht ka rritur intensitetin e kërkimeve për gjetjen e vrasësve të vëllait, Aleksandër Ndokës.
“Unë jam këtu për faktin që kam rritur intensitetin e kërkimeve për gjetjen e vrasësve të vëllait tim.
Kjo ka bërë që personat që kanë organizuar vrasjen e vëllait tim të vazhdojnë misionin e papërfunduar, ta çojnë në fund nëpërmjet elementëve që përdorin mekanizmat dhe instrumentat që u jep shteti”, ka thënë ndër të tjera ish-deputeti.
Sakaq, Arben Ndoka ka shtuar se arrestimi i tij ka të bëj me vrasjen e të vëllait, pasi ata kanë influencuar te Prokuroria e Krimeve të Rënda që çështja të vazhdojë.
“Natyrisht arrestimi im ka të bëjë me vrasjen e vëllait tim, sepse autorët janë po ata që po më nxjerrin probleme mua.
Unë besoj se gjetjen e autorëve do ta bëj privatisht, pasi nuk besoj se prokuroria mund ta bëjë këtë gjë.
Kam bërë kërkime privatisht, sepse nuk e kam pasur mbështetjen e organeve për vrasjen e vëllait tim”, tha Ndoka.
Vëllai i Arben Ndokës, Aleksandër Ndoka u ekzekutua më 09 dhjetor 2017 në orët e para të mëngjesit në lagjen ‘Nënë Tereza’ të Lezhës.
Trupi i tij u gjet rreth orës 04:00 të mëngjesit, i qëlluar me armë zjarri, në mjetin tip Mitsubish, ndërkohë që asnjë nga autorët nuk është vënë përpara drejtësisë.
Prandaj i paska djegur Like Floririt se eshte cenuar siguria kmbetare , pra Likja ka frike nga cenimi i bythes se tij per vrasjen e Aleksander Ndokes , Likja eshte financuesi . keto jane bere per prapanicat e Mones , sa do te fshihet Likja pas Presidentit ska nga te shkoje
normal o arben mir ta boni edvini ty e tan tjerve deputetve te “forte” te veriut u perdori u futi dhe ma shum ne sherre ja u mori mandatet tash tall menderen me ju edhe ju vret,si mehmet shehu ne mirdit,ati shpirteror i edvinit tash arben rruja picken edvines
NJe ish deputet i maxhorances nuk gjen zgjidhje tek Prokuroria. Opozita nuk gjen zgjidhje tek Prokuroria. Imagjino c’zgjidhje mund te gjej nje qytetar i thjeshte tek Prokurorja e Rames.
Ka sa te duash kandidate qe do shkojne tek vellai yt!Te gjithe ata qe kane bere vjedhje dhe manipulime pronash dhe menojne se jane te sigurte dhe harrohen do marrin denimin e merituar ne menyre private se shtet nuk ka shqiperia dhe as qe do kete!