Jorida Tabaku flet për një kandidim të mundshëm përballë Veliajt

16 Prill 2019, 09:11Politika TEMA

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku e ftuar në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’ në Report TV foli me vendosmëri të plotë se në 30 qershor nuk ka për të pasur zgjedhje lokale pa opozitën.

Ajo është një nga emrat e lakuar se mund të jetë përballë Erion Veliajt në garë për bashkinë e Tiranës, por a do të pranonte ajo ta sfidonte?

“Është kënaqësi kur dëgjon dhe vlerësohesh, nuk mund ta mohoj që kam lidhje të veçantë me Tiranën, por nuk do të ketë zgjedhje lokale.

PD ka shumë kandidatë për Tiranën.

Nuk besoj që do të jetë rasti që të diskutojmë kaq shpejt për zgjedhje lokale, pasi ka ende shumë kohë.

Nuk ka pasur asnjë diskutim të tillë me Bashën, mendoj që për mua është herët për një angazhim të tillë.

Nuk ka pasur diskutim të brendshëm në PD, është i gjithi i jashtëm”, tha Tabaku.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje