“Holanda”, Rama: Me Europën jemi mësuar, por na habit festa e neveritshme e PD-LSI

18 Prill 2019, 13:46Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka komentuar sot vendimin e parlamentit holandez ndërsa tha se nuk ndikon aspak në lëvizjen e lirë të Shqipërisë.

“Për revokimin e lëvizjes së lirë duhet të përmbushen disa kritere objektive; asnjë prej të cilave nuk përkon me realitetin e faktorit shqiptar në Holandë.

Më e bukura është që ministri për Drejtësi dhe Siguri të Holandës, në fjalën e tij në Parlament reagoi duke thënë pikërisht këtë. Që nuk ka asnjë kriter të përmbushur negativisht për ta marrë këtë vendim.

Ministri vizitoi para pak ditësh Shqipëinë dhe u shpreh me tone pozitive në raport me ecurinë pozitive të këtyre pikave” – tha Rama.

Shefi i ekzekutivit tha se shqiptarët janë bërë ‘mish për top’ për disa parti holandeze që shkelin dinjitetin e shqiptarëve.

“Nëse ka një vendim, qeveria holandeze merr dhe shqyrton nëse janë përmbushur kriteret, që bazohen në shifra dhe fakte” – shtoi ai.

Rama tha se tashmë shqiptarët janë mësuar me një Europë që ka prezente tonet e populizmit. Ai kritikoi edhe deklaratat e opozitës joparlamentare teksa i cilësoi si një festë të neveritshme.

“Si mundet që lufta e verbër për pushtet t’i çojë disa parti politike shqiptare deri në këtë pikë. Opozita është e dëshpëruar dhe ka humbur logjikën.

Lufta politike në Shqipëri është katandisur deri në derexhenë që ata që braktisën detyrën, u kthyen në zëdhënës entuziastë të atyre që nuk duan ta shohin me sy Shqipërinë.

Si mundet që alibitë e atyre partive politike në Holandë të gjejnë jehonë këty në vendin tonë?” – tha Edi Rama duke iu referuar PD-së dhe LSI-së.

4 komente në ““Holanda”, Rama: Me Europën jemi mësuar, por na habit festa e neveritshme e PD-LSI”

  1. I ZHGENJYER NGA RAMA says:

    Edi Rama:Te gjitha keto qe thoni ne i Kuptojme dhe Dime…POR KEMI NJE KERKESE URGJENTE:Shkarko Ministrin e Jashtem ne Detyre…Nuk eshte per kete Pune..pamvarsishte…”Zgjuarsise” “Inteligjences”..dhe “Llokoshences”..se tije..cilesi keto qe ju ui dini me mire se ne Mileti…
    1-Ministri i Jashtem ne Detyre, ka qene 28-vite ne Mergim dhe emigrim si dhe “Studime Stzrategjike”…..por ja qe ne kete Poste shume NEVRALGJIKE Shqiperise i duhet nje Neri me Tope…dhe Lidhje me bote e Politikes Europjane dhe Boterore…
    pse i themi keto te gjitha:Lulezim Basha Po shfrytezon te gjitha Lidhjet e tije Private per te bere Shqiperine dhe Shqipetaret KRIMINEL::::dhe shume e shume te Keqija….
    2-“Inteligjenti” juaj z.Rama Gent Cakaj(Nuk kame asgje personale me te)…nuk ka as Njohje dhe as Lidhje Personale me Politikanet ne EU-.—Ai shume shume di te Zihet me Bacicin apo Vucicin…POR NUK ESHTE PERSONI I DUHUR DHE KOHEN E DUHUR NE MJSH…

    1. Deep State Ramastan says:

      Kur zgjedh Rama ka zgjedh Perendia. Te kujtohet nje fare Like nga Cepani po nje gangster nga Kavaja e Mafjozi i Durresit… Per pak harrova Tigrin Ahmutaj dhe ekselentin Tualet Palla.
      Kollovari i Ministrise Jashtme nuk di shqip kam degjuar.

  2. antishqiptaret qe do burgosen shume shpejt says:

    Me i papermbajtshmi nga te gjithe ishte Likja me Monen, dolen te paret dhe fillun deklaratat antishqiptare. E trguan cinizmin dhe ligesine e tyre pa kufi

  3. M says:

    @i shgenjyeri i Rames.Dole aty ku te dhimte .nuk ke kapacitet ti or taj te gjykosh pre njerin dhe tjetrin , sic duket je ndonje kerme serbe ,qe ke qefmbetje pse i tregon vendin vuv- vicit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje