Nga Andi Bushati
Megjithëse Sali Berisha e ka quajtur “e bija e të atit”, duke iu referuar kokëçarjeve që ish themeluesi i PD-së i sillte partisë së tij, Rudina Hajdari nuk ka asgjë të përbashkët me Azemin, përpos mbiemrit.
Ajo është e brishtë, ai ishte i vrazhdë. Ajo ka armë buzëqeshjen, ai se ndante koburen nga brezi.
Ajo vjen në politikë nga një edukim perendimor, ai qëndronte aty edhe falë lidhjeve me botën e krimit.
Ajo është tallur shpesh nga kundërshtarët, si më e kultivuar sesa duhet, ai se e shprehte hapur mungesën e kësaj dhuntie.
Rudina nuk ka vizion historik për misionin e saj, Azemi besonte në ringjalljen e Mujit dhe Halilit në ditët e sotme.
Por, pavarësisht nga këto dallime, në këtë botë ku logoja është gjithçka, Rudina Hajdari nuk po shkëputet dot, nga pesha e “markës” që mban mbi supe.
Kur Basha e katapultoi në parlament në zgjedhjet e 2017, kritikët e tij brenda PD dhe armiqtë e opozitës e panë këtë si shembullin tipik të përdhunimit të meritokracisë. Për ta, ajo ishte aty thjeshtë si vajza e babait. Të dyja palët, në një kor të përbashkët, ripostonin në media gafat në parlament, sikur donin të theksonin se politika nuk është një talent që trashëgohet.
Sot rolet kanë ndryshuar.
Përndjekësit e djeshëm e kanë shndërruar në heroinë, kurse opozita zyrtare e ka shpallur tradhëtare të idealit të Azemit, duke inskenuar edhe fabulën e shëmtuar të kundërvënies së vëllait ndaj motrës.
Këto anatemime nga ish krahu i saj politik do të shtohen me siguri në ditët e ardhshme, tani që Rudina ka marrë rolin e lideres së grupit të PD, dhe ka folur për përfaqësimin e çetës të të mosbindurve në zgjedhjet e qershorit.
Po a duhet gjykuar Rudina për zgjedhjet e saj? A përbën sot një mëkat mos i bindesh urdhërave të kryetarit të partisë? A ka të drejtë të ndjekë një rrugë të ndryshme, qoftë nga ajo që predikon Basha, apo qoftë nga ajo që kanë votuar masivisht forumet e PD?
Natyrisht që PO.
Megjithëse personalisht jam një nga ata që e ka mbështetur obsionin e djegjes së mandateve si të vetmen zgjidhje, megjithëse e shoh si idiotësi pjesmarrjen e opozitës, me Ramën kryeministër, në zgjedhjet e qershorit, e quaj të pamoralshëm madje demokratikisht të rrezikshëm, linçimin që po i bëhet Rudinës si tradhëtare e partisë dhe kujtimit atëror.
Politikisht, si vajzë, ajo është në të drejtën e saj legjitime të “vrasë babain”.
Moralisht, atë se pengon askush të jetë kundër rrugës me të cilën Lulzim Basha po drejton partinë, apo zgjedhjes së tij plot enigma për të djegur mandatet. Deri këtu Rudina Hajdari nuk mund të akuzohet, as për zdërhallje në shtratin e armikut, as për besëthyerje tropojaneje.
Problemi i saj qëndron tek hipoteza që sapo shpalli, për të hyrë në zgjedhje. Sepse të gjithë e imagjinojnë lehtësisht se si do të jetë gara elektorale, nëse opozita vendos të mos marrë pjesë. Ajo do të ketë ngjyrat dhe formën e një farse. Aty, nën panikun për të ruajtur një demokraci fasadë, Edi Rama do të manipulojë vota ngado. Ai nuk do të përpiqet të rrisë vetëm pjesmarrjen, por do të tregohet bujar edhe për të falur përqindje për opozitën e re. Pra shkurt, ai do të tentojë të bëjë atë që deshi të realizojë Ramiz Alia para se Azem Hajdari të dilte në rrugë: një pluralizëm fallco, ku PPSh-në do ta konkuronin levat e saj, Bashkimet Profesionale, Bashkimi i Rinisë dhe Bashkimi i Grave.
Vetëm në këtë rast Rudina Hajdari do ta tradhëtonte imazhin e Azemit. Dhe kjo jo për fjalorin, mënyrën e të bërit politikë apo stilin e përçimit të saj. Aty ajo është e lirë ta vrasë babain. Por, nëse ajo mbështet pluralizmin fallco që po kërkon të rivendoset pas tre dekadash, aty ajo shkel mbi një vokacion, mbi një ndarje thelbësore që shkon përtej mosdakordësisë me Bashën, Berishën apo kujtimin atëror.
Pra, nëse deri më tani, me të drejtë, ajo ka dëshmuar se nuk kërkon të jetë në politikë vetëm falë mbiemrit, në rast se bëhet pjesë një parodie elektorale, ajo rrezikon shumë më tepër. Ajo distancohet dhe nga i vetmi akt i pastër dhe i pa kundërshtueshëm me të cilin Azem Hajdari do mbetet në histori: vendosja e pluralizmit politik.
Vetëm në këtë rast ajo e meriton çdo lloj epiteti që i kanë vendosur padrejtësisht paradhënie. Sepse vetëm ashtu ajo nuk do të jetë më Rudina e Azemit.
Kur zagaret per sulm si ky te sulmojne,do te thote qe je ne rruge te mbare.
Ne vazhdim sa me siper , je nipi i gjyshit, ke bere sinoptiken e xhaxhi Enverit. E them me bindje se nuk do te shkeputet dot ky djale nga bindjet e tij te ekstremit te majte qe denoj vendin per 50 vjet me radhe,pavaresisht se ne dukje dukje do te duket si trendi duke lene mjeker dhe baseta. Ujku qimen e nderon por Hysniun se haron.
Ndersa ti Andi i “Hysniut” akoma nuk e ke “vrare gjyshin”. Si thua, te te therrasim Andi i Hysniut? Po cfare jane keto pacavure shkrime me krahasime te pavend. Ky shkrimi yt ne kete mengjes prilli vjen si ajo era e kalbesires sapo kalon nje fushe me lule. Po fajin nuk e ke ti. Ti dihet se c’material je. Fajin e ka kjo shoqeri qe te percakton njefare vlere sado e ulet qe ajo te jete.
Si gjithmon Andi kopuku, nipi…i Gjasme e ka me Rudinen! Por raciknin e mu.. s’ta le. Do gasjesoi s’ bene Rama! Andi kam studjuar dhe kam arritur ne konkluzion se Hysni Kapo i ndjeri u be komunist per shkak te ndikmit te E. RAMES!
o pedeopasivi i birose,vetem po te kene premtuar 1 milion dollare dhe te gjejne nje grua te trete qe mos te te rrahe e perzere do ta beja hallall kete llokocitjen tende mendore,kthesen e peshtire qe ke marre dhe bythlepirjen ndaj sumes se sales e metes
Andi, je cinik dhe hipokrit njekohesisht.
Je cinik se kercenon Rudinen qe po hyre ne zgjedhje je bukeshkale, ke dale kunder babait tend. Kercenim qe do te stepte cdo njeri qe respekton traditen e vet familjare. Pervec dhelperise se te thenit me lezet “je bukeshkale”, kerkon te lesh Rudinen zgjuar, dyshuese per rrugen e saj, kerkon te realizosh cinikisht terheqjen e saj nga rruga qe ka zgjedhur, sepse te djeg ty ne dore karten qe djegja e mandateve eshte e vetmja rruge e opzites qe ke mbrojtur deri tani. Ti ke frike nga vendimi I Rudines.
Je dhe hipokrit. Sepse ti e di mire qe Azem Hajdari ishte kritikuesi me I madh Brenda PD-se, dhe me I anatemuari nga udheheqja e pd e asaj kohe. Ate po ben dhe Rudina.
Po ti Kush je ? Andi bushati apo Andi hysniui kapo krminel vras komonist?!!
ri ri dhe nxjerr ndonje geshtenje ne treg, po vetem aq, une si lexues te lexoj por nuk te votoj, se ti e do shqiperine me plehra sic je vete,dhe pastaj ti vesh zjarin plehrave se ashtu te jane mesuar mushkerite..
o andi bushati . je verem nje vemje i ndyre si gjeneza jote
Vec njerezit pa karakter pergejojne te vdekurit. Dhe keta njihen tashme. Ca politilesher dhe disa hanaliste
Me e bukura asnje nga keta skishte bythe me perballje direkte me azemin (panvarsisht se ai nuk qelloi te ishte engjell)
Njesoi koha perseritet,si ai qe i mbante shurren per analiza dulles sikur te ishte uji i bekuar per zotin, ky tjetri bente cicin deri 30 vjec ne breke rrugeve te tirones
Per dicka Edi rama ka vlere te pamohueshme per sa I perket ngasjes se qerres, keta i deklasoi me rrenje pa I luftuar me njerezit familiar te tyre
Nuk po lejne Hale popullore keta te pjerdhin nga goja, dhe me keq populli i neverit. Njerez te paemer ngelen gjithmone, njeri doktor I bllokut, tjetri nip i bllokut. Ju nuk merreni me pikpamjet qe ka ajo apo kushdo tjeter, ju jeni rrjepacake qe sulmoni njerzit qe juve nuk ju begenisin te dine kush jeni, dhe si quhet babai juaj
Jeni llaxore me majasill ne goje.
Nuk the asgje, shite vetem faqen me “ajer te ferguar”
po tani qe pd vendosi te mos hyje ne zgjedhje ca do thoni per pd????
Shko e zbraze zorrën tek varret e Vitos dhe Hysniut! Ç’punë ke me të bijën e Azemit?!
Dje ishe poshtë tavolinës së Irfanit që i bëje gojore për ditëlindje, sot na paske dalë të pëllasësh moral.
Si ke lënë gjë mamit si kurvë!
Sikur ky birboja të ishte kryetar qeverie do të ishte bërë një diktator race. Pa pasur as një lloj pushteti kërkon me patjetër që ata që kanë një farë lloj pushtei apo influence të mendojnë dhe të veprojnë si mendon dhe vepron ai. I jep këshilla dhe orjentime se çduhet të bëjnë. Në këtë pozicion ku ndodhet është thjesht një tarallak qesharak.
Andi KAZANI !
“Dobic i Lubonjes” fshihet mbas gishtit.
Dobic Tragjasi ! Ti kujton se je i vetmi qe ke eskluzivitetin e te drejtes absolute? Me kete mendje e more me qafe Lulken, o dobic i Hysniut.
Mire Andi, Mire ! Po prape ne kazan mbetesh. Duhen bere analiza bazuar edhe ne ca te
dhena dhe fakte! Jo vetem hamensime!
Prandaj lexuesit te injorojne! Kaq shume te pelqen kazani?
Puppuuupuuu sa komentues te rrjedhur! 30 vjet pluralizem dhe serish mentalietet komunist! Pupuuu fali o Zot se aq dine ! U duket normale berja e zgjedhjeve me keto fyckat qe skane as zyra as sigel partir asgje! Hajde trushkulur hajde! Fosile te komuniZmit! Derra
Ti o Andi Bushati sado te flases askush nuk te pjerdh por une kuptova dicka ne shkrimin tend qe ti ke hallin tani pas pilafit ta quash Rudinen si nje zbulim te Lulezim Bashes dhe te tregosh vizionin e tij per te gjetur dhe afruar talente te reja ne politike. Ik o kanoce e ndyre se ben si koke e madhe por asgje me shume se ky i imi nuk ben.
Perse i jepni hapsire nje Impotenti parazit qe paaftesine burrerore e reflekton me anal -iza patetike si kjo? Keshillojeni te bej klizem tre here ne dite dhe ti beje ” yzmetin ” Balines se ka zera qe ftekuenton serish Dulakun. Perse nuk e keshilloni te botoje historine e tij me Ballancen, avokaten ” e popullit ” se do shkriheni se qeshuri. O Bushat te genjen mendja se nuk te njohim cfare legen burre je ti dhe familje jote. Te genjen mendja se te lexojme ne qe te njohim. Jo ore jo, lexojme vetem titullin dhe na vjen per te vjelle kur ge shohim fytyren. Mos na bej te flasim me shume te verteta o mashkull i tredhur.
Ti nuk ke hallin e Rudines as te PD-se, ti ke hallin tend te madh, por deri kur te kerkosh falje publike ne emer te krimeve qe keni bere populli do te therrase ; Andi i Hysniut…
O Andush që mirë smbush. Kur ka shporta fiq e rrush Ti gjithmonë i bije derës, je i biri Verës. Kur ha shumë dhe nuk ngope, çfarë m… Kërkon zotrote Si këlysh gjithmonë do lehesh deri sa një kockë të gjesh. Ty të intereson paraja o i rrjedhur nga dynjaja. Një këshill mbaje ne vesh, kujdes se mos shko për lesh.
Deri tani, Andi eshte gazetari me realist ne shkerdhatokracine e politikes dhe medias shqiptare. Sa per komentuesit qe nuk dine tjeter vecse te shajne, mu kujtua Shvejku: “Drejt fitoreve ne do vemi, kush nuk beson borxh s’ja kemi.”
Deri tani, Andi eshte gazetari me realist ne shkerdhatokracine e politikes dhe medias shqiptare. Sa per komentuesit qe nuk dine tjeter vecse te shajne, mu kujtua Shvejku: “Drejt fitoreve ne do vemi, kush nuk beson borxh s’ja kemi”