Ministrja e Transporteve ka reaguar ashper ndaj koncensionarit kinez mbi sigurine dhe ngjarjen e 9 djeshme te grabitjes ne aeroportin ‘Nene Tereza”.
Ja reagimi i plote:
Deklarate ministrja Balluku:
Në situatën e rëndë që i është krijuar aviacionit civil shqiptar për shkak të ngjarjes së datës 9 prill, në situatën ku është cenuar siguria kombëtare dhe si rrjedhojë edhe ajo ndërkombëtare pasi aviacioni është një sektor pa kufij, reagimi i koncesionarit kinez tregon jo vetëm papërgjegjshmëri, po dhe mosperceptim të demit që ka shkaktuar për vendin.
Diskrecioni është element sigurie padyshim në aviacion, por jo ditën kur keqbërësit aksesojnë territorin e aeroportit të vetëm ndërkombëtar, pa asnjë pengesë apo mund për të depërtuar në pak sekonda deri tek shkallët e avionëve të mbushur me pasagjerë.
Që shteti shqiptar, që vetë shqiptarët të dëgjojnë sot thirrje për respektim të hetimeve nga koncesionari, i cili nuk respekton asnjë etike profesionale të fushës ku ka vendosur të lëvroj aktivitetin është jo vetëm fyese po edhe revoltuese për secilin prej nesh.
Që sot të na kujtohet nga kjo kompani – e cila u keqshërben shqiptarëve me çmimet më të kripura në Evropë, në sajë të një kontrate të vjetër abuzive koncesionare – se aeroporti është i të gjithë shqiptarëve, ndërkohë që vetëm unë si ministre marr çdo ditë mesazhe qytetarësh të pakënaqur për flamujt kinezë që valëviten sikur jemi në Pekin, ky është një kulm revoltues cinizmi!
Cilat masa sigurie ka përmbushur kompania kineze? Sa herë ka pasur thyerje të rrethimit të aeroportit? Sa herë ka dështuar siguria private që koncesionari ka kontraktuar për garantimin e sigurisë së aeroportit gjatë testeve të ushtruara nga AAC?
Por koha e fjalëve mbaroi!
Shteti shqiptar po vepron dhe siguria do të garantohet në perimetrin e jashtëm nga trupa të ushtrisë (siç ndodh në shumë aeroporte të Evropës e të botës) dhe forcat e policisë do të marrin nën kontroll hapësirën brenda rrethimit – pa pritur asnjë minutë më shumë që pronarët kinezë dhe menaxherët e tyre pehlivanë të mësojnë ligjet e Republikës së Shqipërisë.
Jo vetëm kaq!
Ne do ta përballim kompaninë deri në fund me përgjegjësitë e saj, jo vetëm për cenimin e vazhdueshëm të sigurisë, jo vetëm dëmet e për efektin negativ që ka krijuar mbi sistemin bankar, por edhe për prishjen e imazhit kombëtar kudo në botë. Ky imazh që na është dashur mund e përpjekje të shumta për ta përmirësuar, për të kthyer Shqipërinë në një destinacion turistik, përpjekje të cilat kanë sjellë edhe rritjen e vazhdueshme të numrit të turistëve e vizitorëve dhe si rrjedhojë rritjen e të ardhurave vjetore për aeroportin gjithashtu, nuk mund të goditet pa paguar deri në fund dëmin!
Do të kishte qenë në përmbushje të detyrimeve koncesionare, por dhe të kërkesave specifike të aneksit 17 të ICAO, që kompania të kishte investuar në rrethimin e territorit aeroportual, ashtu siç dhe i është kërkuar disa herë zyrtarisht nga organet mbikëqyrëse, por jo! Ajo ka preferuar të shtojë hapësirat për parkingje sepse ato gjenerojnë të ardhura për koncesionin dhe jo të investojë në përmbushje të kushteve të sigurisë së aeroportit.
Para një viti, një djalë që vinte për herë të parë nga Puka, arriti të gjendej në shkallet e avionit me një palë pinca në dorë, pasi rrethimi në pjesën me të madhe të tij ishte dhe është ende sot totalisht jashtë parametrave të sigurisë që diktohen në aviacion. Të gjitha kërkesat e ankesat e autoriteteve shqiptare kanë rënë në vesh të shurdhër!
Autoriteti ka evidentuar problematiken dhe e ka vënë në dijeni vijimësisht koncesionarin për të marrë masat e kërkuara, por jo! Koncesionari ka bërë ndonjë gjë pjesërisht dhe ka vazhduar të mbledhë fitimet pa u shqetësuar për detyrimet.
Ne kemi besuar tek dialogu e mirëkuptimi dhe nuk kemi dashur të krijojmë kosto të asnjë natyre me veprime ekstreme. Tani boll. Edhe deklarata e sotme e koncesionarit është një provë që koha ka mbaruar dhe limitet janë kapërcyer.
Oh fjalor i bundres eshte ky???? Kjo me 4 klase shkolle flet kshuna!!!!!! O Hyrrem ik leri keto pune specialisteve se ti vec per orgji e ke mendjen. Po te duash ti them dhe perballe keto gjera, ne zyren tende qe e ke kthyer ne kuplara.
Zonja ministre! Cdomethene aksesojne? Boll na cate b,,,then duke na treguar se dini anglisht dhe flisni me fjale te huaja, medemek prandaj jeni ministre. Edhe nxenesit e shkolles se mesme dine anglisht tani me mire se ty. Kompanine kineze hidbeni ne gjyq qe kjo kontrate te marre fund dhe njerezit te shikojne vertet siguri dhe cmime te drejta ne aeroport.
Ministrja Balluku duhet te beje ate qe nuk e bene te superkorruptuarit Haxhinasto dhe Gjiknuri.
Koncesionari ishte mesuar qe nuk i kerkonte njeri llogari dhe e ka lene aeroportin ne gjendje te mjerueshme ku e menaxhon nje pijanec halabak.
Te marre masa te rrepta shteti , ti procedoj keta ndyresira qe tallen me imazhin e shqiperise
Te anullohet koncensioni per mos zbatim te rregullave elementare te sigurise .Aeroportin ta marre nen drejtim shteti ,mjaft me me koncesioni ,jemi kthyer ne shtet thjesht taksambledhes ,rrjedhoje e hiperliberalizmit te RAMES dhe te te gjithe parardhesve PS te beje nje kongres te jashtzakoneshem per ti dhene fund lojes se ndyre ,aleances se politikes me biznesin ne kurriz te shumices .NDRYSHE LE TE FUTET NE BETEJEN ELEKTORALE NJE FORCE E RE E MAJTE .Sot ne qendrat e kapitalizmit boteror ,SANDERS ,KORBYN dhe nje grup i ri politikanesh ,filozofesh ,ekonomistesh si T.Piketty kane argumentuar dhe po punojne mbi domosdoshmerine e ndryshimeve thelbesore te sistemit .Ne shekullin e internetit ,te informacionit dhe revolucionit te 4..t industrial eshte e papranueshme dhe e tmerreshme qe nje grusht miliardaresh te kene ne dore 80 perqind te pasurise .Ky realitet i turpshem eshte edhe ne Shqiperi .Rama ti lere shfaqjet groteske ,te ndermarre nje reforme konkrete per rindustrializimin e vendit ,rritjen e rrogave minimale 350 euro ,rritjen e pensioneve minimale 200 euro ,goditjen e krimit ,evazionit dhe ndalimin e daljes se parase jashte vendit jashte qarkullimit normal financiar Vetem industria mund ta ktheje vendin drejt perparimit dhe pasurimit .Dhe ne vend te koncesionareve ,ti ftoje kinezet te bejne ate qe po bejne ne te gjithe boten ,investime ne industrine prodhuese ,ku ata aktualisht jane shteti me mundesite financiare dhe teknologjike me te fuqishme ne bote .
Ndoshta nga inoranca nuk di se cfare flet kjo Ministre e Ripjellejes.
o kolec monstra,ajo flet si shqiptare patriote por militantizmi ju ka erresuar vetdijen.Vec antishqiptaret e lexojne ndyshe kete deklarate.
Po hepra. Tani keni fakte te mjaftushme te ja anulloni kontraten pasi nuk e ka rrespektuar. Kaloni ne veprim cfare ju penon? Ah ju marrte mortja ju marrte! E bet ate vend te pajetushem per shumicen e shqiptarve. E imagjinoni cfare do te ju priste ne nje vend tjeter normal pas ketij aksidenti?
Ahhhhhh shyqyr me ne fund. Doli nje me kokerr, pamvarsisht se eshte grua.
Rasti me i bukur per te marre Aeraportin!!! Merrreni se e rropen Shqiperine,vendin me te varfer ,me cmimet me te kripura ne bote!
E gjithe korrespondenca behet zyrtarisht. Nuk ka nevoje per konferenca shtypi.
Ministrja pa e kuptuar ka shkaktuar nje incident te rende diplomatik: “mar cdo dite mesazhe nga qytetare te pakenaqur per flamujt kinez qe valviten ne aeroport, ky eshte kulmi i cinizmit”! Hajde kokra e ministres hajde. Keta nje proteste te bejne dhe kane me shume flamuj amerikane se shqiptar, dhe iu turen flamurit kinez!
E di lali eri si jane kinezet?
arroganca e beqire ballukut kerkon te shpetoje bythen e qeverise. Inflacioni i fjaleve te beqires eshte treguesi me i mire se kujt po i djeg me shume. mos harro Mero ktheju kesaj teme pas 6 muajsh dhe na trego se si ia hengri mutin me lopate beqirja ketij muhabeti. Me vjen gjynah per olta xhacken se ia ka vene syrin beqireja e ballukut per tia marre kolltukun, edhe hamshori i beqirit i duhet beqirese qe te behet tepke si i jati. ..
po me leket e fitimit mbi normen e koncesionit cfare u be? e zgjidhet me ndonje pliko leke nen dore? thjesht, paster dhe bukur…tani beni gam gam gjithmone pasi ndodhin skandalet…
Thjesht konsumi….