Sandër Lleshaj: Dhuna po godet policinë, autorët do të mbajnë përgjegjësi

13 Prill 2019, 20:21Kronika TEMA

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka reaguar për situatën e krijuar mbrëmjen e sotme te Kryeministria e më pas te Parlamenti.

Lleshaj ka postuar foto të dy efektivëve në ambientet e spitalit, ndërsa shkruan se dhuna po godet policinë, autorët do të mbajnë përgjegjësi.

“Edhe sot dhuna e verbër po godet institucione kushtetuese dhe Policinë e Shtetit shqiptar. Plagosja e policëve është një turp dhe shkelje e madhe e ligjit dhe autorët do të mbajnë përgjegjësi”.(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje