Parlamenti Holandez votoi ditën e djeshme pro vendosjes së vizave për shkak të rritjes së kriminalitetit të shqiptarëve që jetojnë aty.
Fill pas kësaj ka ardhur edhe reagimi i ambasadorit të Bashkimit Europian, Luigi Soreca.
Ai ka qetësuar qytetarët shqiptarë duke u shprehur se vazhdon lëvizja e lirë e tyre në zonën Shengen
“Asgjë nuk ka ndryshuar, Shqipëria do të vijojë lëvizjen pa viza.Ne i bëjmë thirrje dhe ftojmë si qeveria shqiptare dhe atë holandeze që të intensifikojnë bashkëpunimin.Udhëtimi pa viza është një arritje fantastike për Shqipërinë.Jam i bindur që autoritetet shqiptare do të marrin të gjitha masat që të ruhet kjo arritje”, u shpreh Soreca.(TemA)