Van Toorenburg po i fut shqiptarët në një thes, nuk mund të hidhet baltë ndaj një vend të tërë

16 Prill 2019, 17:56Sociale TEMA

Nga Robert Bosch, ish-ambasadori i Holandës në Tiranë

Asnjë vend tjetër kandidat për në BE nuk ka zbatuar një reformë kaq të rreptë të gjyqësorit deri më sot. Fatkeqësisht, po hidhet vazhdimisht baltë për ta zhvlerësuar këtë proces. Deputetja e CDA, Van Torenburg, vetëm mund të lëvdohet nga kriminelët.

Të enjten e 11 prillit, Dhoma e Ulët e Parlamentit holandez nisi një debat për “bandat shqiptare në qarqet kriminale të Holandës”, sipas një kërkese që CDA (Partia Kristian-Demokrate e Holandës) e kishte bërë që në nëntor të vitit 2017. Zëdhënësja për CDA, deputetja Madeleine Van Toorenburg, kërkoi që vendi të kishte më pak shqiptarë, në një mënyrë që do të ishte e denjë për partinë PVV (e djathta nacionaliste në Holandë).

Debati u bë shumë interesant. Çfarëdo përgjigjeje që të jepte Ministri i Sigurisë dhe Drejtësisë, Graperhaus, deputetja e partisë së tij nuk kishte interes ta dëgjonte. Ajo ishte e shurdhër para shifrave që paraqiti ai, shifra që Van Toorenburg i kishte kërkuar vetë nëpërmjet letrës-kërkesë të dërguar në të njëjtën ditë.

Kur ministri tha se çështja është serioze, por bëhet fjalë për një numër të vogël kriminelësh, ajo u hodh menjëherë dhe tha se shqiptarët po i destabilizojnë vendin.

Realiteti është që në vend janë vërtet disa banda kriminale shqiptare, banda që s’kanë frikë nga dhuna, por është e qartë që ndaj tyre po merren masa dhe se ka një bashkëpunim të mirë me autoritetet shqiptare. Për shembull, një bandë u kap para pak ditësh me ndihmën e policisë shqiptare dhe të Europolit.

Ministri Graperhaus dhe Ministri Harbers vizituan Tiranën javën e shkuar që të diskutonin detaje më të imëta për bashkëpunim, dhe erdhën me përshtypje të mira.

Qeveria e tanishme shqiptare po vë në zbatim një reformë të paprecedentë për gjyqësorin. Gjykatësit dhe prokurorët po kalojnë në sitë, dhe nëse nuk i plotësojnë kushtet për integritet, apo nëse nuk vërtetojnë pasuritë, ata po shkarkohen. Ekspertë të huaj (Edhe nga Holanda) po marrin masa që kjo të ndodhë në mënyrë objektive. Asnjë vend tjetër kandidat për në BE nuk ka zbatuar një reformë kaq të rreptë deri më sot.

Qeveria shqiptare po bën të gjitha përpjekjet për të ulur krimin dhe korrupsionin. Fatkeqësisht, po hidhet shumë baltë për të zhvlerësuar procesin. Van Toorenburg vetëm mund të lëvdohet nga kriminelët, të cilët duan ta ndalojnë me çdo kusht këtë reformë, duke sulmuar dhe masat reformuese të qeverisë së tanishme. Kriminelët e vërtetë nuk duan t’ia dinë për udhëtimin pa viza, sepse ata nuk kanë nevojë për viza dhe mund të gjejnë pasaporta të tjera fare lehtësisht. Viktimat e vërteta të rikthimit të vizave do të ishin shqiptarët e zakonshëm, biznesmenët, studentët dhe turistët.

Veç të tjerave, në debat u tha që kriminelët shqiptarë janë më aktivë në Britani se në Holandë, edhe pse në Britani nuk udhëtojnë dot pa viza. Znjsh.Van Toorenburg la të kuptohet që ajo nuk e kishte shumë të qartë se ç’do të thotë udhëtim pa viza. Ajo tha që policia nuk bën dot gjë kundër shqiptarëve që enden kalimthi në zonat bregdetare të Holandës, teksa përpiqen të kalojnë kufirin për në Angli, sepse kur arrestohen ata justifikohen se kanë ardhur për turizëm. Por kjo është e pasaktë, sepse nëse dikush nuk ka një shumë të paracaktuar parsh, nuk ka një vendbanim të deklaruar, nuk ka sigurime të paguara, nuk mund të shkelë në zonën Shengen. Fakti që ata prapëseprapë janë këtu, tregon që kufijtë e jashtëm të BE-së nuk po kontrollohen mirë, dhe se ka arsye ligjore që këta persona të dëbohen nga vendi.

Letra që iu dërgua parlamentit thotë gjithashtu se Komisioni Europian bën një verifikim të përvitshëm për të parë nëse vendet të cilave u janë hequr vizat vazhdojnë t’i plotësojnë kushtet. Komisioni Europian raportoi në dhjetor të vitit 2018 se Shqipëria i plotëson këto kushte. Znj.Van Torenurg dhe disa deputetë të tjerë nuk donin ta dëgjonin as këtë argument. Në fakt, e kthyen debatin në komedi. Ata nuk donin t’ia dinin se çfarë thoshte ministri i partisë së tyre. Nuk po e dëgjonte njeri, dhe aq më pak ata që kishin kërkuar ta dëgjonin e që kishin propozuar të ktheheshin vizat për Shqipërinë.

Kjo çështja e vizave të Shqipërisë po e destabilizon pak Holandën, sepse po tregohet që deputetët thjesht i lënë faktet mënjanë, pa i marrë parasysh, dhe kjo nuk mund t’i shërbejë imazhit të parlamentit.

Ishte një mbrëmje e keqe për demokracinë holandeze, por ka ende kohë për të reflektuar. Mocioni mund të tërhiqet. Edhe pse kjo pak gjasa të ndodhë, pasi do të turpëroheshin. Veç kësaj, kanë edhe dëshirën e fortë për të shënuar pikë në mënyrë populiste, pak para zgjedhjeve të parlamentit europian.

*Botuar në median holandeze BNNVARA

18 komente në “Van Toorenburg po i fut shqiptarët në një thes, nuk mund të hidhet baltë ndaj një vend të tërë”

  1. suede says:

    thjesht fare, pse nuk i arreston hollanda bandat, mire qe nuk arreston por i liron edhe nga burgu sic liroi frrokun

  2. Go west says:

    I ka thene te gjitha si specialist.

    1. L.R says:

      Ketije van burgut u eshte habur [email protected]@ [email protected]@ si gryga pusi nga afrikanet… pasi afrikanet Jane afer 30% e popullsise hollandeze dhe po keta afrikkane komandojne narkotrafikun e droges dhe tani na hedhka balte kunder shqiptareve… yt [email protected]@@t.

    2. Komentuesi says:

      Eshte e qart.Pd-ke e shqiperise,Berisha,Basha,Monika,Meta kane shtrire tentakulat e tyre me investime te medha per te kompromentuar njerez te rendesishem ne Holande me qellim qe te flasin keq per shqipetaret dhe te ngrihen e te flasin kundra dhenjes se vizave shqiperise.Ky eshte nje lobim i Bashes dhe Berishes kundra vendit,kundra qeverise per te ulur imazhin e Edi Rames.Pike.

  3. Enki says:

    Po ik o pederast hollandez.

    Vendi me i degjeneruar ne europe, perplot me prostituta, kurva liberale qe qi..en me 100 zezake, drogaxhinj e biles pedofile.

    Nuk i plas trapi njeriu fare per justifikimet e tua.

    Problemi kryesor qendron qe e kane katandis kaq keq Sali Shepllari dhe Edvin droga saqe ENDE Shqiperia nuk vendos reprocitetin me kurvat dhe pederastet e hollandes, ja ne kete katandi.( sepse pretendohet BE me bythlepirje)

    Jo vetem reprocitet por te shkeputen edhe marrdheniet diplomatike.

    Te te vendosin pederastet e hollandes viza eshte katastrofe sepae jane bordello e madhe.

    Per kete katandi e kam une.

    Hollanda, kryeqendra e droges, kurvave, pederasteve dhe pedofileve.

    Ende pres qe Edvini te vendose reprocitet.

    Nuk demtohet asnje shqiptar, prekundrazi, asnje student apo turist shqiptar ne hollande, nuk kane cmesojne atje.

    Per cfare do mesojne? Per kurva, droge, prostituta, pederaste, kurva liberale qe lerohen nga negrot??

  4. Beni says:

    Ata qe merren me pislleqe kane para dhe nuk e kane problem per te ardhur do paguajn dhe do vijne prap ne gjithe evropen,por ju do merrni ne qafe hallexhinjte

  5. Whitesnake says:

    Ç’po më bën me Juventusin sot ky kokëloqja mua!

  6. Whitesnake says:

    Van Toorenburg, dmth!

  7. Genti says:

    Eshte me se normale qe ata qe nuk e njohin Shqiperine te mendojne qe c’do gje shkon keq.
    Per sa kohe trutharet e Sali kriminelit do vazhdojne te vjellin vrer kundra shqipetareve car pritet tjeter vec perbuzjes.
    Ka shume faj kjo trukture shteti qe nuk merr masa per Salen ,Lulen ,Liken edhe laperen e tij.
    Ajo dihet qe nuk mund te te denoje partia ne pushtet por organet e drejtesise i kane te gjitha mundesite te veprojne.
    Te fillojne tu tregojne vendin qe meritojne qelbesirave.

  8. Prind says:

    Holandes i mjafton gruja Lulit dhe kunati sa per tre milion shqiptare. Le ti jape vize Lulit se ja ve zjarrin ai Holandes , shqiptar me te rrezikshem se ai si pjelle e Berishes nuk ka.

  9. Koli says:

    Diaspora serbe eshte shume aktive ne Hollande.Ka vene ne sherbim te kauzes se saj dhe njerez qe jane ne politiken e atih shteti.Dhe misteriozi Lulzim Basha nga Hollanda e direkt kryetar i Pd.Te kete ndonje kombinim dhe kjo ngjarje???

  10. naftetari fluturues says:

    Po me Shell-in ca behet?

  11. Qimi i pekes says:

    Epo ja qe e paska bere nje pune te mire lulushi, nuk shkon kot cdo jave ne Hollande ky udheheqes i madh. Megjithse nuk ka per tju realizuar , se ne evrope fatmiresishte nuk jane te gjithe hollandeze.

  12. mik says:

    Pergjithsisht, vendet qe kan probleme brenda territorit te vet, krijojne probleme edhe ne diasporen e tyre .
    Pa dyshim qe ne Hollande ka probleme me grupet kriminale Shqiptare ( gjithmone duke ju referuar mediave ) ashtu sic ka probleme edhe me diasporen apo ” turistat ” e vendeve te tjera. Por, nuk e kuptoj pse vetem Hollanda kembengul kaq shume kunder Shqipetareve !! Duket sikur asht kundra per gjithcka, e nuk paraqet asnje tendence perkrahjeje per ne’ !! Atehere, nqs Hollanda asht nje shtet me kaq bindje demokratike dhe me norma morale, pse nuk mendon per shumicen e Shqipetareve te tjere, te cilet orvaten te bajn nje jete te ndershme, si shumica e njerzimit, por kerkon me denu nje “fajtor ” pa faj ? … ose , sic tha edhe nje komentues, pse nuk i arreston kriminelet, mbasi ka edhe perkrahjen dhe ndimen e qeverise Shqiptare ?!
    Si me viza si pa viza bota cdo dit e ma teper po bahet kozmopolitane. Heqja e vizave nuk do kete ate efekt, qe nje pjese e parlamentit Hollandes synojne te kene, por ndoshta do jete bymerang.

  13. Ne nga Terbaçi says:

    Hollanda me portin e saj me te madh ne Europe eshte qendra e trafikimit te drogave qe mbrine nga Amerika Latine me destinacion vendet e Europes
    Ketu luhet nje bisnes shume i fuqishem ku ne disa raste jane te implikuar indirekt dhe poltikane te larte te BE. Perzjerja neper kembe e ” bandave” Shqiptare qe mbledhin therimet e sofres i bezdis “pronaret” e vertete dhe keta nxisin politikane per mocione te tilla. Dhe ne qofte se do benim krahasime, “banditet” Shqiptare nuk do te shkonin ne nje vend si Hollanda ku drogat e lehta jane te ligjeruara dhe per te fortat mbyllet nje sy, por qendronin ne Dures. Por kur politikanet vendas i nxjerin syte njeri tjetrit dhe gezohen kur te huajt hedhin balte mbi vendin tone, kjo eshte e pashmangeshme. Komb pa dinjitet qe mbush burgjet me bujq qe kultivojne kanabis per mbijetese dhe nuk guxon te thote nje fjale ndaj nje vendi ku droga dhe prostitucioni jane te ligjeruara.

  14. Armandi says:

    Mire Hollanda ka hallin e saj, dhe segmente te politikes atje, na fajesojne ne shqiptaret per rritjen e kriminalitetit ne vend , ne nje fare menyre na kriminalizojne te gjitheve ne si popull ! Po keta hallemedhenjte tane c’kane, qe gati s’po c’menden nga gezimi , me qenese ne parlamentin hollandes eshte mare vendim , per izolimin tone si popull i kriminalizuar . A ndjehen ndonje cike shqiptare , apo vetem te perfitojme pak politikisht pa le te na quajne si te duan . O tru shkulur , dhe nqs parlamenti hollandes mori nje vendim te tille , nuk e mori per gjendjen ekonomike e te kriminalitetit ne Shqiperi , apo per vjedhjen e votave , djegjen e mandateve nga opozita , apo do vini a nuk do vini ndonje here ne pushtet ju , t’a kini te qarte nuk i digjet kujt barku , sikur dhe vete te ishit djegur bashke me mandatet , perkundrazi . Thirini mendjes , mjaft u konsumuat , se po ju mbetet vetem folja ” ISH ” !

  15. s.g. says:

    Basha shitej se ka lidhje të mira me qeveri të Vendit të Ulët veç se paska gënjy edhe këtu nul rrespekt i bllokuan malokrinë

  16. Tori says:

    T e fala beji Edi Rames nga Ajaksi i Hollandes .Ngushellime per Juven qe luajti me gjith Ronaldon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje