Nga Ilir Yzeiri
Vendimi i koalicionit të opozitës së bashkuar për të refuzuar zgjedhjet lokale të 30 qershorit është në vijim të qëndrimeve që ka mbajtur deri tani opozita e frymëzuar nga retorika e Berishës dhe e drejtuar nga karizma e ngjyrosur me tingujt e himnit kombëtar të Lulëzim Bashës. Deri këtu nuk ka asgjë për t’u çuditur. Opozita vijon me këmbëngulje akionin e saj e bindur se kështu do të arrijë suksesin e kërkuar prej kohësh.
Mirëpo, pikërisht atëhere kur opozita e bashkuar i shtoi këtij veprimi edhe aksionet revolucionare për të bllokuar rrugët, për t’u përplasur me shtetin dhe për të përsëritur jo vitin 1997, por një gjasme vit të tillë, siç tha një nga opozitarët e dëshpëruar, mua m’u kujtua poema e famshme e Shevqet Musarajt «Epopeja e Ballit Kombëtar».
Kjo poemë dhe komedia «Prefekti» e Besim Levonjës janë dy nga kryeveprat letrare të satirës shqiptare që vënë në lojë sjellje, qëndrime dhe karaktere të cilat vizatohen me nota humori e satire për shkak se paraqiten të vjetëruara dhe duken si bartëse të një kohe që jo vetëm që nuk të dëmton, por, përkundrazi të bën për të qeshur. Në këtë rast kam parasysh artin e këtyre dy veprave dhe nuk kam ndërmend të bie në pozitat e sociologjizmit vulgar që e barazon heroin e veprës me heroin real.
Komedia e karaktereve dhe e sjelljeve që u dallua sidomos në Francën e Molierit u bë një shkollë e vërtetë për artin e satirës që do të vinte më vonë. Ajo shfrytëzonte një princip thelbësor të historisë e cila i paraqet heronjtë e saj njëherë në formë tragjike, pastaj në formë dramatike dhe pastaj në fomë komike. Zhvendosja në kohë e veprimit historik apo rimarrja e tij në një kohë të papërshtatshme, të bën komik dhe, në vend të seriozitetit të betejës, të shkakton të qeshurat e spektaklit.
Në fakt po të lexosh sot poemën e Shevqet Musarajt «Epopeja e Ballit Kombëtar» dhe ta vësh atë përballë deklaratave të opozitës së bashkuar apo «Opozitës Kombëtare» do të vëresh një ngjashmëri që të befason me karakterin spektakolar të përsëritjes. Si atëhere koalicioni nacionalist edhe tani opozita e bashkuar të dyja janë kundër koalicionit antifashist – SHBA dhe Bashkimi Europian.
Siç dihet, këto të dyja i bëjnë thirrje opozitës që të braktisë dhunën dhe të kthehet në Parlament. Mirëpo opozita, ashtu si forcat nacionaliste në kohën e luftës, tjerr teori konspiracioni dhe i mbush mendjen vetes dhe militantëve se ajo ka lidhje sekrete me aleatët antifashistë. Por, deklarata më e bukur që të shkrin gazit si atëhere dhe tani është se opozita e bashkuar betohet se po lufton për Shqipërinë që të çlirojë shqiptarët nga zgjedha e Edi Ramës. Ja si shkruante Musaraj:
Na zjen në dejë
Gjak shqipëtari
S’durojmë kurrë
Zgjedhë barbari!
Do bëjmë luftë
De more de
Si lum ti popull
Mezi na ke!
Në ligjërimin e Bashës, por edhe të të tjerëve, populli është heroi kryesor dhe opozita e bashkuar e shpall veten si përfaqësuese e tij. Ndaj edhe vargjet e mësipërme i shkojnë shumë si forcave nacionaliste dje ashtu dhe koalicionit opozitar sot. Poema ka detaje të mrekullueshme nga jeta vanitoze e atyre që, në përgjithësi, e refuzuan ndeshjen me armiqtë pushtues dje të bindur se aleanca me koalicionin antifashist do të ishte jo produktive për atdheun.
Shevqet Musaraj i ka vizatuar me tepri karakteret vanitoze të kohës, të cilët, pa hequr dorë nga jeta mondane kërkonin që të bëheshin edhe pjesë e fitores në fund të luftës. Kjo paralele mes luftës që po bën opozita e bashkuar sot për të «vendosur demokracinë në Shqipëri» dhe për të shkulur qeverinë e krimit ngjet pak me një aventurë të vonuar e pa kuptim, sepse një luftë e tillë jo vetëm që nuk ekziston, por që të ndodhë një përplasje e tillë, pra një luftë, duhet që dikursh të marrë armët.
Mirëpo edhe këtu poema e Musarajt është e shkëlqyer sepse i parodizon tiparet e kundërshtarit politik sipas ceneve të karaktereve. Rakia, të ngrënët e të pirët, jeta vanitoze me të cilat Musaraj vizaton shtresat që ai përqesh dhe tall në poemën e tij, janë pak a shumë si tipat që popullojnë opozitën e bashkuar. Disa prej tyre ka gati 30 vjet që nuk bëjnë asnjë punë, po jetojnë ose si pensionistë Parlamenti ose si kryetarë partish që nuk ekzistojnë. Thirrja e tyre për luftë tani në fund të kujton një strofë tjetër të poemës së famshme:
Pa nis dollia
Theren kurbanët
Varda rakia
Poshtë italianët!
Poema e Shevqet Musarajt është një kryevepër që satirizon veprimin e vonuar politik dhe karakteret që jetojnë me fantazinë e një kohe të perënduar. Të deklarosh që në Shqipëri do të nisë lufta civile pse duan Luli, Dashoja, Mehdiu, Dulja apo djali i Çamërisë, Shpëtimi është për të qeshur e për të qarë.
Për fat, shqiptarët janë njerëz të kënduar dhe kur duan të kuptojnë më mirë atë që po ndodh i kthejnë sytë nga tradita. Dhe, për fat të keq, në historinë e tyre shqiptarët kanë shumë tragjedi, por kanë edhe komedi po aq shumë.
Shumë drejt e ke Ilir. Bjeru ballistave kusur mos u lër.
Brilante ballafaqimet Ilir.
Me e bukura dhe me me vlere eshte ballafaqimi, se nje pjese e ketyre sot jane pasardhes te atyre te djeshmeve. Ka vlere se kane ngritur veshet dhe po levizin keq bishtin. Si dje qe durimi pati nje limit, po ashtu edhe sot, durimi nuk eshte pakufij. Erdhi SPAK dhe BKH, dhe ua vene kufirin tek thana.
Dosjet i kane mal me akuza.
Bravo e madhe .
Te lumte more Z. Yzeir
Po shtohen njerzit e mencur te fjales
Respekte
Dhe të mendosh se kësaj lufte do i prijë Lulzim Basha??????? me Gjeneral Flamur Nokën Kurse Berisha do i furnizoi me të dhëna nga qytetari Digjital.
Bravo,Ilir!Shume bukur ua ke vendosur ne koke kapelen me shkaben dykrenare!…
Shume bukur Ilir, exelente. Nje gje me ben pershtypje si u bashkua me korin e ballistave Agron Duka i cili ka nje fare reputacioni ne Shijak, Durres, ka bere gabimin fatal te jetes tij. Largohu Agron nga kori i ballistave sa nuk eshte vone perndryshe ke humbur kredibilitetin tend nje here e pergjithmone ne zonen e Durresit
Ilir i dashur, miku im i vjeter, shkruaj se je nje nga gazetaret me te mire te ketij vendi. Shkrimi eshte i shkelqyer, paralelizmi i perkryer dhe stili yt kaq elegant. Perqafime!
PO BËJNË LUFTË,
PO TUNDEN MALET,
SHQIPËTARËT QESHIN,
DHE BOTA TALLET .
PO BËJNË LUFTË , DE MORE DE,??????
SI LUM TI POPULL,
MEZI I KE .
DO BËJMË LUFTË,
ME ARMIQT BARBARË,
S’KINI KU FUTI,
DRIDHUNI TRADHËTARË!
KUSH JANË TRADHËTARË,
SHOHIM E BËJMË,
TË MARIM NJËHER FRENAT,
PASTAJ E GJEJMË!
Iliri ndrit, si gjithmone!
Basha e beri si ai qe porositi nje pjate gjelle ne restorant, hëngri gjysmen dhe thirri kamarierin e i tha , degjo vella ma kthe këtë plate se gjeta nje mizë në të. Edhe. Basha pasi ka kaluar gjysma e mandatit thote na i vodhi votat Rama. Dhe kush flet. Basha hajduti., qe vodhi votat per bashkine e Tiranes, vodhi votat e Olldashit per tu bere bere kryetar i PD-së, vodhi votat per keshillin kombetar te PD-se, hajdut profesionist.
Basha e beri si ai qe porositi nje pjate gjelle ne restorant, hëngri gjysmen dhe thirri kamarierin e i tha , degjo vella ma kthe këtë plate se gjeta nje mizë në të. Edhe. Basha pasi ka kaluar gjysma e mandatit thote na i vodhi votat Rama. Dhe kush flet. Basha hajduti., qe vodhi votat per bashkine e Tiranes, vodhi votat e Olldashit per tu bere bere kryetar i PD-së, vodhi votat per keshillin kombetar te PD-se, hajdut profesionist
Salih Berisha me falangat e veta çdo herë ka marrë pushtet me metoda tepër anti demokratike dhe represive
Eh mor gomar qe je.
Ajo poeme eshte vula e komunizmit qe po vinte ne Shqiperi. E keqja ne Shqiperi ka filluar ne 45 kur filluan pushtetin komunistet.
Dhe ajo e keqe vazhdon dhe sot se pjella e tij je dhe ti.
Si se sheh ate poeme kur thote:
Do na mbulojne Plehrat e toket
Do ngrihen kembet Ti Bien kokes
Do dale djalli nga fundi dheut
Do ngrihet bujku ti thote beut
Kembet na udhehoqen qe nga 45 e ketej e sot kembet po i bien kokes se shqiptareve e po i perzene.
Plerat tokes mbuluan Shqiperine qe nga 45 e ketej e su be kurre shtet. Pleh eshte dhe media dhe gazetaret se jan kembet e kombit jo koka.
O Selim budalli,
Lexo komentet e te tjereve dhe pusho. Pastaj kexo prape shkrimin e Yzeirit te kuptosh se ja ke futur si kau peles. Rryp.
Epopeja e Ballut Kombetar flet per vitin 1943 dhe jo per vitin 1945 e me mbas. Pas kapitullimit te Italise, ballistet u bene trima, por sa erdhi gjermani u bene perseri pula.
Persa i perket diktatures prej vitit 1945 e me mbas, kush kujton ti mor kungull qe e ka oergjegjesine? Vetem Emveri?
Po ata qe tradhetuan luften borerore Antifashiste dhe u bashkuan me Hitlerin, ata nuk kane faj fare? Ata i lane terren te lire Enver Hoxhes duke u bashkuar me fashizmin. Ne vend qe te merrnin frenat e luftes kunder fashizmit, sic beri De Goli ne France, ata u bashkuan me te. Angiiamerikanet derguan misione ushtarake per te organizuar luften Antifashiste Jo komuniste, por gjeten qe forcat jokomuniste ishin bashkuar me gjermanet.
Enveri e shfrytezoi dhe fitioi pushtetin.
Eshte njesoj sikur ti te lësh dyer e dritare hapur, dhe pastaj te ankohesh se te vodhen shtepine. Ke edhe guximin idiot re thuash qe “une vertete i lashe te gjitha hapur, por edhe ai hajduti, sa maskara qe ishte, shfrytezoi rastin.”
O kungull, hajduti ate Pune ka, te vjedhe.
Edhe komunistet ate Pune kishin, te vendosnin diktaturen. Por ata qe e quajten veten nacionaliste u arratisen me gjermanin, dhe e lane bosh Shqiperine, gati per Enverin, dhe natyrisht ishte fati i Enverit.
Edhe tani, PD nuk.po degjon “angloamerikanet”, por eshte bere parti fashiste, braktis zgjedhjet, dhe i le dore te lire Rames te beje ç’te doje.
Dhe fajin e ka Edi Rama, apo Jo? Ndersa Belul Bashe idioti nuk ka faj fare?
Kjo ishte analogjia e Yzeirit o Selim Rrota, por ty te punon vetem pjesa e trurit qe eshte per te ngrene dhe per te shkuar ne WC, se pjesen tjeter? Naaaaa, plloçe ma ke. Fushe ma ke.
Pupu ca koqe per gines qenke ti. Partizanet gjeten shesh se iken te tjeret thote. Ahahahahahaha. Kongresi Permetit qe aleance majtas djathtas e kryetar sqe as Enveri qe Ndoc Coba. Po I hengri Enveri pas shpine e i shpalli armiq te djathtet. Kshu ka ndodhur o tyryful.
Po crendsi ka ajo kohe iku. Un thashe fitoi vegjelia kembet e shqiptareve e vegjelia sben shtet kurre. Pjella dyte qe eshte sot duhet te nderroje 7 lekure te behet njeri. Komunizmi e beri Shqiperine me buxhake e shkaterroi oxhaket. E buxhaket udheheqin qe nga 45. Se kam hallin fare te ballistet.
E kam me pjellen komuniste te sotme qe ka ngelur vegjeli e ngushte firaune budallaqe e Shqiperia vuan akoma.
Po jo mor…ballistat ishin intelektual perendimor e pacifista…Salihi and co anadollak dylbera
“Pa dale,shoke-
Degjohet zhurme,
Ku vete valle
Ky varg,kjo turme?”…
Thote Daj Ceni:
“Do na hane mune!”… ?
Paralelizem i goditur! Bravo! Rralle te ze syri artikuj te tille ne zhurmenalizmen tone!
Bravo e madhe.
Ky fare gazetari veshur “alla frenga “ ne profil me pamje dhe llagep “rural” te amrri informacione mire se dhe autori poemes ne 1940 vinte lart e poshte me makine italianesh ne laberi mblidhte vullnetare per luften italo greke – ja permendur skender luarasi – cit
Kur nje person ne 2019 sheh situaten politike me stetoskopin e nje bolsheviku qe i ka ngelur ora ne 1944 esht e kote te debatosh. Nje luge supe me
Shume nga corba e rilindjes. Quo vadis Albania
Një mishmash haluçinant, ndërthurje alogjike midis letërsisë dhe politikës. Të krahasosh luftën brënda llojit që zhvillohet sot në kohë paqe në politikën shqiptare,një luftë që tek e fundit nuk i kapërcen kufijtë verbale, me qëndrimet e një periudhe ku arma ishte mjeti kryesor i komunikimit, kjo është të bësh shaka fare pa kripë. Sidoqoftë, ajo që mund ta ngazëllej shkruesin e këtyre radhëve, janë brohoritjet patetike të lexuesit sipërfaqsor, cilësisht mediokër që dominon në forum. Shkurt, shkrimi është asgjë më shumë se tallashi tradicional i servirur me breshëri për më se tre çerek shekulli mbi një turmë të edukuar me njëanësi të skajshme dhe jo me paanësi të arsyeshme në qëndrimet që mbanë. Dhe për rrjedhoj as që e ka idenë e shijes së një ushqimi shpirtëror cilsor.
@Peco:
Zotnija juj Peco ka ngjashmeri si pikat e ujit me Ballistet. Ballistet donin pushtetin ne tavoline ,njelloj si dhe ju sot. Ti Peco mendon se me nje te rene te lapsit, Ballistet behen patriotet tane dhe partizanet budallenjte shqiptare. Me nje te rene te lapsit ti Peco ndryshon historine qe u vulos me lufte, njelloj si Basha qe kerkon largimin e Rames para se te marri pushtetin. Basthardet mendojne njesoj. Gjaku partizan akoma vlon ne dejet tona dhe me nje ndryshim te madh: femijet e partizaneve qe ne shumice ishin fshatare u bene te shkolluar. Femijeve te ballisteve nuk u mbeti vecse te beheshin fshatare. Mire apo keq, kjo eshte situata sot. Jeni shume me te dobet se ne kohen e Ballit. Enveri jua hoqi breket. Ju ne vend te ndryshoni doni te jeni djemte e baballareve tuaj…
Populli ynë, gjatë historisë së tij mijravjeçare ka bërë një numër të pafund luftrash. Mund të më thoni, i dashur Saimir, çfarë e bënë të dallueshme këtë luftë nga ato të mëparshmet? Të paktën udhëheqja e PPSH dhe Enver Hoxha ishin të sinqertë dhe e pranonin, se kjo luftë dallohej nga të mëparshmet, për faktin se bëri të mundur “vendosje e pushtetit popullor”. Ju i shmangeni këtij fakti në mënyrën më të paturpshme, duke mos e zënë në gojë dhe futur si struci kokën në rërë. Ju e bëni këtë me të vetmin qëllim për të heshtur në raport me dështimin skandaloz që çoi sundimi juaj “i ndritur”. Ju nuk keni asnjë argument tjetër ku të mbështesni ndonjë sukses. Dhe për këtë arsye i referoheni luftës partizane. Por harroni qëllimisht, se partizanët nuk ishin komunistë të gjithë. Vetëm një pjesë e tyre ishte me bindje të tilla. Por ajo që sundon në psikologjinë tuaj është ndarja makabre klasore, veçimi i popullit në ballistë dhe partizan, një ndarje që është rezultat i luftës së klasave që zhvilluat gjatë sundimit tuaj. Dhe ajo që çudit çdo njeri me gjykim normal, ju stoikisht i qëndroni kësaj ndarje, të provuar katërcipërisht si të gabuar dhe aspak të dobishme. Ju jeni aq të gjymtuar shpirtërisht, e keni të mbrujtur shpirtin me aq urrejtje për ata që i keni konsideruar dhe vazhdoni ti konsideroni armiq, sa arrini të mos merni në konsideratë edhe thënien e Enver Hoxhës, se “atëdheu është i të gjithëve dhe duhet mbrojtur nga të gjithë.” Qofshi ju që jeni !!!!!!
Peço, paske probleme te medha.
Ke shkruar tere kete koment, por nuk ke thene asgje.
Ke bashkuar ca fjale, dhe ke kujtuar se ke formuar fjali.
– Enver Hoxha ishte diktator dhe natyrisht qe themeloi diktature mbas vitit 1945.
– Te tera krimet e diktatures ne I dime dhe I kemi jetuar. Me mire I di Sali Berisha sepse ka qene edhe sigurims, edhe sekretar partie. Nuk kemi nevoje per Agron Tufen.
– Ushtria partizane u rreshtua ne keahe te koalicionit antifashist duke I dhene nder Shqiperise. Partia Komuniste ka nje pjese te merites se Luftes, por kjo nuk ka te beje fare me diktaturen qe pasoi.
– Ballistet, dhe tere kolaboracionistet (perfshire kuislinget) u bashkuan me okupatorin fashisto-nazist, per turpin e tyre.
– Se kush e çliroi Shqiperine, partizanet apo se gjermanet iken vete, as kjo nuk ka rendesi. Rendesi ka lufta Antifashiste, dhe ky eshte fakt.
Yzeiri, ben analogji pikerisht me bashkepunetoret e fashizmit, te cilet i injoruan misionet angloamerikanet qe erdhen ketu ne Shqiperi per te organizuar rezistencen Antifashiste jo-komuniste. Njesoj si sot.
Tani, ku qendron problemi I ketu o derra fashiste, qe vazhdoni te hani turpin me buke. Ate turp qe te paret tuaj bene duke u bashkuar me fashizmin?
Pse nuk moren armet kunder fashizmit, dh te kishin marre pushtetin ne 1945, ne vend te komunisteve?
Prandaj beni mish-mashe neper komente, se turpi i bashkepunimit me fashizmin vazhdon t’ju ndjeke, dhe per kete nuk Jane faj komunistet, apo jo?
Po mire more qelbaniker. Ata baballaret tuaj, ara qe e quanin veten Balli i Kombit, ata burra me pushtet, qysh e lane nje mesues nga Gjirokastra, qe nuk mbaroi dot as shkollen ne France, te marre pushtetin dhe t”ju shkerdheje mbare e mbrapsht per 40 vjet?
A nuk ishte pergjegjesia e baballareve tuaj mor qelbaniker qe ja dorezuan pushtetin ne tepsi Enver Hoxhes, njesoj si Basha tani, qe e dorezon pushtetin tek Rama, dhe pastaj na e ka fajin Rama.
Qepeni more gojen se ju nuk keni as surrat te dilni ne rruge, e Jo me te flisni.
Mire Enveri, por ne 1991, kush jua pati fajin more qelbaniker qe nuk e moret dot pushtetin, por jya vodhi Komunist Berisha ne tavoline? Edhe atehere Enveri e kishte fajin?
Jo mor Jo. Mut baballaret tuaj, dhe mut ju, njerez pa bythe.
Vetem te beni ham ham neper komente dini, sepse as nje parti te hajrit nuk krijoni dot. Rrini prapa bythes se Saliut per ndonje vote.
O shoku Grigor! Jam dakort, atë që bëtë ju gjatë luftës së fundit është e pashëmbullt, or po e shpëtuat këtë komb dhe këtë popull. Rrofshi! Dhe jua paçim hua në jetë të jetëve! Por dhe ajo që bëtë gjatë 40vjetëve pas mbarimit të luftës ishte e pashëmbullt. Ato të mira që i bëtë këtij populli dhe këtij vëndi gjatë sundimit tuaj janë vërtetë të hatashme dhe për mos t’u harruar kurrë. Rrofshi edhe për këtë periudhe vërtetë të ndritur. Nën udhëheqjen e urtë dhe largpamëse të Berishës dhe Gramoz Ruçit keni arritur dhe po arrini rekorde të pashëmbullt në të mirë të këtij populli edhe këta 30 vjet në demokraci. Dritë jua bëftë zoti edhe për këto të mira që po heq ky popull! Tani, do më shpiegosh mua ti, të kam rixha, ku qëndron faji jonë si ballistë dhe faqezesë që jemi, gjatë këtyre 75 vjetëve, kur komandën në drejtim të këtij vëndi e keni pasur dhe e keni ju? Tani, unë e kuptoj, e mira do të ish t’na syrgjynosnit në ndonjë vënd tjetër dhe të mos na kishit fare nëpër këmbë si ferra. Por problemi është, si do tja bënit ju pa armiq të brëndshëm? Rroni dotë ju pa pasur një armik? Pa bukë ju edhe mund të bëni, por pa armik ju nuk mund të rroni. Pa armik rro sa të duash, por është një rrojtje kotë, pa kuptim dhe fare pa lezet.
Dakord me Selim Rroshin, Yzeiri eshte pjelle e komunizmit dhe nuk mund te mendoje ndryshe. Keto jane formuar per 50-vjet me idene qe partizanet, pra komunistet,kane cliruar Shqiperine dhe do te vdesin me kete ide.
Shkrim i persosur,i shkelqyeshem…nuk do me shume fjale.
Ilir djali, na kujtove mallin e realizmit socialist. Tepke si Shevqet Musaraj dhe Besim Levonja na je bere edhe ti…
Keshtu ndodh kur “kembet i bien kokes” dhe prodhojne “profesore”, “shkrimtare” dhe “gazetare”…
Ilir djali, na kujtove mallin e realizmit socialist. Tepke si Shevqet Musaraj dhe Besim Levonja na je bere edhe ti..
Keshtu ndodh kur “kembet i bien kokes” dhe prodhojne “profesore”, “shkrimtare” dhe “gazetare”..
Therret Lulushi lufte per atdhe -se sot atdheu pret shume nga ne…
hahaha fantastike
Ne emer te popullit Shqipetar marr kurajon ti peshtyj keta vemje ne fytyre. Largohuni o te mallkuar nga Shqiperia perpara sa te largohen te gjithe. Nuk e di se kush eshte mbas gjithe kesaj loje por Mallkimin e NENES SHQIPERI paci dhe ju ndjekte deri ne brezin e peste. Kush jeni ju more plehera te fusni Shqipetaret ne urrejte midis tyre per nje karrige te ndyre?
Pa kur ti shohesh derven derven
ne vend te pushkeve gota dhe ene!
Do bejme lufte do tunden malet
dhe fshati qeshet dhe bota tallet !
Ju pinjolle te bythes, me falni te ballit te kombit , vetem kur te “vrisni” Shevqet Musarain mund te rehabilitoheni! Ju pinjollet e bashkpuntoreve te fashizmit, qe komunizmin na e tundni si karte te krimit, mos kujtoni se na sugjestiononi me te? Sa per dijeni, nese kapitalizmi eshte ky qe po jetojme, e themi me gojen plote! Me mire ai sistem qe lam pase, se ky ferr tokesor qe po jetojme sot . Edhe mjafte me me ato bemat dhe gjemat e ballit, se na cate trapin!
Ilir nuk kam çtë them. Je fantastik. Veç, më vjen keq, nuk je aq moderno-perëndimor sa fracezi Monsieur Fuga.
Me 30 vjet democraci nuk eshte pare asnje bythelepires sa ty .
Me 30 vjet democraci nuk eshte pare asnje bythelepires sa ty . I paarritshem.
MBYTET GJEMIA , ME SALILLARË,
O BURRA SHPEJT , KUSH MUND TË DALË.
PAÇET BERISHËS DHE BASHALLARËVE,
SE ERDHI DITA , E SHPËTIMTARËVE.
BURRA E GRA, MOS U VONONI,
SA MË SHPEJT LIGJET, SHKONI VOTONI .
KUSH KA MËKATE, DO TË PAGOJË,
MËNGJES I PASTËR , DO TË AGOJË!
Nga strofa e ariut dole o Noku?
Shko, se po të presin të bllokoni rrugët .
Një mut , do harrini .
Shumica s’ju mbështet.
Nje krahasim brilant. Respekte Ilir.