Një ish-komando në grabitjen e Rinasit?

18 Prill 2019, 17:58Politika TEMA

Admir Murataj dyshohet se ka bashkëpunuar më ish-komando të ushtrisë për të realizuar grabitjen e parave në pistën e Rinasit mesditën e 9 prillit.

Hetuesit, pasi kanë analizuar pamjet filmike dhe kanë vëzhguar lëvizjet e personave që nën kërcënimin e armëve rrëmbyen paratë, kanë dyshime se një prej tyre është ish-komando.

Bëhet fjalë për grabitësin që qëndron në krah të Admir Muratajt. Ekspertët i kanë shtuar dyshimet mbi ish – komandon nisur nga lëvizjet e tij.

Ai mban pozicion trupor dhe armën në mënyrë të ngjashme me ato te forcave speciale të ushtrisë.

Nuk është e qartë nëse komandoja është përfshire në shkëmbimin e zjarrit me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, ku mbeti i vrarë Murataj.

Burime nga grupi hetimor thanë se vetëm 2 nga 5 grabitësit kanë përdorur armët.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur 10 gëzhoja kallashnikovi, të qëlluara nga dy armë të ndryshme.

Ndërsa Admir Murataj rezulton të jetë qëlluar vetëm me 1 plumb, i cili i ka hyrë në syrin e majtë dhe ka dalë pas kokës.

Hetimet vazhdojnë, ndërsa Prokuroria e Krimeve të Rënda përmes një shkrese, u ka kërkuar tre bankave të nivelit të dytë të saktësojnë shumën e parave që u grabit.

Prej kësaj ngjarje, bankat dhe kompanitë ajrore kanë refuzuar të bëjnë dërgesa të tjera të parave jashtë vendit, për shkak se e konsiderojnë Rinasin të pasigurt.

8 komente në “Një ish-komando në grabitjen e Rinasit?”

  1. SIGURIA ALI PASH TEPELENA says:

    Parat nga Banka duhen te vendosen ne nje mjet mjafte te sigurt dhe te trasportohen nga bankat me nje Helikopter nga qyteti ne Rinas dhe parat te vendosen ne nje kasafort shume te sigurt dhe me nje roje shume i sigurt i armatosur fuqishem.I Them keto se krye hajdutet e shqiperise nuk mbahen sepse jane jo vetem hajdut por jane dhe kriminela me te ndyre te shekullit 21 dhe keta hajdut dhe kriminela jane:Sali Berisha, Lulzim xhelal Drenica,Edi Paloka,Flamur Noka,Ilir Meta,Breshka dhe Bushtra,Monika Kryemadhi,
    Petrit Vasili e te tjere.Keshtu qe njerzit qe merren me keto pune te jene te zgjedhur,te pregatitur,te jene trima dhe te mos pyesin as per gjeneral as per president,as per kryeminister,as per minister.Keta njerez qe do te sherbejne duhet te paguhen shume, shume mire. Me parat nuk behet shaka,dhe kush tradheton,kush vjedhe dhe nuk kryen detyren qe i besohet te varet me litar nuk ka gjyq per ta,flasim per njerez qe marrin persiper per te kryer keto detyra.

    1. Epiriiiiii says:

      Zotrinj Sot Teknologjia ta Nxier se kush eshte. Nese mendoni se eshte nga Trupat Komando vetem nga Statura Trupore dhe menyra e ecjes menyra e levizjes Kompiuteri ta Tregon se cili eshte. Keshtu kapen Hajdutet dhe Grabitsit e Maskuar. Shteti besoj e di. Kerko Ndihmen e Organeve te Specializuara Filmo edhe Ecjet e Komandove te Dyshuara be krahasimin dhe u gjet. Kuptohet, Nese doni ti gjeni…

  2. pjeter says:

    Qe kishin nje pergatitje ushtarake, jo ate te ushtrise popullore, por te nje ushtrie te natos, nuk kam as me te voglin dyshim.Qe mund te kene qe ne ish komando apo te trajnuar mire nga oficere te pergatitur per nje grabitje te ketij niveli, eshte tjeter diskutim.Ajo qe me ben te mendoj me shume keshtu, ishte qe kishin kontrollin absolut te situates, nuk kishin as minimumin nervozizmit, qe te ben te mendosh qe kan pasur te benin edhe me pare me situata te shkalles se rrezikut te larte.Ndoshta ajo e Rinasit ju eshte dukur nje shetitje.

  3. Qytetar says:

    Pozicioni i nje njeriu te stervitur,nje hajdut,nuk di te mbaj armen!
    Levizjet e tij gjithashtu te bindin.
    Mund te kete patur me shume se nje grup ,me detyra te vecanta,te komanduara nga nje qender !
    Menaxheri ka mundesi te kete qene ushtarak i larte (ose punonjes policie) ne detyre.
    Nje grup ka siguruar afrimin dhe futjen e furgonit,ne afersi te deres hyrse.
    Vjedhjet perkojne me protestat e opozites !

  4. prill says:

    Dakort kjo qe thote komentusi po ka dhe nje menyre tjeter parate kane numer serie .Prandaj numri series se parave eshte I rendesihem dhe duhet te regjistrohet, pse se ne rast se vidhet duhet te shpallet numri I series se vjedhur dhe paret e vjedhura dalin te pavlefshme, keshtu qe hajduti nuk I xhiron keto leke se me perdorimin e lekeve mbasi numri series lekeve eshte I regjistruar , ai del zbuluar dhe keshtu monedha e vjedhur behet bllok.

  5. Dire Straits Albanistan says:

    Jeni shume te forte qe komentoni si ekperta pa nxjerre koken e gjarprit ne komentet tuaja bombastike.

    Deep State Ramanistan eshte pergjigja qe ju keni kaq shume frike ta permendni.

    Qekur ne Albanistan veprohet pa urdhera te Eprorit ose Kapo Bandes.

    Popull legen qe meritoni gjithshak be ate vend te shtet dhe vend mjeran.

  6. askushi says:

    Grabicit kan ber kaq gabime sa as nje nuk e kupton se kush jan
    Kjo grabitje eshte e thjeshte ti qjesh autoret para suve i kan

  7. POPULLI says:

    IDEM RASTI TREBICKA =…..A??!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje