“Arben Imami më tha ikim se Berisha e ka bërë keq partinë, po unë i qendrova besnik”

16 Prill 2019, 09:20Politika TEMA

Edi Paloka, nënkryetar i PD-së, tha mbrëmjen e djeshme përballë gazetarit Adi Krasta  se nuk ka qenë kurrë pjesë e klaneve apo grupimeve në këtë parti.

“Kam pasur gjithmonë linjën time, kam shmangur grupimet. Mendimet e mia i kam thënë gjithmonë, qoftë Sali Berishës, qoftë Lulzim Bashës, madje i kam thënë shumë më tepër sesa ato që dalin dhe flasin në publik”, tha Paloka.

Në vijim ai u shpreh se kriza politike në vend do të zgjidhet sipas kushteve të opozitës.

“Nuk janë kushte, por një kërkesë normale që në këtë vend të ketë zgjedhje normale. Mund të them se në 2005 apo në 2013 vlerësoj momentet e rotacionit, por ka ardhur koha që të ketë zgjedhje normale, të bëhen zgjedhje të pranueshme”, tha Paloka.

Lidhur me djegien e mandateve, Paloka tha se ka pasur idenë që ky veprim të merrej pak përpara zgjedhjeve vendore. Ai shtoi se ka qenë një vendim i detyrueshëm, për shkak se kishim një Parlament që ka dalë jashtë kontrollit.

“Pas mitingut të madh të 16 shkurtit, ishim gjithmonë në presionin e njerëzve. Njerëzit i kishim me vete, i kishim ezauruar të gjitha përpjekjet e tjera, na kishte mbetur vetëm rruga e djegies së mandateve. Veç situatës së krijuar në Kuvend, dolën edhe faktet e reja të blerjes së votave, ku ishin përfshirë personazhet kryesore të PS me personazhet kryesore të krimit”, tha Paloka.

Paloka solli në vëmendje vitin 1992, kur doli grupimi i parë në PD kundër.

“Më ka thënë Arben Imami në atë kohë që Edi duhet të ikim nga PD sepse Sali Berisha e ka bërë kështu e ashtu partinë. i kam thënë atëherë nëse është kështu siç thua ti, çfarë do të ndodhë me PD nëse ikim të gjithë?”, tha Paloka.

7 komente në ““Arben Imami më tha ikim se Berisha e ka bërë keq partinë, po unë i qendrova besnik””

  1. kashi says:

    ik ore pirthu palotha

  2. sul korriku says:

    Edi Rama i ka thene gjënë me te bukur keij “kellufi”:
    “SA I LUMTUR JE”
    Mendoni qe kete koqe mund ta kemi “udheheqes” neser. Largqofte !

  3. Refugjati says:

    Edi Paloka është nje nga te shumtet politikan i zhytur në m..t nga kembet në koke.Ka mundur te qendroj në politike fale vjedhjes dhe manipulimit ne zgjedhje,si psh rasti kur kandidoi perballe Luan Zhegut dhe ai e di shumë mire si e fitoi ate mandat.Si hipokrit dhe i pacipe që eshte tani bën moralistin.Turp,kjo rrace politikanesh duhet te shporret njehere e mire nga politika,që te shpetoj Shqipëria.

  4. shqiptari i ilirise says:

    Tamam!
    Së qëndrove ti dhe ata si ty,prandaj PD e ndriti veten dhe Shqipërinë.
    Yyyyyy….. parti birbosh e zorzopësh!

  5. ziguri says:

    me nji fjal ky paloqja qenka i squt .

  6. lesh e li says:

    Keta perfunduan rrugeve se nuk perballojne dot Ramen. I gjati e ngriti steken, punon, po ben reformat I dha fund rrumpalles. Keta dolen jashte kohe sepse duan rrumpallen dhe do perfundojne ne burg, bashke me plakun Mere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje