Një 65 vjecar me inicialet P.P ka përfunduar në pranga pasi ka dhunuar mjekun e urgjencës së Spitalit të Lezhës.
“Ky shtetas rreth orës 09:35, tek urgjenca e Spitalit Rajonal Lezhë, për shkak të detyrës ka goditur mjekun e urgjencës”- thotë policia.
Deklarata e policisë:
Shërbimet e Komisariatit Lezhë, pas njoftimit të marrë nga urgjenca e Spitalit se një shtetas ka goditur një mjek kanë shkuar menjëherë në urgjencën e spitalit ku kanë bërë shoqërimin dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit P.P. 65 vjeç.
Ky shtetas rreth orës 09:35, tek urgjenca e Spitalit Rajonal Lezhë, për shkak të detyrës ka goditur mjekun e urgjencës.
Materialet procedurale do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lezhë për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”. (TemA)
QE KA LLOJ LLOJ IDJOTESH KJO DIHET POR DHE MJEKET DUHET TA TREGOJNE VETEN QE JANE MJEK SE KA PLOT TE TILLE QE BEJNE SI CUBA DHE PASTAJ HAME DRU…..
Perse ky fenomen eshte shtuar…..
Si sillen mjeket……
Ka mjek arrogant……
Gjithmon halleliu e ka fajin….
Nje pyetje mjekeve…..
DIHET QE NE BURGJE KA DHUNE…..
PERSE NUK ESHTE RRAHUR NDONJE MJEK BURGU….
SE DINE TE SILLEN….
Une mendoj se nuk ka mbetur rruge tjeter per te pasur nje servis si per mjeket prokuroret gjyqtaret zyrat e hipotekave dhe gjendjve civile dhe zyra te tjera si duhet te jene ne sherbim te qytetarve , te gjithe jane bere agallare dhe pashallare vetem me para e merr nje gjysem te drejte , populli eshte kthyer ne nje skllav i vertete , do vije dita si keta persona si ngrejne dore per te fituar drejteine dhe sherbimin do te behen heronj dhe shembull frymezimi per te tjeret deri kur keta edepsuza te marrin vesht se paguhen per ti sherbyer njerzeve