Pas protestës së opozitës një ditë më parë, ka reaguar edhe Institucioni i Avokatit të Populli
Në një deklaratë publike, ky institucion shprehet se dënon dhunën e ushtruar në protestë, sikundër edhe përdorimin e gazit lotsjellës
Reagimi i plotë:
Institucioni i Avokatit të Popullit ka vëzhguar me vëmendje edhe protestën e mbrëmjes së djeshme ashtu si edhe çdo protestë tjetër të mëparshme javët e fundit. Mandati i Avokatit të Popullit shtrihet mbi veprimtarinë e autoriteteve shtetërore e konkretisht të forcave të rendit për të verifikuar zbatimin me rigorozitet prej tyre të legjislacionit në fuqi e per te garantuar mbrojtjen e te drejtave te njeriut.
Ekipe monitoruese të Avokatit të Popullit kanë qenë në terren prej orës 18.00 deri në përfundim të protestës për të parë dhe dokumentuar nga afër çdo zhvillim.
Avokati i Popullit ka konstatuar se protesta është zhvilluar përgjithësisht në mënyrë paqësore dhe se episodet e dhunës apo të kundërshtimit të forcave të policisë nga ana e protestuesve kanë qenë në një shkallë të menaxhueshme. Por pavarësisht sa më sipër Avokati i Popullit nuk pajtohet me veprime të dhunshme të çfarëdo shkalle apo natyre të drejtuara ndaj individit, institucioneve shtetërore apo pronës private.
Sikurse është parë edhe në protesta të tjera edhe në vende të ndryshme të Europës, disa akte të kufizuara por të dënueshme dëmtimesh janë konstatuar në disa godina isntitucionesh por edhe prona (makina apo qepena dyqanesh) të individëve privatë jashtë institucioneve ku po protestohej, ndërsa u vu re se grupe qytetarësh kanë çarë kordonin policor për të përdorur shkallët e godinës së kryeministrisë si tribunë për të brohoritur.
Avokati i Popullit megjithatë, edhe kësaj radhe gjen rastin të bëjë thirrje ndaj autoriteteve shtetërore që të garantojnë të drejtën kushtetuese të qytetarëve për tubim paqësor, pa e kufizuar këtë të drejtë në asnjë mënyrë, as të drejtpërdrejtë e as të tërthortë.
Gjithashtu, Avokati i Popullit shpreh shqetësimin që sjelljet e jashtëligjshme apo të dënueshme të individëve apo grupimeve të vogla e të veçuara, vazhdojnë të përdoren si pretekst nga ana e institucioneve tona ligjzbatuese për të kufizuar të drejtën për tubim, edhe për qytetarët e tjerë të papërfshirë në shkelje ligjore.
Për përdorimin e gazit lotsjellës apo përbërësve të tjerë irritues vazhdon te mos bëhet publik protokolli apo manuali i hetueshëm i përdorimit, me anë të të cilit rregullohen specifikisht rastet kur ai mund të përdoret, sasia, shpeshtësia, dendësia dhe lloji i tij.
Për këtë arsye, mbetet në gjykimin subjektiv të opinionit dhe pjesëmarrësve në protesta, të vlerësojnë se përdorimi i gazit lotsjellës jo vetëm që vazhdon të jetë në shpërpjesëtim me shkallën e rrezikshmërisë që paraqet turma e protestuesve, por ai është shndërruar tashmë në një instrument të preferuar për pengimin e vetë së drejtës kushtetuese të qytetarëve për tubim paqësor.
Përdorimi në masë i gazit lotsjellës përveçse është konstatuar nga grupet në terren është raportuar me shqetësim edhe nga një numër gazetarësh dhe përfaqësuesish të pavarur të medias, si kufizues për ushtrimin e detyrës së tyre në raportimin e protestës.
Ekipet e gazetarëve kanë raportuar se Policia e Shtetit në vazhdimësi ka vazhduar të përdorë metoda të ndryshme për t’i dekurajuar apo shmangur ata nga pasqyrimi i ngjarjeve. Në të paktën një rast është raportuar se ekipet e përfaqësueve të medias janë goditur edhe me ujë të pompuar apo mjete të tjera të rezervuara për përdorim në raste kur grupime të dhunshme protestuesish kërcënojnë sigurinë publike.
Trajtimi i medias dhe gazetarëve si një kërcënim i sigurisë publike, konsiderohet nga Avokati i Popullit si një nga sinjalet më shqetësuese për një situatë ku liria e shtypit është vënë në dyshim.
Përfaqësues të Avokatit të Popullit gjithashtu kanë mbledhur të dhëna në lidhje me një numër ndalimesh dhe shoqërimesh të pjesëmarrësve në protestë pas përfundimit të saj. Ka informacione se disa nga shoqërimet e qytetarëve janë kryer pa ndonjë arsye të posaçme duke krijuar një psikozë se pjesëmarrja në tubime është e kundraligjshme.
Përgjatë gjithë ditës së sotme, tre grupe të Avokatit të Popullit kanë marrë takime me të gjithë të ndaluarit e ndodhur në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, si dhe komisariateve nr.1, nr.2, nr.3 dhe nr.6.
Në Drejtorinë e Policisë së Tiranës është vënë kontakt me 2 shtetas të shoqëruar dhe 16 të arrestuar. Asnjë nga këta shtetas nuk ka pranuar të ketë kryer veprime aktive gjatë protestës apo të kenë dëmtuar pasuri. Në deklarimet e tyre ata pohojnë se kanë qenë pjesëmarrës në një protestë për të drejtat e tyre dhe në mbështetje të subjektit politik që e organizon. Kryesisht të arrestuarit janë në moshë të re, por ka edhe persona të moshuar.
Dy vëllezër të shoqëruar nga Miloti deklarojnë se nuk u është komunikuar arsyeja e shoqërimit. Pas kontaktit të Avokatit të Popullit në Drejtorinë e Policisë së Tiranës ata janë shoqëruar fillimisht në Komisariatin e Policisë nr.1 dhe më pas janë liruar.
Në ambientet e ndalimit të DVP Tiranë është vënë re mes të arrestuarve një shtetas 19 vjeçar, nga Fushë-Kruja, me probleme mendore. Njëri nga të arrestuarit ka kërkuar në vazhdimësi të komunikonte me familjen e tij, pasi kishte tre fëmijë të vegjël, por kjo nuk u lejua nga Policia as pas ndërmjetësimit të Avokatit të Popullit.
Në ambientet e Komisariatit të Policisë nr.1 është kontaktuar shtetasi A.G, i cili paraqitej me shenja të dukshme dhune në trup. Është marrë deklarimi i tij si dhe janë dokumentuar shenjat e dhunës. Sipas tij është ushtruar dhune fizike nga disa efektivë të komisariateve të Policisë nr.1 dhe nr.4. Po ashtu ai deklaron se i është mohuar trajtimi ushqimor.
Qytetari ankohet për dhembje në të gjithë trupin dhe nga mjekët i është komunikuar se ka shembje.
Shtetasi në fjalë është shoqëruar fillimisht në komisariatin nr.4, pastaj po mbrëmë me insistimin e një mjeku është dërguar në spitalin ushtarak, ku ai deklaron se është mbajtur i lidhur me pranga ndërkohë që merrte trajtim mjekësor. Pamje ku ky qytetar shfaqet i lidhur me pranga në shtratin e spitalit janë publikuar edhe në disa rrjete sociale. Ky shtetas ka qenë me statusin e personit të shoqëruar gjatë kohës që ndodhej në spital dhe se vendimi i marrjes së masës së arrestit në flagrancë është marrë dhe i është komunikuar vetëm në orën 2 pas mesnate.
Avokati i Popullit, në linjë me qëndrimet dhe interpretimet që Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut i bën Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, konstaton se mbajtja e të dënuarve (e aq më pak e të shoqëruarve) të lidhur me pranga në kushte spitalore përbën një rast te trajtimit denigrues e çnjerëzor në kuptim të kësaj konvente dhe do të kërkojë marrjen e masave energjike dhe të menjëhershme për nxjerrjen e përgjegjësisë për këtë rast pas rekomandimeve të mëparshme për raste të tjera të ngjashme e të bëra publike.
Gjithashtu gjatë vizitës në spital përfaqësuesit e Avokatit të Popullit kanë kontaktuar qytetarin A.K. i cili shpjegoi se ishte tërhequr zvarrë nga punonjësit e FNSH 30-40 metra duke u ofenduar në vazhdimësi prej tyre. Ai deklaroi se ishte goditur me grushta, shkelma dhe me shkopinj në pjesë të ndryshme të trupit dhe ankohej edhe për dhimbje të veshit të djathtë. Avokati i Popullit ka marrë në administrim foto të dëmtuarit dhe të kartelës.
Në Komisariatin nr.6 ishin të arrestuar 5 persona së bashku me shtetasin A.K ku ky i fundit ishte pyetur jo nën hetim por si person që kishte dijeni për ngjarjen. Në komisariatin nr.3 janë konstatuar 8 persona të arrestuar dhe është marrë dokumentacioni. Në komisariatin nr.2 janë konstatuar 4 persona të arrestuar por ndër ta veçohen 2 persona, një nga të cilët me prapambetje mendore dhe motorike ndërsa tjetri me insuficiencë renale.
Të ndaluarit apo arrestuarit e tjerë nuk patën pretendime për trajtim të papërshtatshëm prej forcave të policisë veç disa raportimeve sporadike. Përfaqësuesit e Avokatit të Popullit kanë kërkuar të vihen në kontakt edhe me përfaqësues të forcave të rendit të cilët u raportuan të lënduar gjatë protestës, por në momentin e vizitës në spital nuk ishte i pranishëm asnjë prej tyre.
Sa më sipër janë konstatime paraprake të cilat do të verifikohen gjatë hetimit e në përfundim do të paraqiten rekomandimet përkatëse.
Avokati i Popullit mbetet i dedikuar që të raportojë me paanësi dhe rigorozitet profesional mbi marrdhënien mes së drejtës së qytetarëve për të protestuar në tubime paqësore dhe menaxhimit nga ana e institucioneve tona shtetërore të ruajtjes së rendit publik pa e cënuar këtë të drejtë.
Keshtu eshte kur ve perfaqesues te opozites si Avokat i Popullit,qorr politik,si nuk kishte dhun o te qifsha ropt!!!
Eej, a jeni te sigurte qe ky eshte Avokati i Popullit?
Ky me duket si Avokati i Shqupit mua.
Duhet te kemi parasysh qe ne çdo vend pune ku fjalen per emerimin e ka PD-ja, vendimi kalon nga Saliu.
Vetem kur Saliu bindet qe ka prova per ta rrenuar ate person nese nuk vepron sipas direktivave Berishiane, atehere ky njeri emerohet dhe eshte ne tave.
I vetmi njeri qe nuk ka qene ne taven e Berishes ka qene Alfred Mojsiu, i cili vinte nga nje familje e tille e larte, qe Berishen e shikonte si xhuxh katunar, ashtu siç eshte.
Dhe Berisha nuk e duron dot ndjenjen e inferioritetit.
Prandaj hoqi nga PD-ja njerez qe nuk nuk i kishte dhe nuk i vinte dot nen hyqem si familjet Dosti, Toptani, Blloshmi, Ypi, Bajraktari, e te tjera familje te rangut te larte. Berisha para tyre dukej si liliput, ose si sherbetor. Dhe ai, ndoqi taktiken e Mesuesit te Tij te Madh Enver Hoxhes – kur nuk i nenshtron dot, hiqi qafe. Saliu i di veprat e Enver Hoxhes permendesh, sepse i ka bere konspekt faqe me faqe.
Qen bir qeni fashisto-komunist qe mori ne qafe PD-ne dhe perdhosi idealet Demokratike te atyre qe dhane jeten gjate regjimit komunist, ose lane kockat burgjeve per pak demokraci.
Ngrihuni o njerez me mbiemra te nderuar Blloshmi, Dosti dhe Ypi, dhe nxirreni jashte nga PD-ja ate qen komunisto-fashist dhe merreni ne dore Partine tuaj. Eshte e juaja sepse baballaret dhe gjysherit tuaj sakrifikuan pasurine dhe jeten e tyre per demokraci.
Nuk eshte Avokat i Popullit.Eshte Avokat i Krimit.
Ky nek eshte avokati i popullit por i kurves qe e drejton dhe hajduteve qe ka mbledhur….
.. pra mos ky “avokat i popullit ” kerkon qe personi qe me turi te mbuluar me kukule , qe ve lende eksplozive para kembeve te policise , te “dekorohet ” ..? Mos do qe ai ” rrezili ” tjeter qe ben [te me falni ] shurren ne dera e kryeministrise , te dekorohet ..?! C`jane keto turpe zoti “avokat i popullit ” , qe une do tu quaja ” avokat i rrugaceve ” por pa i mohuar popullit me llogjiken time , te drejten per te protestuar per gjendjen ekonomike , per korrupsionin , por jo ne krye me njerez te “dale boje “, super te korruptuar, me hajdute qe akuzojne ..!
Avokat I Pidhit te shpellares….!
Avokatja e popullit opozitar e thotë këtë?!………. Si avokate e POPULLIT, duhet PA_ANËSI dhe Mirësi…. por nëse e sheh me syze dielli live protestën pas muzgut, të “shpëtojnë” konturet e jo më detajet…..
Znj.Avokate e Popullit, qëndro në lartësinë e detyrës, ji KORREKTE DHE E PA_ANËSHME, atëherë i “gjori” popull do kuptojë se ka kush e ” mbron”.
Dua te degjoj edhe reagimin e Avokatit te Shtetit ju lutem, pa kete te avokates private te familjes se Lulushes e dime. Duan te lajne mutin me shurre tani se u ishte thene qe dhuna ishte vija e kuqe.
Po ca avokati i Popullit. Avokati i PD thuaj! A nuk ishte kjo zonja Ballanca qe falimentoj shtetin shqiptar me ceshtjet ne Strasburg? Keta s’duan te dine per popull, por vetem si te mbushin xhepat e tyre.
Institucion kushtetues parazit.
Nuk zgjidh asgje por ka degraduar
nuk thote te verteten me fjale.
Cduhej bere me keq qe te shihte avokati i popullit.
Turp per emrin qe mban ” Avikat populli”
Zotrinj avokatë të Sali Berishës, se me sa duket të popullit nuk jeni, në protestat e studentëve nuk ndodhi as një lloj dhune nga ata ,dmth studentët. Si résultat spati as një lloj dhune as nga policia. Pse? Përfundimi është I thjeshtē kur nuk godet nuk të godasin zotrinj avokatë. Kaq e thjeshtē është.
Kriminelet ishin aq paqesor sa ishin te paisur me shashka,shishe molotov e maska si murataj i tropojes dhe sulmonin policin per te pushtuar parlamentin.
Fajin e ka policia qe nuk i la te futeshin ne parlament dhe aty ti digjte si minj bashke me kryekriminelet organizator sali lulushe e munika
Që jeni të paanshem o Avokatë të Popullit,kjo duket si drita e diellit,duke ditur që në krye është avokatja e Bashës për pallatin në Vlorë, e cila u vu në atë post sipas marrëveshjes së 18 majit 2017.Diçka nuk kuptoj nga këta të Paanshmit,që për punonjësit e policisë që qëllohen me mjete luftarake nga ata protestues të dhunshëm ,a duhet të ketë mbrojtje,apo ata nuk janë bij nënash? O znj.Ballanca,çfarë quan dhunë ti?Duhet të jesh miope politike, që mos dallosh dhunën e ushtruar ndaj institucioneve dhe policisë së shtetit.Konstatuat që njëri ishte me sëmundje mendore,të pyes pse duhet të ishte ai në atë protestë kur nuk kupton arsyen e protestës,apo mos vallë është paguar dhe detyruar nga PD (Partia jote e zëmrës) për të marrë pjesë në protestë për të ushtruar dhunë?Jo moj zonjë kush dhunon, duke përdorur mjete luftarake të ndaluara me ligj,kush i bën karshillëk policisë,duhet të dënohet.
Avokati I Djallit .
Me sa shifet avokati i djallit qenka i verber ose i dehur ne lazarat ose protestuesit i duken police e policet protestues, ndryshe sibka fryre i paftyri ta quan proteste e qete kur e fjithe bota i shef kafshet e PD-LSI duke gjuajtur me mollotov e kubeza,sipas teje avokat zeza kush i lendoi policet,na thuaj ti i mjere kush e lendoi policen e gjore qembeti pa gishtat e njeres dore, avokati i popullit eshte i populmit e jo i krimineleve o i mjere.
Çfarë quan protestë ti moj avokate e rrugaçerisë?!
Kush i pengojë lapangjozët që ti po mbron, që të protestojnë?
Kundër godinës së kryeministrisë dhe të kuvendit do të protestojnë përfaqësuesit tuaj moj kukumjaçkë?
Shko bëj shurrën se ndoshta të vijnë mentë.
O Shefja e Avokatit te Popullit dhe ish Avokataja LB, kam nje kerkese: Gjejini nje vend pune atij kapuconit qe po i vinte eksplozivin policise ne institucionin tuaj! Punesoje se po te ishte SB KM, sdo kishe fat ta
Beje! Forca drejte nxirjeve te reja te policise, tashme perendimore shqiptare!
Kisha shume deshire ta kisha ballperball avokatin e ndyre do tja qinja nenen dhe baban,ky nuk eshte avokat i popullit,
avokati i halese mund te jete, ky njeri eshte anti shqipetar,nje bojaxhi haleje,
nje njeri pa shkolle, nuk e kuptoje kush e ka bere dhe votuar kete maskara,kete fashist,kete repacuk, kete fundrine muti.
Kand pri ma t’pamendve n’tok t’Arbnit kina advodados?
U te dhjefsha avokatin e pd
ja pra qe krisma nuk ka patur. kriminelet e kuq te leshit the preshit po e tregojne fytyren e tyre te vertete.
po ambasadorja gjermane kishte ndonje gje per te thene?
Në protesten e radhës për të qenë edhe më bindës ky duhet të veshë uniformë polici dhe të dalë në kordon të vijes të parë me protestën e rrugës
Kjo Ballanca eshte shoqja e ngushte e Argita Berishes, cfar prisnit te thoshte? Keshtu pra i ka kap Rama te gjitha pushtetet! Si kjo, si presidenti, kontrolli shtetit, komisjoni zgjedhjeve etj jane te gjitha te opozites! Shumica kane qene e jane akoma te PD qe nga 92!
Avokati i popullit?!!!! apo nepunese e PD?
Moj “avokate e popullit” per budallenj na merr neve qe e pame live protesten “paqesore”….Pika qe s’ju bie !
Ska turp kjo kur flet??? Apo flet sipas interesit te saj dhe atyre qe ju sherben?? Po pse i di gje te verber shqiptaret kjo, qe nuk shohin cfare ndodh?? DHUNEN epelqejne vetem ata derrat e zbritur nga malet jo qytetaret, plasi syte moj avokate se ke dhe emrin e popullit mbi supe, se kujt i sherbejne ato prishjet apo djegjet apo ngjyrosjet me boje?? Ty apo poullit?? Apo nuk e di qe cdo gje qe shkaterrohet ribehet perseri me taksat qe paguan ky poull.
O Popull, po si ka mundesi qe ne krye te Avokatit te Popullit u pranua nga Edi Rama te vihet shoqja e ngushte e Argita Berishes, nje kurve kalibri qe edhe ne rradhet e stafit ka futur dashnoret e saj (sigurisht per dhe gjate orarit te punes, se pas punes ka do te tjere biznesmene te nivelit te mesem… -s’po zgjatem me se lista eshte si e bordellove, por e drejta e saj eshte: ZOTI te shtofte oreksin…). Si mundet te tolerohet kaq shume nga Edi Rama dhe PS ndaj kesaj Opozite super-kriminale, super-hajdute (se super-hajdutet ulurasin sot kapni hajdutet), qe na ka bere me njolle shume te keqe perseri neper Europe e me larg. Kete Ne emigrantet e ndjejme keto javet e fundit ne shtetet ku jetojme, ku ka filluar perseri shikimi shtrember ndaj Nesh si shqiptare deri duke na e thene si nen ze se; “Jeni popull problematik me vetveten dhe komunitetin Nderkombetare, deri ne ate qe nuk duroheni me…”. E tmerrshme se cfare po na ben çifti Berisha+Meta me familjet e tyre biologjike e politike, keto gati 3-dekada post-Komunizem, duke na kthyer ne Mafia shtet. E cfare fituam pas rrezimit te Komunizmit…, “demokracine”, “prona tek i zoti”, “perparim drejt Perendimit”, apo Mafian, pushtimin dhe vjedhjen e prones se tjetrit nen emrin e Partise (PD 95%), korrupsionin e jashtezakonshem (PD+LSI=95%), krimin ne familje, krimin ne rruge, krimin ne shoqeri, papunesine, bandat e tritolit, bandat e Protestave, prostitucion te cdo niveli, Arsimin nen nivelin mesatar te kohes se Komunizmit, Kulturen ne pothuaj proces vdekje, Media shpifese, agresive, dhe pastruese parash te krimit, Shendetesi qe ka perparesi Parane dhe aspak jeten e njeriut, pasigurine rrugore dhe qytetare, etj+etj. Te gjitha keto fale familjes biologjike e politike te Sali Berishes dhe Ilir Metes, si dhe te ndihmes nen rrogoz te pianecit dhe bixhozciut Fatos Nano (miku me i madh i Berishes dhe Metes). Mellefi s’ka te sosur ndaj ketyre tre piellave perverse, qe na kane mbajtur peng gjate ketyre afro 3-dekadave, e qe vazhdojne akoma te na trazojne jeten aktuale dhe te ardhmen per brezat e tjere. Nje Profesor Zviceran i shkencave Politike ka thene ne nje Radio Nderkombetare ne Gjeneve: -SHQIPTARET PO TREGOJNE SE KANE PROBLEME SHUME TE MEDHA ME VETVETEN E JO ME SISTEMIN, SI NE RASTIN E ATIJ KOMUNIST TE DJESHEM DHE KETIJ TE SOTEM DEMOKRATIK. KETE PO E TREGOJNE GJITHMONE E ME SHUME EDHE KETO JAVET E FUNDIT, KU KANE “PASION” RRUGEN DHE DHUNEN E JO LIGJIN E RREGULLIN E NJE SHTETI DEMOKRATIK DHE TE NJE EKONOMIE TE TREGUT TE LIRE… PO NUK JANE VETEM SHQIPTARET E SHQIPERISE SHUME PROBLEMATIK SOT, SEPSE JANE DHE ATA TE SHTETIT ME TE RI TE EUROPES, KOSOVES, SHUME PROBLEMATIK DHE MOSMIRENJOHES NDAJ NDIHMES SE PEREMDIMIT QE U CLIRUAN DHE JU OFRUA RRUGA E LIRISE DHE E ZHVILLIMIT. ME PAK PROBLEMATIK JANE SHQIPTARET E MAQEDONISE DHE AKOMA ME PAK ATA TE MALIT TE ZI, KJO SI REZULTAT I PERQINDJES NE SHTETET PERKATESE…- Komentet jane te teperta, duam apo nuk duam Ne shqipfolesit
Me mire mos u prononconi se na i shpifet me deklaraten tuaj o IDIOTE qe vetem avokate te popullit nuk jeni,ju jeni avkatet e HAJDUTEVE E KRIMINELEVE.HARRAM RROGA QE MERRNI NGA TAKSAT E KETIJ POPULLI PA AVOKAT
Sipas Avoketrit te popullit, ne se nuk do kishte kordon policie rreth objekteve shteterore, a mos valle grabitqaret nuk do suleshin ndaj tyre ?. Eshte e qarte keto hordhi kishin per objektiv prishjen shkaterimin sic bene turqit kur erdhen nga stepat e azise. Objekti ishte shkaterimi i kuvendit me qellim mos funksionimin e dhe implementimin e reformes se drejtesise.
Kur kundershton policin normal si ne te gjithe boten do goditesh. Ca ka ketu per tu indinjuar per shenjat e dhunes ne trup.
Avokate e opozites!?
Po qe se protesta nuk ishte e dhuneshme ,atehere i bie qe dikush(jo une ?
ta qije me zor zonjen Ballanca dhe kjo do te thote qe gjithshka eshte normale…