Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka reaguar ërish në lidhje me grabitjen e miliona eurove në Rinas.
Ajo tha gjatë një konference për shtyp, se faji është i koncesionarit kinez, i cili nuk ka marrë asnjë masë, pavarësisht thirrjeve të organeve mbikëqyrëse për të rritur sigurinë.
Balluku tha se tashmë është hapur “Kutia e Pandorës” dhe gjithçka do të sqarohet.
“Ngjarja e 9 prillit është një ngjarje e përsëritur, por fatkeqësisht edhe më e sofistikuar nga keqbërësit në krahasim me herët e tjera, çka sjell cënimin e sigurisë kombëtare dhe saj ndërkombëtare, pasi aviacioni civil nuk ka kufi.
Përsëris qëndrimin dhe vendosmërinë e qeverisë shqiptare për të zgjidhur një herë e përgjithmonë një problem madhor, të cilin e kemi trajtuar me kujdes dhe konform normave dhe rregullave që aviacioni kërkon.
Fatkeqësisht gjetjet dhe detyrat që i janë lënë kompanisë koncesionare dhe këtu po i referohem vetëm periudhës nga korriku 2016, pas grabitjes së parë në pistën e këtij aeroporti, kanë rënë në vesh të shurdhër.
Masat e marra kanë qenë sipërfaqësore dhe të pamjaftueshme.
Masat e marra nga koncesionari i TIA kanë qenë sa për të kaluar radhën dhe për të vazhduar qetësisht vjeljen e kësaj kontrate të gabuar që në gjenezën e saj.
Kontratë kjo që nuk i ka lënë hapësirë shtetit shqiptar për të penalizuar kompaninë kineze dhe për ta bërë atë të ndërgjegjshme për dëmin që i ka krijuar Shqipërisë.
Të ardhurat dhe taksa për pasagjerë prej 3 eurosh që kompania vjel, nuk u përdoren për investime serioze për pasagjerët.
S’po ndalem sot në detajet e kushteve të munguara në këtë aeroport, i vetmi aeroport ndërkombëtar për momentin, pasi Kutia e Pandorës është hapur dhe do të kemi kohë plot për të sqaruar mungesën e kushteve dhe detyrimeve për cilësinë e shërbimeve që kompania nuk plotëson.
Këto të ardhura nuk janë përdorur as për të rritur sigurinë e aeroportit, ashtu siç është kërkuar nga organet mbikëqyrëse.
I vetmi investim që kompania kineze ka për zemër, janë parkingjet.
Ti shtojë ato dhe të vjelë fitime të lehta, duke harruar kush është objekti kryesor i sipërmarrjes së tyre në Shqipëri”, tha Balluku.(TemA)
urgent! Qeveria mund të mbrohet vetë nëse merr vendim për këto 1) mbajtësi i koncesionit nuk mund të jetë në “off-shore” dhe i emëruar; 2) shoqëria mbajtëse e koncesionit duhet të ketë përvojë të provuar në fushën përkatëse para se të marrë koncesionin. Të gjitha kontratat duhet të kontrollohen me datën e VKM dhe asnjë transferim i aksioneve nuk lejohet pas datës së VKM pa miratimin e qeverisë. Verifikimi duhet të fillojë menjëherë në cencesione të infrastrukturës publike!
O bundra Hyrrem, ik bej gojore te gjatoshi. Sdi gje tjeter ti na ler ne specialisteve te bejme pune.
Zonja ministre shikoni mire kush eshte koncesionari real se zor nje kompani e huaj te jete kaq neglizhente.
Po po … te huajt jane perendia !!! Vetem ne jemi me te keqinjte. Tu thatfte goja qe shan te huajt.
Te huajt duhet te na rrahin me kamzhik dhe ne tu jemi mirenjohes.
kush i solli moj injorante
vlora, vlora-PD-ja me LSI-ne i sollen, kush tjeter?
Kontrata e bere me kete koncensionar, i ka lidhur duart cdo qeverie shqiptare.
Ata qe sot bertasin me shume, jane ata qe mbushen xhepat e tyre duke bere nje kontrate skandaloze, jasht cdo experience te meparshme te cdo kontrate te ngjashme ne vendet e BE-se e me gjere.
MINISTRI I besueshëm flet vetëm e vetëm me gjuhën e ligjeve dhe të sanksioneve kontraktore!
Deri sa ika une nga Shqiperia koncesionin e kane pas Gjermanet. A mund te me thote ndonje ne c’vit e moren Kinezet?
Kush na e solli ujkun ne stan? Politikanet e degraduar shqiptare. Kete “harron” ta thote zonja!!!
Kjo o eshte ose ben si nje injorante,ben sikur vjen nga hena.
Konçensionin e solli dhe e firmosi Nano.Ai i shkaterroi shqiptaret dhe sot ha paret e ketij allishverishi neper kazino.Nje shembell:Amsterdam-Istambull 39 euro;Amsterdam-Tirane 239 euro.
Kjo eshte monster femer.
Duhet te ndodhte grabitja qe ta kuptoje ti qe koncesionari po vjedh shtetin. Atehere shpalleni hero A. Muratin per sherbim te larte ndaj atdheut per kete zbulim qe po beni ju pas grabitjes se tij.