Jari shpërndan udhëzimet për bllokimin e rrugëve

24 Prill 2019, 20:35Antena TEMA

Pas lajmit se nesër opozita do bllokojë disa akse kryesore rrugore në Shqipëri, Jari vendosi të shpërndajë disa udhëzime për demokratët, se si të mbështesin udhëqësite  e tyre në këtë detyrë të vështirë:

“Të dashur demokratë,

Jari ju sqaron!

Nesër është një ditë e veçantë, pasi protesta jonë do të shtrihet në gjithë akset kryesore rrugore në vend.

Tek rrethrotullimi i TEG në lindje të Tiranës, do të jetë Grida, Albana dhe Strazua.

Duhet të bëni kujdes që Grida të jetë në vijën e pare, pasi është e bukur dhe mund të hutohen shoferat, dhe të mos mërziten ndërkohë që presin.

Albana të qëndrojë nga ana e TEG, që të tremben ata që vijnë nga vilat luksoze.

Kurse Strazua do të jetë nga ana e hyrjes për Selitë, për të trembur policinë, pasi ka armë.

Tek rrethrotullimi i Doganës do jetë djali Fahriut, Pollo dhe Gaz Bardhi.

Djali i Fahriut dhe Pollo duhet të jenë bashkë, pasi Pollo ka qenë mik me Fahriun gjithë jetën.

Djali i Fahros duhet të jetë me pamje nga Unaza e Re, se mobilizon ata që do t’u prishen shtëpitë.

Pollo duhet të jetë me fytyrë nga Lapraka, pasi ata janë tifoza të Partizanit dhe sa shikojnë një “kuqo”, qetësohen.

Gaz Bardhi duhet të jetë me shpinë kthyer nga Kavaja, se kështu ul tensionet.

Tek rrethrotullimi i Rrogozhinës do anulohet bllokimi, se na ka tradhtuar Lym Murrizi.

Bllokimi do bëhet tek rrotullimi i Sheq.

Aty do jetë Luan Baçi, Alibeaj dhe Agron Shehu.

Luan Baçi do jetë nga ana e policisë, se ai di të përballet me ta.

Gon Shehu nga drejtimi i Vlorës, pasi po e panë vlonjatët, qetësohen se e dinë që s’ka rrezik.

Alibeaj me pamje nga Mallakastra, që të mobilizojë njerëzit e vet.

Në kryqezimin e Milotit kemi vendosur të çojmë Mul Nokën dhe një grup sekret të tij.

Kështu e kemi të sigurtë që kuksianët, sa të shikojnë Mulin, do mendojnë që kanë ardhur në Tiranë dhe do zbresin nga makinat.

Pastaj laçianët do bëjnë punën e tyre.

Secili prej postoblloqeve do të mbajë dhe një parrullë kundër Partisë “Bindja Demokratike”.

Secili prej bllokuesve duhet të mbajë në dorë një pankartë ku shkruhet “Jo Bindjes”.

Kjo do merret me dy kuptime, por qëllimi është të sulmojnë dhe armiqtë tanë të brendshëm.

Grida dhe Salianji, ndryshe nga të tjerët, do kenë një parrullë ku janë çift dhe ku shkruhet: “Binduni që mund t’ia dilni”

I juaji, Jari!”

2 komente në “Jari shpërndan udhëzimet për bllokimin e rrugëve”

  1. Nebil Çika (i riu krriç gomari) says:

    Rroftë Turqia, Arabia, Afganistani. Poshtë Amerika, Gjermania, Anglia.

  2. qazim says:

    Eshte personazhi me brilant qe ne menyre te padiskutueshme konkuron me dinjitet perpara emisioneve si portokallia etj.
    Nuk ka gje me komike se ta shohesh kete kastravec qe jep ashtu hierende qe ti peshoje fjala,mendime,opinione e leksione per demokracine.Ky idiot boll pse ka qene(rastesisht) president i rebublikes,me se paku nuk duhet te bjere ndesh me ligjet e vendit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje