Lëvizja Socialiste për Integrim ka mandatuar kryetaren Monika Kryemadhi për të negociuar me kreun e PD për të arritur një marrrëveshje të frontit opozitar.
Përmes një deklarate për mediat nënkryetari i LSI, Luan Rama bëri publik vendimin ku ndër të tjera tha:
“Kryesia vendosi që të mandatojë kryetren e LSI, Monika Kryemadhi dhe sekretarin e partisë, që të bashkëpunojë me Partinë Demokratike dhe aleatët e tjerë për realizimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme”, u shpreh ai.
Deklarata e plotë:
Më lejoni t’ju informoj që Kryesia e LSI-së, e mbledhur sot në një mbledhje të posaçme për të analizuar situatën politike në vend dhe zhvillimet e pritshme, përkundrejt farsës dhe butaforisë së shëmtuar që ofron Kuvendi i votave të vjedhura nga bandat kriminale konkludon që situata politike dhe kriza politike në vend vazhdon të jetë gjithnjë e më rëndë, pasi vendi gjendet përballë një krize tërësore politike, kushtetuese, përballë një krize parlamentare, institucionale dhe mbi të gjitha përballë një krize besimi të qytetarëve ndaj qeverisjes dhe institucioneve të vendit. Shqipëria është një shtet i kapur, një shtet i kapur nga strukturat kriminale që kanë imponuar vullnetin e tyre në zgjedhjet që kanë prodhuar maxhorancën që është në shërbim të krimit dhe mbi bazën e këtij realiteti, aksioni politik i LSI-së i inkuadruar në tërësinë e veprimit politik, qytetar të opozitës do të vazhdojë me vendosmëri për të mos lejuar që në këtë vend të ketë më zgjedhje farsë, për të mos lejuar që në këtë vend të ketë më zgjedhje që komandohen dhe blihen nga grupet kriminale, për të zgjedhur pushtetin dhe qeverinë që u shërben atyre.
Në këtë kontekst, Kryesia vendosi të mandatojë Kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Sekretarin e saj të Përgjithshëm që të finalizojnë marrëveshjen e bashkëpunimit me Partinë Demokratike dhe të gjithë Frontin Opozitar për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, për të garantuar jo vetëm mbrojtjen e interesit publik dhe aksionin opozitar, përfshirë këtu edhe detyrat e qeverisë tranzitore, në mënyrë të veçantë duke specifikuar në detyrat e saj edhe platformën për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Përpjekja e dëshpëruar dhe e dështuar e qeverisë për të shfokusuar vëmendjen e opinionit publik nga problemet e mëdha që ka vendi, nga kriza e përgjithshme politike, kushtetuese, institucionale, parlamentare dhe e besimit. Natyrisht është vetëm një shenjë më shumë e krizës në të cilën gjendet vetë qeverisja e vendit, është një shenjë më shumë e dëshpërimit të saj, që vjen sa nga rezistenca, revolta dhe protesta qytetare aq edhe nga moria e një pas njëshme e skandaleve, të cilat me këtë qeveri janë të lidhur pazgjidhshmërisht. Dhe këtu kam parasysh jo thjesht dhe vetëm një mori skandalesh të ditëve të fundit, por edhe qëndrimin e vendeve partnere, qëndrimin e organizmave ndërkombëtarë, pasi Shqipëria për fat të keq është në qendër të fokusit të kontestit dhe të vëmendjes së tyre.
Dëgjova pak më parë kryetarin e qeverisë të flasë në Kuvend për të ashtu quajturën kënaqësi të opozitës në lidhje me votimin më të fundit të Parlamentit të Hollandës, i cili ka kërkuar rivendosjen e vizave për qytetarët shqiptarë. Më parë se të akuzojë opozitën, dhe më parë sesa të nxjerrë zëdhënësit e vet mjeranë për të justifikuar, ky moment ka nevojë për reflektim. Ka nevojë për reflektim dhe për të parë realisht situatën e kriminalitetit, situatën e trafiqeve, situatën e korrupsionit. Sepse në tërë palcën e sistemit politik shqiptar aktual nuk ka gjë tjetër për veç se krim, korrupsion dhe shpërdorim. Prandaj problemi i madh që duhet të zgjidhë shoqëria shqiptare është mbi të gjitha që pasi të kemi çuar vendin në zgjedhje të parakohshme përmes qeverisë transitore, t’i çelim rrugën reformimit tërësor te sistemin politik, sepse sistemi aktual politik rezulton i dështuar, i kalbur , i kriminalizuar.
Për fat të keq Shqipëria është rikthyer në kushtet e realitetit politik të viteve 90-91, kur Kuvendit apo Parlamentit të atëhershëm të Partisë së Punës, i mbeti vetëm një detyrë. Të çonte vendin në zgjedhje për të garantuar pluralizmin politik dhe demokracinë pluraliste në Shqipëri. Ndaj dhe sot kjo mazhorancë ka vetëm një detyrë. Të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme për të garantuar proces zgjedhor, të lirë të ndershëm, të barabartë, në mënyrë që qytetarët shqiptarë, jo vetëm të votojnë, por mbi të gjitha të kenë të drejtën të zgjedhin. Të zgjedhin në liri të plotë dhe jo siç kanë zgjedhur në zgjedhjet e vitit 2017, kur vota e tyre u ble, u kriminalizua për të prodhuar këtë qeverisje, këtë mazhorancë që është bërë një me krimin dhe që ka krijuar jo vetëm kosto të mëdha për imazhin e Shqipërisë, por mbi të gjitha ka vënë në risk, interesat kombëtare të Integrimit Europian të Shqipërisë.
Mooos kisha ven bast se do ishte Vasili hahahahaha ?
O luan, emrin eke te madh, por ne praktik e ke treguar veheten se sa i afte je.
Ke qen me detyra te larta shtererore dhe eke katranosur ku ke qen.
Me Moniken dhe lshlin, dota coni vendin perpara, partia tuaj esht nje ciban qe kanceroz qe duhet operuar sa me pare, se u prish pune shqiptareve.
I ter faktori nderkombetar, me SHBA, BE, e kan theksuar disa here; Se zgjedhjet ishin nga me te mirat, Parlamenti esht legjitim, Qeveria esht legjitime dhe kjo qeveri tha perfaqesusi i lart i qeveris se SHBA< zoti Palmer, dota coi vendin drejt BE:
Ne cdo vend te botes ka probleme , ku me shum e ku me pak, esht e vertet qe per shkak te krizes politike qe ka krijuar opozita, me daljen nga parlamenti , ju dha mundesi krimit dhe krimineleve te vjedhjin, vrasin, por e rendesishme esht se shteti, policia po lufton me ta dhe po siguron protestat e dhuneshme qe organizon opozita te sotme.
Lini keto deklarata, pregatituni per zgjedhjet e tridhjet qershorit, se po skadon afati i regjistrimit dhe ja lini sovranit te vendos se kush duhet te qeveris, lokalet dhe me pas ato parlamentare. Mos kerkoni pushtet ne tavolin, ike ti, se dua une te mar pushtetin.
Fjala NDERSHMERI ne gojen e Kryemadhit, Bashes, Berishes dhe Metes tingellon qesharake, pasi keta individe vec ndershmeri nuk kane patur asnjehere dhe as kane per te patur.
Sa zgjati mblefhjas pe t,i dhene msndstin Mo es te tkaoj dfhe bisedoj me Bashen? E patet te veshtire? Tit bd servilo kundershtari pat reagim te ashper per doktorreshen pa shkolle? Pranoi Titi qe s’vlen as sa nje gomar! Po leone k…vapati nddonjee preterndim apo si gjithmon shkerdhat kalibri duke studjuar situaten?
Ptuuu fare e keqe , e kuptuat me ne fund qe si te pavarur lsi-ja do merte noc rocin ne zgjedhje dhe u struket nen ombrellen e pd-se, o sa te peshtire jane keta pisa te lsi-se ??
Dhe mbaeni mend , do zgjidhen me liste dhe jo me vote te lire
Thike me dy presa per karabushin Lul, do futi ne gjirin epd-se anetaret e Lsi-se ,por do largoje nga vetje ata te pd-se
Lsi-ja si gjithmone nga huri ne hu, vete atje ku ja fusin me shume .
Kaq qe dhe kryengritja e pisave , tani do futen si konosha ne zgjedhje , sa te futen dhe te dalin prape ne opozite do fillojne nga zanati i vjeter , cadra , protesta pa arsye , me nje fjale shty sa te shtyme .
O me cfare pisash memi te bejme , me mashtrusa ordinere , qe qellimi i tyre eshte i qarte jo te qeverisin , por ti shpetojne drejtesise me cdo kusht dhe menyre ………