Nesër në autobusët e Tiranës nuk do paguani biletë, ja kushti i vetëm për t'i shpëtuar fatorinos

22 Prill 2019, 17:48Kulturë TEMA

Mos u habisni nëse, teksa jeni duke lexuar një libër në autobus dhe prisni që të paguani paratë, fatorino mund të mos vijë për t’ua kërkuar.

Nesër në transportin urban në Tiranë bileta e autobusëve do të jetë libri që po lexoni.

Ndaj bëni mirë që nesër, në ditën ndërkombëtare të librit, ta nxirrni romanin nga poshtë jastëkut dhe ta merrni me vete. Ai do të jetë bileta juaj.

Kjo është nisma që ka zgjedhur Ministria e Kulturës, në Ditën Ndërkombëtare të librit, për të promovuar leximin.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti shkruan:

“Mos e lër në shtëpi librin që po lexon. Merre me vete. Në 23 Prill do të jetë bileta jote në urbanët e kryeqytetit. Udhëto falas, leximi të hap rrugët!

#UdhetoPermesLibrit

#23prill

#DitaNdërkombëtareeLibrit”

2 komente në “Nesër në autobusët e Tiranës nuk do paguani biletë, ja kushti i vetëm për t’i shpëtuar fatorinos”

  1. Eri says:

    Sa bukur.Eshte mire qe kjo te behet tradite.Dmth ne diten nderkombetare te librit kjo te behet gjithmone.Eshte gjeja me e bukur qe lexova sot ne gazetat te mbushura me lajme bastarde me vjedhje dhe thirrjet e kriminelave Basha e Mehdiu per lufte.

  2. Namik Lapardhaja says:

    Super lajm nastradinesh te Bashkise. Pordhi kali ne goje te mizes dhe ne vesh te Mero Mutit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje