Komuniteti i gazetarëve ka njoftuar protestë para Prokurorisë së Përgjithshme si reagim kundër akteve të dhunës ndaj reporterëve në vend.
Përmes një deklarate publike, thuhet se “truproja e Prokurores së Përgjithshme të Përkoshme Arta Marku, ka ushtruar dhunë fizike ndaj kolegut tonë Renaldo Salianji, gjate kohes qe ai kryente detyren e tij, brenda ambienteve të një institucioni, në një akt skandaloz”.
Ndër të tjera, në deklaratë thuhet:
“Ditën e premte (12.04) rojet e sigurisë së Prokurores së Përgjithshme të Përkoshme Arta Marku, ushtruan dhunë fizike ndaj gazetarit Renaldo Salianji, gjate kohes qe po kryente detyrën e tij.
Pak ditë më parë, Kryetari i Bashkisë së Pukës kërcënoi me “varje” gazetarin e emisionit Investigativ “Fiks Fare”, teksa ky i fundit kryente detyrën.
Forcat e policisë penguan gazetaren Dorjana Bezat teksa raportonte live për shembjen e banesave tek “Bregu i Lumit”.
Dhuna policore qëlloi mbi gazetarin Erion Skëndaj gjatë raportimin të protestës së opozitës.
Komuniteti i gazetarëve dënon keto akte të rënda dhe të papranueshme të ndodhura vetëm së fundmi me punonjësit e medias. Këto veprime cënojnë jo vetëm integritetin fizik të gazetarëve, por edhe lirinë e medias.
Sot, gazetarët në Shqipëri po perballen me sulme fizike nga zyrtarë dhe njërëz të pushtetit, sikundër edhe me arrogancën institucionale, që shkel rëndë misionin e medias.
Si reagim i fortë ndaj dhunës që kërcënon gazetarët, heshtjes së institucuoneve pëegjegjese për të dënuar këto akte,kemi vendosur që ditën e Dielë ora 16:00-17:00 para Prokurorisë së Përgjithshme të protestojmë .
Ne kërkojmë shkarkimin e menjëhershëm të Truprojës së Arta Markut dhe që Prokuroria e Përgjithshmë të kërkojë falje për aktin e kryer.
Ne kërkojë që zbatimin e ligjit për kryetarin e Bashkisë së Pukës.
Ne kërkojmë zbatimin e ligjit!
Ne kërkojmë të na lini të kryejmë detyrën!
Ne protestojmë për çdo akt që cënon lirinë e medias dhe gazetarit!
Lajmësi është i shenjtë!”, shkruhet në deklaratë. (TemA)
Lajmesi eshte i shenjte kur thote te verteten, sillet si qytetar, nuk fyen etj etj. Po kazani dhe kadrileret e kazanit nuk jane lajmes, jane ata qe trillojne pergatisin babalet, genjejne pothuajse ne cdo lajm edhe ne ate me te pa rendesishmin. Prandaj Komuniteti i Gazetareve le tju bej trajnime per etiken ne radhe te pare gazetareve.
Protestoni o ju njerez qe merreni me lajmin per rrogat qe nuk ju japin, per oraret e zgjatura te punes, per oret shtese qe ju mbajne e nuk ju paguajne, per trajtimin dhe menyren se si ju hedhin ne rruge.