Veliaj për Tahirin: S’ka qenë asnjëherë konkurrenti im brenda PS. Xhafaj ka bërë punë të shkëlqyer! Ja gabimi i Edi Ramës

16 Prill 2019, 11:21Politika TEMA

Kryebashkiaku i Tiranës, në garë për një mandat të dytë, Erion Veliaj ka qenë i ftuar mbrëmë në ‘Debatin’ e Roland Qafokut.

Veliaj ka folur për marrëdhëniet me Saimir Tahirin i përfolur si rivali i tij në PS, për ish-ministrin Fatmir Xhafaj, si dhe për gabimin e Edi Ramës.

Marrëdhëniet me Saimir Tahirin:

Zoti  Veliaj, cili është mendimi juaj për  atë që i ndodhi Saimir Tahirit?

Saimiri ka një proces në gjykatë, një gjë që unë nuk kam bërë kurrë është, që unë të fus hundët se cfarë pretendojnë gjykatat e këtij vendi. Edhe për veten time, për cdo gjë kam shkuar në gjykatë. Kam fituar 8-0 të gjitha gjyqet për shpifje ndaj meje.

Uroj shumë që dhe Saimiri  të fitojë. Ai nuk ka qenë asnjëherë konkurrenti im brenda PS, kjo është e gjitha një legjendë urbane.

Kemi pasur një marrëdhënie shumë korrekte në qeveri, sigurisht në profile shumë të ndryshme  kështu që ato dy vite që unë kam qenë në qeveri, kemi pasur një raport shumë korrekt dhe secili në ngastrën e vet.

Marrëdhëniet tona personale kanë qenë të shkëlqyera. Pasi ndodhi kjo, kam komunikuar, jemi dhe komshinj. Kjo historia e rivalitetit dhe debatit, kanë qenë të gjitha legjenda urbane.

Nuk mbaj mend të kemi debatuar ndonjëherë.

Shpesh herë kemi bërë batuta me njëri- tjetrin për këtë konkurrencën, që më shumë e ëndërronin të tjerët sesa ekzistonte.

Për Fatmir Xhafajn:

Ne kemi cdo fund viti 24 seanca dëgjimore për buxhetin e Bashkisë së Tiranës në të 24 njësitë me deputetin përkatës. 

Zoti Fatmir Xhafaj përvecse një ministër që ka bërë një punë të shkëlqyer për ta sjellë policinë akoma më lart, është edhe deputet i njësisë 10. Ai dha dorëheqjen si ministër i Brendshëm, jo  si deputet. 3-4 ditë pas dorëheqjes së tij ishte dëgjesa në palestrën e shkollës Qemal Stafa.

Ai kishte datën e tij, do ishte mëkat po të mos kishte ardhur, se i bie që ngatërroi punën e tij si ministër me punën e tij si deputet. Kjo ja rrit më tepër vlerat.

Për gabimin e Edi Ramës:

Do të doja që Rama të ishte më i rreptë dhe më i vendosur por ai ka këtë zgjedhje. Do që ti dëgjojë të gjithë.

Ne kishim këtë historinë më debatin për universitein, këtë të fundit. Edi i trajtonte rektorët si shenjtorë. i them unë: prit ore se si c’me kërkohet mua llogari, duhet ti kërkohet dhe një rektori. Rektori duhet të më thotë, ore si ziheni ju për tendera rojesh.

Unë kam qenë i mendimit që Edi Rama ka një reputacion mbi të vërtetën dhe mbi normalen që është shumë i rreptë dhe autoritar, se në fakt me ca njerez duhet me qenë pak më i rreptë.

13 komente në “Veliaj për Tahirin: S’ka qenë asnjëherë konkurrenti im brenda PS. Xhafaj ka bërë punë të shkëlqyer! Ja gabimi i Edi Ramës”

  1. Grand says:

    Se Rama beson tek njerezit! Edhe tek negativet si qenje njerezore! Cdo njeri, perderisa pendesa eshte vecori humane, do te thote se cdo njeri ka edhe pjesen e tij pozitive! Qofte ky edhe kriminel. Z. Rama beson tek kjo pjese!
    Beso edhe ti z.Veliaj! Nese nuk e konsideron, besoj se i rezervon vehtes nje te ardhme te deshtuar!
    E di qe eshte e veshtire te besosh se edhe nje njeri mbrapesht ka nje pjese negative!
    Sigurishte paraja e fashit kete pjese te njeriut. Prs daj heronjte e kohes sone jane ata qe me pune te ndershme, me shpatulla, mbajne fimiljen e vete, dhe e mbyllin muajin me borxhe 0!
    Sigurishte per Ramen nuk i fus duarte ne zjarre ! Por nuk mund te mos e pohoj qe ne aparence tv, ai eshte mjafte jo konseguent per qenien e tij shqiptar dhe i ndjeshem ndaj te vareferve , dhe jerkon sigurine e tyre nepermjet ligjit! Eshte fat Erjon qe kemi nje burre shqiptar ne krye! Per vehten tende mendo vete! Mundohu te futesh tek heronjte e kesaj kohe! Me shume Babe i Tiranes se sa politikane apo servil! “Gabimi” qe ti mendon per Ramen eshte servilizem i paster! Mjafte!

  2. Deep State Tropojastan says:

    Deep State Tepelenistan
    No comment

  3. populli shqiptar says:

    Kur ka skandale finaciare , si ne rastin e unazes se re, pra me kompanine fantazem DH, PD -ja hesht.
    Tani per rastin e rruges se kombinatit, meqe Veliaj akuzon ( jo se vet eshte i pafajshem) PD-ne dhe LSI -ne, duhet te dalin sa me pare te treja forcat politike qe nuk po lejn gje pa grabit dhe te sqarojne se si eshte e verteta, para se te cohet populli e ti marre zvarre keta kryehajdut te qelbur bastard

  4. Kolona says:

    Lali eri është shumë i zgjuar dhe di tu japë përgjigje të saktë të gjitheve. Ai shikon larg për vete dhe kështu do të ketë krah të ngrohtë nga të gjithë. Është puntor kije inat por jepi hakun. Për reklamën e kanë të gjithë në gjak.

  5. Lizga says:

    BRAVO je iMREKULLUSHEM

  6. Agon says:

    Kjo shprehja “secili ne ngastren e vet!” dmth ne tepsine e vet…Natyrisht qe Saimiri do e marre PS

  7. Gjeto says:

    E o Velo, ben furca dhe ne verejtje.

  8. Spinoza says:

    Tahiri eshte i pafajshem eshte njeriu i perendimit ne Tirane se shpejti do te vij ne krye te socialisteve

  9. NjeQytetarOptimist says:

    Eshte e vertete Rama nuk eshte I rrepte kur duhet te jete.. Kjo eshte dobesia fatale e tij..

  10. Shqiptari nga Kosova says:

    Shqiperise i duhen edhe nja 5 si ky dhe ….,”Bac u kry…”!

  11. studenti i vjeter says:

    shqiperia mund te mos kete uje te pijshem me bollek, mund te mos kete kushte per te bere business, mund te mos kete pune per te rinjte dhe te vjeterit.

    po vetem per nje gje ka me bollek. ki inat dhe jepi hakun: ka me shumice te madhe bythelepiresa, mashtruesa, dhe budallenj.
    ta gezoni ju qe jeni aty! ja u kemi ziline.

  12. qorri Bibes says:

    ORE, ORE hajde e folme hajde……

  13. Komentuesi says:

    Eshte fat qe kemi Edi Ramen kryeminister.E mbajm mend te gjithe kur qeveriste Sali Berisha qe e beri shqiperin shkrrumb e hi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje