Tirana pa makina më 5 Maj: Nga muzeu te këngët partizane dhe nderimi i dëshmorëve, ja aktivitetet e organizuara

20 Prill 2019, 09:40Sociale TEMA

Tirana po bëhet gati për të përkujtuar 5 Majin, Ditën e Dëshmorëve të Atdheut.

Por ndryshe nga vitet e tjera, krahas ceremonive zyrtare e homazheve në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit, Bashkia e Tiranës ka menduar që këtë datë të shënuar ta përkujtojë krejt ndryshe për të gjitha grupmoshat, ndërkohë që rrugët e kryeqytetit do të jenë pa makina për t’ia dedikuar të gjithë hapësirën këmbësorëve.

Në këtë mënyrë, 5 maji do të jetë i mbushur me shumë aktivitete të ngjashme me Ditën e Verës. Në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe Sheshin “Nënë Tereza” do të zhvillohet Panairi i antikuarëve të Tiranës, ndërsa do të zhvillohet edhe ceremoniali i skulpturave të Partizanëve.

Ndërkaq do të jetë edhe një muze i hapur. Gjithashtu është menduar edhe një program i pasur artistik, ku nuk do të mungojë Kori i Shkollave të Mesme, shfaqja e filmave të vjetër shqiptarë me temë nga LANÇ si dhe do të ketë edhe një performancë të 50 balerinëve.

Paralelisht, aktivitetet do të mbahen edhe në Sheshin “Skënderbej”, ku do të ketë një koncert me korin e Liceut Artistik kombinuar me shfaqje aktrimi të fëmijëve të QKKF si dhe do të organizohet një minipoligon për qitje dhe Paintball. Festa do të vijojë edhe në orët e mbrëmjes ku do të ketë këngë kënge partizane në sheshin “Nënë Tereza”.

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” dhe Sheshi “Nënë Tereza” -Ora 08:00

Panairi i antikuarëve të Tiranës -Ora 09:00

Ceremoniali i skulpturave të Partizanëve -Ora 09:00

Open Muze -Ora 10:00

Kori i Shkollave të Mesme -Ora 10:00

Shfaqje e filmave të vjetër shqiptarë me temë nga LANÇ -Ora 10:30

 Performancë e 50 balerinëve -Ora 19:00- 21:00 

Këndojmë kënge partizane në sheshin Nënë Tereza Sheshi “Skënderbej” -Ora 10:00-11:00 

Koncert me korin e Liceut Artistik kombinuar me shfaqje aktrimi të fëmijëve të QKKF -Ora 10:00-13:00

Organizimi i një minipoligoni qitje dhe Paintball

2 komente në “Tirana pa makina më 5 Maj: Nga muzeu te këngët partizane dhe nderimi i dëshmorëve, ja aktivitetet e organizuara”

  1. Sllavo Mongolian Komunist says:

    Edhe k’jo na duhej..pak kemi vuajtur prej ideologjive Sllavo Mongole Komuniste qe 80 vjet dhe tashme duhet t’ja kalojme virusin dhe gjeneratave t’jera ne menyre qe dhe ata t’jene me t’prapambeturit n’Europe..krejt meritat i shkojne pionierit me t’ri..Erion Veliaj i cili edhe pse i shkolluar n’perendim stafeten komuniste lindore e ruan & mban me fanatizem…hapni syte oj rini se ndryshe perfunduam prape n’karpate t’Sllavo-Mongolise

  2. Ballisti nershem says:

    Ju bythqira qe hiqeni te pakenaqur keni ber me qef se te tjeret ne ate sistem , por thjesht jeni njerez pa byth , thjesht mosmirnjohes , se kushdo qe ju ben nder ju vetem shperblim sharjet merr nga pas , jeni thjesht njerez pa byth e taban, ktu nderohen ata qe dhan jeten per lirin e kti vendi qe ju mostra pa byth te kishit nje atdhe , se nese do ishin ber dhe kta ortak me gjermanin si ballistozogistet , do ishit sot si arixhit e europes pa atdhe , po me ke te flasesh me mongolet e pander , esht e kot te harxhosh frymen , ata qe kan menduar brez mas brezi si te behen ortak me pushtusit , kan alergji nga patriotet dhe atdhetaret dihet . Bashkia ben thirrje per SHQIPTARETe vertet qe sakrifikojn per vendin , funderrinat dhe antishqiptaret nuk i desh as hitleri vet , se dhe ate Hitlerin kur e pyeten per bashkepuntoret e vet si puna ballisteve tha: njerzit me te urryer dhe te ndyr ishin ata qe tradhtuan vendet e tyre dhe bashkepunuan me ne. Pra e kish fjalen per gjyshrit ballistozogist .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje