Parlamenti drejt plotësimit të numrave: Tre kandidatë nga PD pranojnë mandatin

18 Prill 2019, 14:13Politika TEMA

Ditën e sotme kanë dorëzuar në KQZ formularin e vetëdeklarimit edhe tre kandidatë të rinj nga listat e Partisë Demokratike të cilët pranojnë mandatin e deputetit.

Mes tyre, edhe Artur Roshi, kryetar i Partisë Balli Kombëtar Demokrat.

Pas hyrjes në Kuvend të Adriatik Alimadhit, kryetar i PBK, Roshi bëhet i dyti ligjvënës ballist.

Dorëzuan formularët e dekriminalizimit:

Artur Rroshi nga PD Tiranë (PBKD)

Nikolin Staka nga PD Shkodër

Zef Shtjefni nga PD Shkodër

Bashkë me ta shkon në 109 numri i deputetëve. Ndërkohë që opozita e re bëhet me 30 deputetë nga të cilët 17 të Partisë Demokrate dhe 13 nga LSI.

Komisioni Qëndror Zgjedhor i ka dhënë sot mandatin 4 kandidatëve nga lista e PD dhe LSI të cilët kanë dorëzuar formularin vetëdeklarimit.

Kandidatët që morën mandatin nga KQZ

Floriana  Dhimitri nga nga PD Gjirokastër

Andi Përmeti nga PD Korçë

Eugen Bojaxhi nga LSI Berat

Erion Piciri nga PD Tiranë

Ata pritet të betohen në Kuvend në seancën e radhës plenare. Po sot KQZ shpalli të pavlefshëm kandidaturat nga listat e PD dhe LSI për shkak të përfudimit të parakohshëm të mandatit të deputetit.

1 komente në “Parlamenti drejt plotësimit të numrave: Tre kandidatë nga PD pranojnë mandatin”

  1. Moisi Golemi says:

    E tradhëtuan PD-në ballistat. Dhe thoshin demokratët “Përse Enver Hoxha i quantr ballistët tradhëtarë?” ???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje