Shpallen 120 vende të lira pune në Policinë e Burgjeve, ja si mund të aplikoni

11 Prill 2019, 22:34Sociale TEMA

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në bashkëpunim me Akademinë e Sigurisë ka hapur konkursin për punonjës në Policinë e Burgjeve.

Theksi i i këtij bashkëpunimi lidhet me transparencën e procesit të rekrutimit si dhe për përmirësim të dukshëm të kushteve të punës duke rritur kështu  performancën e kësaj strukture kaq të rëndësishme.

Një tjetër pikë kyçe është rëndësia që do t’i jepet shpërblimit të punonjësve të policisë së burgjeve pasi dhe roli i punonjësve tanë është thelbësor në këtë proces.

Ashtu siç njoftohet edhe në publikimin e website të Drejtorisë së përgjithshme të Burgjeve http://ëëë.dpbsh.gov.al/neëëeb/  veç kritereve lidhur me arsimin, të dhënat fizike, e pastërtinë e figurës, kandidatët duhet të spikatin në aspektin psikologjik, ndjenjës  së bashkëveprimit dhe humanizmit. Numri i vendeve vakante është 120 në gjithë sistemin penitenciar

Policia e Burgjeve organizohet në bazë të ligjit 10032 ‘për Policinë e Burgjeve’ dhe vepron në baze e zbatim të ligjit nr 8328 datë 16.4.1998 ‘për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve’

Ky është testimi i dytë pas atij të vitit 2018 për rekrutim të punonjësve të Policisë së Burgjeve

5 komente në “Shpallen 120 vende të lira pune në Policinë e Burgjeve, ja si mund të aplikoni”

  1. Eri says:

    Dua te behem polic burgjesh po me kusht qe te rrah politikanet qe do te burgosen mengjes dreke darke.

  2. AQIFI says:

    po ata qe i kishin keto vende , ku do hane ..?

  3. Zaida cobo says:

    Pershendetje,si mund te aikoj per tu ben pjes e stafit tuaj?

  4. Afrim Hoxhaj says:

    Si mund te aplikoj per kerkese per pune

  5. Afrim Hoxhaj says:

    Si mund te aplikoj per kerkese per pune ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje