Skenarët, ish- ministri i LSI: Opozita kërcënon kot, opsioni i vetëm për zgjedhjet më 30 qërshor është të bëjë thirrje për mospjesëmarrje

22 Prill 2019, 12:14Politika TEMA

Ylli Manjani, ish-ministër i Drejtësisë, përmes një postimi shkruan se opsioni i vetëm që ka opozita, nëse qeveria do të çojë deri në fund zhvillimin e zgjedhjeve pa të, është thirrja për mospjesëmarrje në këto votime.

Postimi i Ylli Manjani:

Opsioni i vetëm i opozitës.

Nëse qeveria do të çojë deri në fund marrëzinë e bërjes së votimeve me organizata “leva”, siç bëri Partia e Punës në ‘91, opozita politike ka vetëm një opsion;

Të bëjë thirrje për mospjesmarrje në këto votime.

Suksesi politik i opozitës në këto kushte do të matej me sasinë e votuesve që nuk marrin pjesë në votimet farsë.

Kush e do Rilindjen dhe urren demokracinë, le të shkojë e të votojë! 200% le ta nxjerrin rezultatin.

Por kush do demokracinë duhet të përgatitet për zgjedhjet politike. Ato janë sot në agjendën e Shqipërisë.

Asnjë skenar apo opsion tjetër nuk i shton, përkundrazi i heq pikë opozitës.

Qeveria po bën ekzakt këtë gjë, pra të nxisë opozitën drejt dhunës për t’i hequr pikët që ka marrë nga keqqeverisja dhe skandalet e perjavshme të Rilindjes.

Dhuna nuk pranohet nga askush. Deri më sot monopolin e dhunës e ka marrë qeveria. Ajo duhet ta mbajë deri në fundin e saj…

11 komente në “Skenarët, ish- ministri i LSI: Opozita kërcënon kot, opsioni i vetëm për zgjedhjet më 30 qërshor është të bëjë thirrje për mospjesëmarrje”

  1. Tirana says:

    Po ky eshte tamam kok loqe.

    1. Epiriiiiii says:

      Ore Koqe ishMinister… Lulushi u bè Kryetar Bashkie me 1500vota nga te tilla Partiçka qe thua ti. PPSh 91. PKSh etjetj. Kaq memorieshkurter je. Apo mos valle je thjesht Kaqol nga mendja dhe asgje me shume. Kush e Pengon Lulushin dhe Moniquen te futet ne Zgjedhje….. asgje perveçse Humbjes se Sigurte

      1. Prisni, prisne e do te shikoni! says:

        Jo vetem Loqe, Kaqol, dhe Bole, por edhe antishqiptar ne kulm.
        Keta ore mik-vellai, mendojne vetem si te bejne rremuje, qe te shpetojne lekure dhe ato qe kane vjedhur.
        Oh c’teater qe do te shofim.
        Drama e tyre dhe Komedia jone po afron!
        Prisni, Prisni se nuk keni pare gje akoma,…. sa e mire e ka thene ai!

  2. Daja says:

    O,SA MIRE,I PASKA DALE GJUMI,KETIJ KLLUFIT,KJO ESHTE TAMAM KESHILLE ME MEND,PAMVARSISHT,SE PRAP SE PRAP TE NOC RROKU,DO MBETEN

  3. ¬ says:

    Vota është e detyrueshme në vëndin tonë që prej 1776 – ës.

  4. undefined says:

    Çfare na duhet me ndigjue ! Njeriu para se te vdese ben perpjekjen e fundit – kujton kohet e arta te tij kur ishte i pari i katunit.

  5. Doni says:

    Po, po Èllo deri me sot monopolin e dhunes e ka marre qeveria. Po o kuçke Ruse po. Rrej edhe per bythe po deshe, se njelloj i nxierr ti nga te dyja birat.

    1. trimi says:

      U martua gjarperi me shejtanin dhe pollen Ylli Manjanin. Ky njeri asht kokrra e hajdutit.

      1. Roberto says:

        Hahahaha mire ja ke gjetur o Trim. Manjani po e qan me lot largimin nga politika prandaj e ka gjithe kete mllef.

  6. ben says:

    Ne se PD dhe LSI bejne thirrje per bojkot, keto zgjedhjet do te hyjne ne histori per pjesmarrjen me te larte te votuesve. Me kete do fundoseshin perfundiminsht keto dy parti te krimet.

  7. ana says:

    Une ka kohe qe nuk votoj fare. Por nese eshte keshtu sic thote ky do te shkoje te votoje per ti treguar jo se do fitoje rilndja, por per te zhdukur njehere e mire kete kase mizore njerzish qe drejtojne opoziten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje