Ishte në kërkim ndërkombëtar, ekstradohet nga Athina i dënuari për prostitucion

13 Prill 2019, 15:00Kronika TEMA

Zyra e Interpolit në Tiranë ka njoftuar se një shtetas shqiptar, 48 vjeçari Astrit Dule nga qyteti i Fierit, është ekstraduar nga Athina në drejtim të Tiranës.

Dule ishte dënuar më parë nga Gjykata e Durrësit me 15 vjet burg me akuzën e veprës penale “Trafikim i femrave për qëllim prostitucioni”.

Personi ishte në kërkim ndërkombëtar, dhe falë bashkëpunimit të forcave të rendit shqiptare dhe greke u mundësua ekstradimi i tij drejt vendlindjes, ku do të shërbejë dënimin.

Deklarata e policisë:

Ekstradohet nga Athina një shtetas shqiptar i dënuar nga Gjykata e Durrësit me 15 vjet burg për veprën penale,”Trafikim i femrave për qëllim prostitucioni”.

Zyra Qëndrore Kombëtare e Interpolit në Tiranë, ekstradoi nga Athina/Greqi, drejt Shqipërisë shtetasin shqiptar:

Astrit Dule., 48 vjeç, lindur në Fier.

Ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës e ka dënuar me 15 vjet burg për veprën penale,”Trafikim i femrave për qëllim prostitucioni”. (TemA)

1 komente në “Ishte në kërkim ndërkombëtar, ekstradohet nga Athina i dënuari për prostitucion”

  1. abc says:

    Kriminel qe perdhunuan mijra vajza dhe gra Shqiptare duke i nxjer me dhune ne rruge dhe duke ju shkateruar jeten.
    Nuk besoj te kete pesuar Shqiperia te keqe kaq te madhe nga te huajt sa ka persuar nga vet Shqiptaret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje