Drejtoresha e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato, ka folur në studion e ERTV-së për investimet në infrastrukturë që pritet të përfundojnë brenda vitit 2019, për të garantuar një ndërlidhje më të mirë dhe të sigurtë për qytetarët shqiptarë.
Qato theksoi se brenda 17 Majit do të dorëzohet e plotë rruga Tiranë Elbasan, korsia e parë e së cilës u hap në 14 Mars.
Ndërkohë është realizuar rehabilitimi i rrëshqitjes pas tunelit të kësaj rruge, e cila është korrigjuar përmes një tuneli panoramik që pritet të hapet në datë 29 Prill.
Shumë shpejt do të përfundojë gjithashtu infrastruktura e veprave të artit në rrugën kryesore Kukës-Morinë, e cila do të pajiset me të gjitha elementët e sigurisë rrugore.
Shumë shpejt-njoftoi Qato- përfundojnë edhe Elbasan-Banjë me dy lote, si edhe loti i parë i Skrapar- Përmet.
Sipas Qatos, kontraktori për ndërtimin e bypass-it të Fierit është duke punuar me ritme shumë të larta për të mbajtur premtimin e hapjes së një korsie për automjetet brenda 30 Qershorit 2019.
Qato njoftoi se jemi duke punuar për aksin kombëtar adriatiko – jonian dhe të gjitha projektet e sotme janë në mbështetje të këtij projekti që do të lidhë të 6 vendet e ballkanit perëndimor
“Ndaj për segmente si bypassi i Vlorës, ndërtimi i rrugës së Delvine – Kardhiq ku ne shumë shpejt do të hapim procedurën për lotin 7, pra ndërtimin e tunelit, jemi duke operuar për t’i realizuar në kohë reale këto vepra, që në pranverë 2021 të jenë gati”, tha ajo.
Qato shtoi se ARRSH monitoron çdo ditë grafikun e punimeve në këto akse, që të realizojmë punimet brenda vlerës së kontratave të prokuruara, me qëllim që asnjë lek nga buxhetit i shtetit të mos shkojë për shtesa punimesh.
Bajpasi i Fierit nuk perfundon me 30 qershor. Dhe per kete ve bast me Qaton.
Qeveria ne Bajpasin e Fierit mashtroi se tenderin e ka fituar nje frime Kuvajtiane. Jo. Aty po punon e njejta kompani qe kishte punuar edhe para dy tre vjetesh.
Ritmet e punes dhe cilesia e punimeve jane shume te ulta. Nuk perfundon kete sezon turistik…
denohesh per spiunazh,je i blere nga rusi,serbi,greku……………madje edhe kinezi,gezuar ramazonin!
Cna lodhni trapin me kto lajme zgjedhjesh? 30 vjet seshte bere nje rruge. Durres – Kukes 3 km ketu 6 anej. Tirane elbasan 3 knej 2 anej etj etj. Ikni me se na cate trapin.
Keshtu po ecen gjithe Shqiperia, me zhvillim me arna, nderto rinderto pasi ke shkatruar ate qe ke ndertuar, Ne perceptimin tim rruget jane vjeddhja me e madhe ne historine e shqiperise, jane zeri kryesor ne punet publike, Ne 30 vjet duhet te ish varur ne shesh cdo jave nga nje zyrtar qe ka firmosur per cdo lloj rruge, qe sot te kishim rruge cilesore, per sq kohe nuk ndeshkohet askush edhe pas 30 vitesh do te dale nje Sonile tjeter dhe do te na japi te njejtin Sihariq… Brenda veres do te hapet rruga Tirane Elbasan
Qato,
Skllavja e Ballukut, dhe me shume se kaq.
Mbasi nuk hapi mijëra dosje te pronave duke ja deleguar gjykatës administrative kjo bukurane kërkon vëmëndje duke hapur një fragment të autostrdës.