PD formalizoi sot atë që e quajti koalicioni opozitar për zgjedhjet e ardhshme.
Një nga ato lajme që në fakt nuk ishte lajm.
Në terma taktikë mund të quhet një fake news, sipas modelit të të bërit politikë nga Lulzim Basha.
Bëj zhurmë, shpall republika apo revolucione, publiko lista oligarkësh dhe më pas kthe mendje rrugës, se ashtu ishte një muhabet.
Është e kuptueshme që Lulzim Basha kërkon të ketë sa më shumë njerëz që i shkojnë nga pas në aventurën e tij për të mos hyrë në zgjedhje deri në momentin e fundit, por edhe në kapriçon e tij antidemokratike për të rikonfirmuar veten pas çdo humbje elektorale.
Por le të mos paragjykojmë dhe të shohim kush është përbërja e koalcionit opozitar dhe cilat qëllimet e tij.
Lulzim Basha firmosi sot besëlidhjen e opozitës me Fatmir Mediun, Vangjel Dulen, Dashamir Shehin, Nard Ndokën, Agron Dukën, Shpëtim Idrizin, e Monika Kryemadhin.
Të paktën katër nga këta kanë qenë në aleancë me zotin Rama, duke nisur nga miku Vangjel që në krah të kryeministri aktuak 6 vjet më parë premtonte Shqipërinë europiane, e për të mos folur për paktet e partisë së Shpëtim Idrizit dhe Monika Kryemadhit me Rilindjen e udhëhequr nga zoti Rama.
Të njëtët persona sot angazhohen t’i japin fund tranzicionit në Shqipëri, por me udhëheqës Lulzim Bashën.
Çfarë pritshmërish duhet të kemi nga ky koalicion opozitar?
Pikëpyetjet janë të mëdha, sidomos po të shohësh dhe platformën që u firmos ku thuhet se “Nuk do të ketë zgjedhje farsë në Shqipëri pa u u vënë para përgjegjësisë Edi Rama dhe bashkëpunëtorët e tij në këtë krim elektoral duke nisur me Vangjush Dakon dhe Damian Gjiknuri”
Edhe kërkesa në fjalë nuk është e re, Lulzim Basha e ka stërthënë sa herë del në protestë për t’i dhënë fund regjimit të Edi Ramës.
Pyetja kryesore pas gjithë firmosjeve që bëri sot koalicioni opozitar është cili është lajmi në këtë rast, përveç zotit Basha që çdo dalje në televizor ndoshta ka filluar ta konsiderojë lajm.(Respublica)
Pupupu llumi i politikes flet ne emrin tend o popull.
Ju jeni Loqet dhe gopet bashke asgje me shume!Ju jeni turpi dhe faqja e zeze e ketij vendi.Kur keni qene ndonjehere shica ju.Ju me Lsi in jeni turmi po me monen vasilin luanin ibrahimllarin do beni shumicen po ne te vertet me mediun nardin çamin grekun qe nuk i voton njeri beni shumicen pika o loqet e pitikes .
Në gjithë botën behen koalicionet për të hyrë në zgjedhjet e për të fituar në Shqipëri për të bëre një bashkim për të mos hyrë në zgjedhjet e për të fituar. Koalicioni alla Lulush, kush e dëgjon dhe nuk qesh me këta spiune dhe mercenare, të shitur e të tredhur nga trutë. Koalicioni i të ndershmeve Mediu vrasës, Monika hajdutja, të dashuruarit e famshëm Dule e Idrizi. NJË TURP I MADH. PO A KANË MORAL KËTA PISA. JO JO JO POPULL DËNOI ME VOTË.
Do ja hane mu…Edi Rames